• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE / “Jo, jo! Edi nuk do të pëlqehej ndryshe!” / Flet ish-pedagogia e Kryeministrit

by A R
18/03/2021 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Margarita Koka

U ndodha në parkun që është thuajse përballë kryeministrisë. Afër meje  ulet një  zonjë tërheqëse,  rreth të 70-a, e njihja që gjatë studimeve në Akademinë e Arteve. Dhe siç  e ka parashikuar populli ‘ku dhemb dhëmbi, vete gjuha’, ajo nisi të flasë  për  mandatin e dytë të kryeministrit.

(JavaNews ekskluzive)

-‘Kam qenë pedagoge në kohën që  Edi (Rama), paraqiti projektin e diplomimit’’-  filloi bisedën zonja. Ajo është Drita Mato, pedagoge e gjuhëve të huaja te Artet.

 – ‘’I duhej një faqe muri   (ne hollin e arteve skenike , dramës) që  të realizonte  një  pikture murale.  Pedagoget diskutuan- “pse ti jepet Edit”. I ati ishte prezent. Kristaqi  ishte shumë korrekt,  shumë i sjellshëm,  shume punëtor. I jashtëzakonshëm. Edi donte të bënte diçka në murin e hollit,  por e shprehte me këmbëngulje. ..  “E du”, thoshte. Një  pjesë e pedagogeve,  s’ishin dakord se atë mur e donin edhe të tjerët.-“

 – Unë rallë  flisja se nuk isha e profesionit. Jepja rusisht në degën e pikturës. Edi bënte anglisht, nuk e kisha student direkt. Unë  thashë ‘më mire shoh atje në mur një pikturë, se një mur të palyer. S’kishe përgjigje. Drejtori  vendosi për po, t’i jepej hapësira Edit. Korridori nuk mund të bllokohej se prej aty shpërndaheshin studentet nëpër kate.  Iu kërkua  një zgjidhje që në mëngjes e gajtë ditës të mos pengohej lëvizja e studentëve. Edi,  me atë karakterin e tij shpërthyes,  u përgjigj ‘’unë, tha- do të punoj nga ora 10  e darkës deri në orën  4 të mëngjezit. Në mëngjes holli do të jetë i lirë’’.

Gazetari-   Ishte këmbëngules, i vullnetshëm? Dinte ndopak rusisht Edi!?

– Dinte i ati.  Unë kam bëre edhe tekste të gjuhës ruse për  studentet e koreografisë, pikturës dhe dramës. Edi ishte i talentuar, kur ulej për të bërë punë, bënte punë, por nuk mund ta kontrollonte atë karakterin  e tij impulsiv qe e kishte marrë  nga e ëma, jo të atit. E ëma është nga Himara, nga Vunoi. Labët  e kanë atë forcë, duke  pasur edhe talentin, kuptohet  sa shpërthyes bëhej Edi.  P.sh. vjen në  orën e mësimit , unë bëja mësim me pikturën,  nga qe e dinte veten pedagog  hapi derën

 Gazetari- Ç’vit  ishte ?.

Drita Mato: -Ka qenë viti 90.

–‘’Këtë,  këtë edhe këtë-  tha, i dua për ne qytetin e nxënësve per nje material’’.

Gazetaria – Ishte pedagog  në ato vite.

-Ishte asistent /pedagog,  se pedagog i brendshëm nuk u bë, duheshin disa vite pune, ishte kriter. Mua  nuk më foli fare, nuk më përfilli, mësuese rusishte isha unë.  I mori studentët  dhe doli përjashta. Sapo mbylli derën ju them studenteve qe kisha ne klasë , “të gjithë ne këmbë, përjashta’’.  Studentët,  dolën jashtë  dhe unë kalova para tij,  nuk u ndjeva dhe ika.

‘’Pse dolët ju!?.Ç’pati ajo!?. Kush është kjo!!?’’, u dëgjua të fliste

Edi nganjëherë edhe të injoron,  ….,  s’e përfillte mësuesen e rusishtes Edi.

‘’Ah jo, jo!,  zysh Drita është  e jona’’-  thanë studentët. Ai me një ndjenjë të çuditshme u përgjigj:  “s’thashë gjë  unë”,  por  u bë kurioz kush është kjo.  Unë  nuk jam ndjerë  tek artet,  por një  vit më parë kishte  ardhur  drejtor  im shoq.  I  thanë -‘’e shoqa e drejtorit mo,  gruaja e drejtorit është’’ .

‘’Prandaj flisni kështu ju, e kuptoj’’- ju përgjigjet Edi.- ‘’Jo. jo, thuaj çfarë të duash për drejtorin,  por për zysh Dritën,  jo’’.

