• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE / Samiti i Vjenës, zbulohen dy propozimet e reja të Ramës

by Java News
27/08/2015 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjate takimeve ne samitin e ballkanit perendimor, burime te JavaNews bene me dije se Kryeministri Rama ka hedhur edhe dy ide te reja per rajonin, te dyja te mbeshtetura gjeresisht nga Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve.

Behet fjale per krijimin nje zone ekonomike pa barriera dhe tarifa mes vendeve te Ballkanit Perendimor qe ende nuk jane anetaresuar ne Bashkimin Europian. Nje ide e Kryeministrit shqiptar qe me se pari u implementua me Kosoven dhe qe me sa duket ka dhene frytet e saj, duke e shtyre Ramen te kerkoje te njejten gje edhe ne raport me Serbine, Malin e Zi, Bosnjen dhe Maqedonine. Ne praktike ky akt do te thoshte lehtesimin e procedurave doganore, heqjen e tarifave mes vendeve si dhe unifikimin e legjislacionit rregullator per kete fushe. Kryeministri Rama mesohet te kete thene gjate samitit se nje hap i tille do te nxiste shkembimet tregtare mes vendeve te rajonit dhe do te perbente per secilin prej vendeve aspirante per tu anetaresuar ne BE nje prove te menyres se funksionimit te Bashkimit Europian.

Ideja e dyte e hedhur nga Kryeministri Rama ishte ngritja nje Banke Rajonale per Zhvillim, ide e mbeshtetur vecanerisht nga Presidenti i BERZH. Permes kesaj banke, do te mund te plotesoheshin nevojat ne infrastrukture te sipermarresve te huaj qe kerkojne te investojne ne Shqiperi, por qe sigurisht kane nevoje per burime energjie, uji apo rruge.

JavaNews ka mesuar se Rama ka kerkuar nga Komisioni Europian dhe BERZH e BEI gjetjen e menyrave alternative per te mbeshtetur financiarisht projektet e perbashketa te Ballkanit Perendimor, kryesisht autostraden Nish Prishtine Durres dhe autostraden e kalter qe lidh Kroacine me Malin e Zi dhe Shqiperine, pasi borxhet e medha qe keto vende kane trasheguar e bejne te pamundur financimin e projekteve nga buxhetet e secilit shtet.

Edhe pse ende nuk ka nje pergjigje perfundimtare, duket se per te dy projektet ne fjale do te filloje menjehere studimi i fizibilitetit, cka do te thote se shanset qe te dy autostradat qe nderlidhin vendin tone me fqinjet dhe Europet te ndertohen ne vitet e ardhshme jane tejet te medha.

Next Post

Bleona pushime luksoze, puthet me një delfin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com