JAVANEWS / Shumë shpejt në tryezën e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pritet të mbërrijë një promemorie e hartuar nga një grup ish- drejtuesish të lartë të PD-së dhe ish- deputetë të kësaj force politike, nëpërmjet së cilës i bëjnë thirrje të ndryshjë strategjinë elektorale të PD-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Javanews ka arritur të sigurojë disa prej pikave thelbësore të kësaj promemorie, e cila ka në thelb të saj skicimin e një “qeverie hije”, sipas modelit britanik të konservaorëve, të përbërë nga personalitete të jetës publike dhe politike të vendit, si dhe me ekspertët nga më të mirët në fushat qeverisëse.
Ata i bëjnë thirrje Bashës të deklarohet se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm nëse PD fiton zgjedhjet. Hartuesit e kësaj promemorie kërkojnë që në këtë skicim “kabineti hije” të mos përfshihen deputetët aktual të PD-së, të cilët në pjesën më të madhe kanë qenë ish- ministra të PD-së, që janë dhe përgjegjësit kryesor jo vetëm për humbjen e PD-së në zgjedhjet politike të 2013, por janë përgjegjës dhe për mosringritjen elektorale të kësaj force politike në harkun dy vjeçar pas kalimit në opozitë.
Në promemorie nënvizohet se asnjë nga deputetët aktual të PD-së që ka qenë ministër gjatë qeverisjes së demokratëve, nuk ka kërkuar falje për humbjen e PD-së në zgjedhje. “Çdo tentativë e mëtejshme për të mbajtur gjallë shpresat e ish- ministrave të PD-së, që janë sot deputetë, se mund të ulen sërish në karriget ministrore, vetëm sa do të përkeqësojë akoma më shumë imazhin e PD-së dhe do ta rrudhë atë elektorialisht”, theksohet në promemorie.
Në këtë dokument nënvizohet se personalitetet dhe ekspertët që gëzojnë një reputacion të mirë publik dhe profesional, do të jenë edhe baza për një ringritje të PD-së, duket e bërë atë konkuruese dhe të aftë për të fituar zgjedhjet e ardhshme elektorale. Nga ana tjetër nënvizohet se ky grup duhet të punojë i pavarur në hartimin dhe prezantimin e politikave qeverisëse, duke mbushur në këtë këtë mënyrë edhe grupën që ka shkaktuar mungesa e artikulimit të alternativave në Kuvend nga ana e deputetëtve të PD-së.
(javanews.al / a.m)
Disa prej pikave të promemories
- Strategji e re elektorale për zgjedhjet e 2017.
- Të skicohet një qeveri hije në përbërje të së cilës të jenë personalitete dhe ekspertë në politikat qeverisëse.
- Kryetari I PD-së të deklarohet se do të jetë kryeministri I ardhshëm nëse fiton zgjedhjet.
- Ne “qeverinë hije” të mos bëjnë pjesë ish ministra të PD-së që sot janë deputetë.
- “Kabineti hije” të punojë i pavarur nga grupi aktual parlamentarë
- Ky kabinet të përbëjë edhe palcën e grupit të ardhshëm parlamentarë të PD-së.