Gazetari – A ju kërkoi  ndjesë?.

“Unë ika,  ja lashë atij të diskutonte me studentët. Ai  duhet ta merrte  vesh dhe e mori.  Të  diskutonte me njerëzit  me studentët dhe pastaj të vendoste,  të vlerësonte njerëzit së pari”.

Gazetari – A të fliste më vonë?

-Po, po  më fliste  me shumë respekt,  por një çikë ftohtë.

Gazetari- A ishte I pashëm??

Shumë, shumë alamet trupi.  Im  shoq u emërua drejtor në kohën që unë isha aty, si pedagoge. Kuptohet  qe unë duhej të largohesha nga institucioni.  Karakteristika që mu bë ishte me fjalët më të mira. Unë  u çudita  se nuk isha shumë pjesë.  Thotë Kristaqi: – ‘’do ta bëni nën drejtoreshë  Dritën me këtë karakteristike që keni shkruar’’.

‘Jo jo – tha, Ibrahim Madhi, do iki Drita, meqënëse ka ardhur i shoqi drejtor’’.

‘’Të iki Drita?!!! – jo!, tha Kristaqi, më mire të iki ai qe erdhi i fundit’’.  Ishte shumë  rigoroz,  shumë punëtor, shumë i sjellshëm Kristaqi. U vendos unanimisht që të mos largohem nga Instituti i Arteve.

Gazetari- A kishte vese Edi Rama?

-Nga rrëmbimi  thoshte e bënte  edhe  gjëra të mira edhe gjëra të këqija.

Gazetari- Si sillej me studentët?.

-Studentët e dëgjonin,  kishte autoritet te studentët,   por duke  përdorur pak  arrogancen,  jo pak, por shumë.

 Gazetaria – kishte  arrogancë banale apo të sofistikuar?!

– Edi ishte i zgjuar dhe e kishte në vetvete, në trashigimi atë forcë,  atë ‘arrogancë’.

Gazetari – e fusni Edin te  studentët  exelent?.

-Po, po ,  ai dinte shumë, kishte njohuri. P.sh., ne nje mbledhje erdhi vete  Ministri i Brendshëm, erdhi per  të  kritikuar Edin, ndaj e thirren aty, seç kishte bere. I kishin qethur kokën njëherë ne ministrinë e brendshme. Në atë mbledhje Edi ka folur nga ora 9 deri në orën 2 të pasdrekës.  Ministri i  brendshëm nuk   hapi dot gojë, kaq shumë  gjera i tha.

Gazetari -me argumente  të fortë?!

-Shumë, shume të fortë ne të njëjtën kohë me arrogance, por  shumë- shumë gjera tha. Të  them të drejtën jam tronditur , kishte lidhje direkt  më problemet  por edhe me realitetin. P.sh, Edi përdori disa argumente, mund të duken të rëndomta,  por ta zëmë –‘doni t’ju përshkruaj’-  dhe filloi  të bënte analizën  e ministrave të kohës!  – ‘‘shikoni ministren e arsimit,  s’gjetët një të  formuar, të dinte të paktën anglisht a frëngjish.  Ajo edhe veturës se vet i thotë ‘’peguoti’’.

Gazetari- Kishte kurajë?

-Haptas. Po, po shumë,  haptazi me shumë forcë.

Gazetari. Cili vit  ishte??

-Ka qenë 89, 1989.  Foli pastaj për atë ministren e bujqësisë , e kishte shtëpinë  prapa institutit.  ‘ I kane vene shtëpisë grila qe të mos ta shohim ne të dramës , qe del ne bahçe  me këmbë me lesh. Shikohet nje grua  këmbët gjithë lesh, është edhe ministre.

Gazetari- Hapur?

-Haptazi, me shume force. Dukeshin si komente arrogante  por kishte  brenda  shume të vërteta. Foli shume. Vetëm Edi. Ne të tjeret s’thamë  asgjë. Foli shume,   më tepër se ç’duhej. Trajtoi nje sërë  problemesh. dolëm jashtë pas pese orëve.  Patëm frike të gjithë, edhe ai e pati te vështire.  Do më fusin brenda, diçka do më bëjnë-  tha.

Gazetari- se kokën ja kishin qethur.

Po, po, tani do më fusin brenda –tha.  Kishin ardhur gazetare per ministrin e brendshme, ishin pese ore ne pritje.  He- ”u interesuan”-ata ‘’si ishte mbledhja’’. Edi ju drejtohet  atyre.

