JavaNews.al ka mundur të kontaktojë mjekun matjan 64 vjeçar Dalip Gjoka, i cili ka shkruar Bleona Qeretit, duke i propozuar që të bëjë fëmijë me të. Gjoka i tha Javanews se nuk dëshëron të shprehet më tej rreth propozimit të tij, për shkak të problemeve që ka pasur pas publikimit të letrës.
“Letra ka bërë bujë në qytetin tim”, tha Gjoka. “Këtu mentaliteti është shumë konservator dhe opinioni publik e ka marrë për keq gjestin tim. Nuk dua të jap detaje rreth asaj që po ndodh, sepse po i prish punë vetes”, u shpreh ai.