• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE/ Pse po vuajnë Monumentet shqiptare në ditët tona!

by A R
19/04/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Specialisti i vjetër i Trashëgimisë me një karrierë të pasur në restaurime dhe probleme të ndryshme sa i përket Trashëgimisë Kulturore, flet te Javanews për gjendjen e monumenteve në ditët tona dhe problematikat, që po hasen me të. Çfarë ka sjellë ndryshimi i vazhdueshëm i strukturave të Monumenteve dhe çfarë mund të bëhet. Sipas tij, ndryshimi i autoritetit të strukturave të rretheve nën Ministrinë e Kulturës është një nga të metat më të mëdha…

Intervistoi Ben Andoni

Për specialistin e njohur problemet janë të shumta dhe ndryshimi i vazhdueshëm i strukturave e ka thelluar problematikën, që lidhet me Monumentet kombëtare. Pirro Thomo për Javanews shprehet lidhur me ato shqetësime që ai i identifikon në terren dhe sesi mund të ndryshohen, edhe pse shikon shumë gjëra pozitive. Ka një justifikim për periudhën e para-viteve ’90, ku problemi i propagandës kërkonte të kishte kujdes më të madh sa i përket monumenteve, por kjo s’do thotë sipas tij që ato të ishin më të mbrojtura. “Për sa i takon mbrojtjes së monumenteve periudha para vitit 1991 kishte disa avantazhe që rridhnin nga qëllimet ideologjike të regjimit të atëhershëm. Në kushtet e reja të krijuara mbas vitit 1991, si futja e ekonomisë së tregut, njohja e pronës private, si dhe nevoja më emergjente të zhvillimit, problemet e mbrojtjes së monumenteve u neglizhuan”.

Anipse, zhvillimet e sotme dhe përhapja e gjerë e turizmit e ka sjellë më së shumti në vëmendje problemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, tashmë të parë në këndvështrime dhe në kushte të reja. Gjithnjë e më shumë flitet për ndryshime në organizim, financim dhe në zbatim të ndërhyrjeve restauruese, të cilat shpesh prezantojnë shumë risi. “Përveç anëve pozitive që kanë sjellë këto ndryshime, si ritmin më të shpejtë, futjen e metodologjisë e teknologjisë bashkëkohore, shkëmbimet me të shpeshta të eksperiencës me vendet e tjera, mundësisë së kualifikimit në shkollat më të mira evropiane etj. vërehen dhe të meta”. Mu për këto flet në përgjithësi autori i njohur në këtë intervistë. Ku njëra është ajo e autoritetit nën Ministrinë e Kulturës, që nuk e justifikon dot realitetin e sotëm të Monumenteve…

Si e konsideroni gjendjen e monumenteve të Trashëgimisë sonë Kulturore? Mendoni se ka ndryshuar diçka në ditët tona?

“Nuk mund të pretendohet për një gjendje të kënaqshme të monumenteve, duke pasur parasysh numrin shumë të madh të tyre, shpërndarjen shumë të gjerë gjeografike dhe shpesh me qasje shumë të vështirë në to, si dhe gjendjen të cilën ato i trashëguam. Shkak tjetër shumë i rëndësishëm për këtë gjendje kanë qenë fondet shumë të kufizuara të akorduara për mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve për këto 20 e ca vitet e fundit. Shtojmë këtu dhe 20 e ca vjet të mëparshme, braktisjeje e dëmtime të ndërtesave të kultit që nga viti 1967 dhe pasqyra do të bëhet më e plotë.

Konstatoj se kjo gjendje ka filluar të përmirësohet nga disa masa që janë ndërmarrë, si:

  1. Riorganizimi i strukturës së institucioneve të mbrojtjes së monumenteve, nga 9 Drejtori Rajonale në 6 të tilla që funksionoje sot me sektorë të tyre në disa qendra kryesore. Ky riorganizim i ka bërë Drejtoritë rajonale më operative.
  2. Inventarizimi i monumenteve dhe pajisja e tyre me kartelat përkatëse, ka kontribuar në njohjen më të plotë të monumenteve dhe gjendjen reale të tyre
  3. Hartimi i projekteve dhe preventivave për monumentet më të rëndësishëm ka bërë më të lehtë argumentimin e kërkesave për financim. Të tilla janë projektet për kishën e Shën Kollit të Mesopotamit, për kishën e Shën Marisë së Peshkopisë së Sipërme, për kishën e Shën Kollit të Krutjes së Sipërme, së fundi për kishën e Shën Marisë të Labovës së Kryqit etj.
  4. Bashkëpunimi me institucione dhe organizata të ndryshme vendase dhe të huaja kanë qenë frytdhënëse për restaurimin e shumë ansambleve dhe monumente me vlera. Mund të përmendim restaurimin e pazarit të Krujës, një pjese të Pazarit të Korçës, Pazarit të ri të Tiranës, Pazarit të Gjirokastrës etj., me fondet e akorduara nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimi, restaurimin e Manastirit dhe Parkut Arkeologjik të Apolonisë me fonde të akorduara nga Delegacionin Evropian, restaurimin e shumë monumenteve të kultit nga Kisha Ortodokse etj”.

Strukturat që merren me monumentet kanë ndërruar shumë herë konceptin në dekadat e fundit. Në cilën periudhë ka qenë koncepti më i mirë për mbrojtjen e tyre?

