• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Ja procesi i dezinsektimit që do të zbatohet gjatë vitit 2015

by
26/05/2015 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dezinsektimi është një proces i rëndësishëm dhe efikas, sidomos kur zbatohet me përpikmëri së bashku me masat e mësipërme.

Ky proces ka rifilluar në vendin tonë në masë në vitin 2014, kryesisht në zonat bregdetare publike dhe më tej në disa zona në Prefekturën e Vlorës si dhe Sarandën, Prefekturën e Fierit, Durrësit dhe Lezhën, duke përdorur agjentin biologjik Bti i cili nuk dëmton shëndetin e njeriut dhe të kafshëve, si dhe  organizmat e tjera ujore përveç larvave të mushkonjave. Këtë vit kemi një trefishim të zonave që do të dezinsektohen, duke përfshirë edhe shumë zona në Tiranë.

Procesi i dezinsektimit që do të zbatohet gjatë vitit 2015, në zona bregdetare dhe disa zona urbane, bazohet në kontrollin e larvave me anë të përdorimit të agjentit biologjik  Bacillus turingensis israeliensis (Bti), i cili nuk ka ndikim në organizmat e tjera ujore përveç larvave të mushkonjave. Gjithashtu, në gropa septike dhe vatra me ndotje të lartë do të përdoren barriera fizike.

Kontrolli i mushkonjave mund të bëhet në mënyrë më efektive kur ato ndodhen në ujë në stadin e zhvillimit larvor për disa arsye:

  • larvat mund të kapen lehtë sepse ato nuk mund të largohen nga vendi i zhvillimit;
  • larvat e izoluara brenda kontenierit ose zonës me ujë qëndrojnë aty për një kohë relativisht të gjatë ( nga një javë deri ne 14 ditë);
  • mund të trajtohen në çdo kohë;
  • një numër i madh larvash mund të jenë përqendruar në një zonë të vogël të kufizuar;
  • efekti i larvicideve (kontrolli i larvave në ujë) zgjat më shumë krahasuar me adulticidet (kontrolli i mushkonjave në ajër): pasi aplikohet larvicidi do të duhet edhe dy javë të tjera për larvat e sapoçelura që të realizojnë ciklin e tyre të zhvillimit, ndërsa aplikimi i adulticidit mund të jetë e nevojshme të përsëritet brenda 24 orëve për shkak të emigrimit të mushkonjave në territorin përreth.

Llojet target në Tiranë dhe zonat urbane, janë kryesisht mushkonja e zakonshme Culex pipiens dhe mushkonja tigër Aedes albopictus. Duke pasur në konsideratë ciklin e zhvillimit biologjik të mushkonjës tigër, habitatet e rritjes së saj, përhapjen dhe stabilizimin në mjediset urbane në zonën bregdetare, kontrolli i saj është një sfidë dhe kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e komunitetit në mënyrë aktive. Për këtë qëllim më poshtë po japim disa rekomandime që duhet të mbahen parasysh dhe të zbatohen gjatë sezonit veror.

R E K O M A N D I M E P Ë R P U B L I K U N

Mushkonjat  kalojnë një pjesë të ciklit të zhvillimit të tyre në ujë përpara se të dalin në fluturim.

Në kushtet dhe stinën aktuale, me një verë të nxehtë dhe të lagësht e cila është mjaft e përshtatshme për zhvillimin e mushkonjave, po japim disa rekomandime për të kontrolluar zhvillimin e larvave të tyre:

  • Eleminimi i ujërave të ndenjura në banesa, bodrume dhe përreth tyre, dhe ndërhyrja e pushtetit lokal në lidhje me to.
  • Eleminimi i pjatave e vazove të luleve, dhe nëse nuk është e mundur heqja e tyre nga përdorimi; duhet të evitohet lënia e ujit për një kohë të gjatë në to.
  • Derdhja e vazove, kanaçeve apo kontenierëve të tjerë që mund të mbajnë ujë të ndenjur.
  • Pastrimi i shpeshtë i pusetave dhe i zonave të shkarkimit të ujërave të tyre.
  • Mbyllja e depozitave të ujërave me kapak.
  • Shatërvanet dhe akuariumet dekorative, në mjediset publike dhe shtëpiake, duhet të mbahen të pastra duke futur në to peshq të kuq (të cilët hanë larvat e mushkonjave).
  • Zbrazja dhe pastrimi i shpeshtë i enëve ku hanë ushqim dhe pinë ujë kafshët shtëpiake.
  • Eleminimi i gomave të përdorura (duke qenë se përbëjnë vend–depozitim të përshtatshëm për vezët e mushkonjave) dhe evitimi i mbushjes së tyre me ujë.
  • Eleminimi i vend-depozitimit të vezëve të mushkonjave, pellgjeve dhe gropave me ujë që krijohen gjatë punimeve të ndërtimit të godinave në zonat urbane, ose trajtimi i tyre me larvicid nga ana e subjekteve ndërtues.
  • Ruajtja e një mjedisi të pastër dhe eliminimi i plehrave.
  • Vendosja e rrjetave kundër mushkonjave në dritare dhe dyer në banesa, hotele, ambiente publike, shkolla, kopshte, çerdhe, spitale dhe institucione publike, për të evituar infestimin e mjediseve të brendshme.
  • Reduktimi i aktivitetit në mjediset e jashtme, sidomos për fëmijët, në orët e pikut të aktivitetit të mushkonjave, mëngjes dhe mbrëmje, mund të ndihmojë gjithashtu në shmangien e pickimeve.
  • Në disa raste mund të përdoren edhe repelentë biologjikë (krem ose sprai kundër mushkonjave) në bazë të rekomandimeve të përshkruara në etiketë1

Next Post

Meta-Zannier: Maxhoranca ka vullnetin maksimal për zgjedhje sipas standateve të BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In