-“Tani unë ju a thashë të gjitha,  të gjitha. Tani le të më bëjnë  çfare të duan.  Unë  e vrava friken.

Gazetari – Po t,ju  shihte ne rruge do t’u fliste??.

-Kush?, Edi. Nëpër korridor fliste , por kështu jo jashtë ,  s’kishte shoqëri.

Gazetari- S’kishte shoqëri?

-Nuk kishte shoqëri?… Ai kishte shoqërinë e tij dhe kishte shume studentë qe i mbante afër,  shume afër tij dhe e përkrahnin, dhe ata kishin besim të madh  tek ai,  edhe ai  tek  ata.

Gazetari –  A ka qenë lider që në atë kohë??!!

-Po, po.  Ai frikë nuk kishte, dhe ndajë atyre që e dinte qe i kishte kundër godiste  me me  fakte të vërteta  edhe me arrogancë .

Gazetari- Dmth, kur hapte gojën te vriste??!!!

-Po, po edhe të atit I kundërshtonte.

Gazetari-  E donte të atin dhe i ati atë?.

-Nënkuptohet që prindi e do fëmijën e tij,  e  dinte qe kishte aftësi,  e dinte që ishte piktor, por sa më shume rritej aq më shume  vështirësohej komunikimi.

-Psh,  kur ka vdekur I ati ka bërë një premtim para varrit. Atë ditë qe  dot e varrosej  Kristaqi binte shi i madh. Më  fal,  gropa qe ishte hapur ishte mbushur me ujë, me baltë dhe ujë. Kur  e pa ky, Edi,  qe aty dot e fuste babin,  ne atë gropë të mbushur me baltë tha jo.  Unë duhet të beje diçka për tim atë. Gjithë konfliktet gjithë zemër-thyerjet ju kujtuan, e mbaj mend si sot u rrënua fare , fare. Kërkoi të falur. ‘’Baba –tha, më fal’’, e dëgjuam të gjithë, diku gjeti një kovë , u fut vetë në gropë dhe e ka zbrazur gjithë ujin, e pastroi me shume përulje. ‘’Tani- tha,  të futet babai’’.

Gazetari – A e doni ju Edi Ramen.

– Unë di ta respektoj, ta vlerësoj drejtë, por  di të them edhe gjera qe  I ka jo te mira

Gazetari- (duke qeshur): Për shembull?!

-Atë qe thashë,  është i vështire, është shpërthyes, I papërmbajtshëm,  por ama bën diçka.

Gazetari – a do Shqipërinë thua.???

-Shqipërinë ai e do,  do ta bëjë. E do ndryshe,  do ta bëjë; dhe ketë e ka. Edhe të tjerët bëjnë diçka, nuk them. Vetëm  të mendosh  qe atë Lanen qe ishte bere banje. I morri të gjitha  parasysh,  qe do ta shanin, do ta bënin,  i hoqi të gjitha.  I prishi, me fal, aty  bënin droge, por e prishi atë Lanë. Pallatet I leu. I dha një gjë tjetër Tiranës dha ndjenje, një ndjenje të bukur. Ai  dëshiron të beje diçka,  ketë e ka të forte.

-Edi e ka bere historinë e tij. Edi ka ngelur ne histori.

 Gazetari- dmth të  mbetet tek mandate I dyte? A mendoni se  do të dorëhiqet, meqenëse e ka bere historinë e vet. Te pyes se ju e njihni mjafte mire, duket.

-Jo, jo. Nuk e besoj,  nuk e bën Edi ketë. Ai nuk e jep veten kollaj,  asnjëherë nuk thotë ‘u lodha’. Jo. Më  ka bere përshtypje e shoqja, me një  aftësi të jashtëzakonshme, me zgjuarsi…. Ka  ndikuar shume tek ai, unë  them se ai e pyet shume të shoqen.

 Gazetari- e shihni më të përmbajtur???

-Po, po.

 Gazetari – Nëse Edi ndryshon,  teknikisht,  ndryshon,  behet njeri i butë???

Ah jo jo, Edi nuk mund të bëhet ndryshe…. Jo, jo , nuk mund të bëhet.

Gazetari (qeshë)-nuk do të pëlqente ty  fare pastaj????!!

-Jo, jo, jo, është e çuditshme, por jo nuk do të pëlqehej ndryshe.

Next Post
Bledi Çuçi takim informues me ambasadorët e BE, detaje nga biseda online

Bledi Çuçi takim informues me ambasadorët e BE, detaje nga biseda online

Comments 1

  1. Fatmir Elezi says:
    5 years ago

    Shqipëris i duhet udhheqës që mban premtime jo një që jep premtime që nuk mund ti mbaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In