“Çdo periudhë ka pasur organizim sipas kushteve konkrete. Për sa i takon mbrojtjes së monumenteve periudha para vitit 1991 kishte disa avantazhe që rridhnin nga qëllimet ideologjike të regjimit të atëhershëm. Në kushtet e reja të krijuara mbas vitit 1991, si futja e ekonomisë së tregut, njohja e pronës private, si dhe nevoja më emergjente të zhvillimit, problemet e mbrojtjes së monumenteve u neglizhuan. Zhvillimi i shoqërisë i arritur këto 25 vjet e ka sjellë prapë në vëmendje problemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të parë në këndvështrime dhe në kushte të reja. Këto kanë sjellë ndryshime në organizim, financim dhe në zbatim të ndërhyrjeve restauruese. Përveç anëve pozitive që kanë sjellë këto ndryshime, si ritmin më të shpejtë, futjen e metodologjisë e teknologjisë bashkëkohore, shkëmbimet me të shpeshta të eksperiencës me vendet e tjera, mundësisë së kualifikimit në shkollat më të mira evropiane etj. vërehen dhe të meta. Sipas mendimit tim dhe shumë kolegëve të mi ndryshimet me pasoja negative ka qenë, p.sh., shkëputja e Degëve të Monumenteve të rretheve nga Instituti i Monumenteve dhe kalimi i tyre nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Po kështu nuk ishte një hap i duhur tenderimi i restaurimit të monumenteve, përfshi dhe ato të rëndësishme, duke ja besuar ato shoqërive apo kompanive, pa pasur, në shumë raste, kualifikimin e përshtatshëm për këto ndërhyrje”.

Çfarë shikoni emergjente në ditët tona?

“Për rregullimin e gjendjes së monumenteve duhen shumë gjëra, por po rreshtojmë ato që realisht në kushtet tona mund të realizohen:

  1. Rritja e fondit të mirëmbajtjes korente Drejtorive Rajonale, do të jetë masa më efikase për zgjatjen e jetës së monumenteve, deri në akordimin e fondeve për restaurimin më të plotë të tyre
  2. Bashkimi i Drejtorive Rajonale me Institutin Monumenteve do të sillte një përfitim më të drejtpërdrejtë metodiko-shkencor, shfrytëzim më efikas dhe pasurim të ndërsjelltë të arkivave, si dhe një rakordim më frytdhënës të programeve dhe fondeve për ndërhyrje konservuese e restauruese në monumentet.
  3. Organizimi i skuadrave ose brigadave të mirëmbajtjes së vazhdueshme të monumenteve, të cilat duhet të kenë kategorizim sipas profesionit, pajisje dhe makineri të nevojshme. Sot numri i punonjësve të mirëmbajtjes është jo vetëm i pakët, por i pa vlerësuar sipas kualifikimit, gjë që sjell mos realizimin e detyrave të kërkuara.
  4. Bashkëpunimi me Organizatat Ndërkombëtare për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e ofruara qoftë për fonde, ashtu dhe për kualifikime profesionale.
  5. Bashkëpunimi me Pushtetet Vendore do të rrisë shkallën e mbrojtjes së monumenteve. Po kështu duke i konsideruar monumentet si asete kombëtare të tyre, Pushtetet Vendore mund dhe duhet të kontribuojnë edhe për mirëmbajtjen e tyre. Në këtë vështrim duhen parë dhe marrëdhëniet ndërministrore. P.sh. ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë që mbulon turizmin. Nuk mund të ketë turizëm kulturor pa monumente të rëndësishme të pa restauruara ose pa infrastrukturë rrugore. Një pjesë e fitimeve nga turizmi mund t’i kalojë Ministrisë së Kulturës për restaurimin e monumenteve”.
Next Post

(FOTO) Historia e “zogut” të Tunës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

November 3, 2026
Ministria e Brendshme: 26 Korrik 2023, afati i fundit i aplikimit për karta ose pasaporta biometrike përmes kuponëve të “Aleat”

Ministria e Brendshme nxjerr në konsultim publik planin e ri për Menaxhimin e Integruar të Kufirit!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

Zgjedhjet në SHBA, probleme në 332 qendra gjatë votimin në Nju Jorkut! Makineria nuk skanon mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë

November 3, 2026
Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

Kush janë donatorët më të mëdhenj në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA në vitin 2026?

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA si “referendum” për presidentin, historia tregon humbje për partinë në pushtet

November 3, 2026
Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

Ishin kthyer në tmerrin e lagjes aziatike, dënohen 4 “skifterët” shqiptarë në Londër, bashkëpunonin edhe me një anglez! (DETAJET)

November 3, 2026
Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein”

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pse Teksasi konservator është kaq i rëndësishëm për Trumpin?

November 3, 2026
Xhaka “tërbon” tifozët e Arsenalit: Me kalimin te Leverkusen bëra dy hapa përpara

Pezullimi pas skandalit me certifikatat e COVID-it, Zvicra ndryshon qëndrim për kapitenin Granit Xhaka! Shqiptari grumbullohet me “Helvetët”

November 3, 2026
Referencat rrisin detyrimet ndaj taksave, tarifa e ndërtesës dhe infrastrukturës më e shtrenjtë përgjatë bregdetit

TVSH-ja rritet nga 6% në 10%, operatorët turistikë në Vlorë kërkojnë të rishikohet vendimi!

November 3, 2026
Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

Si funksionon procesi i numërimit të votave dhe kur do të shpallen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In