• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Iran, hapja llogaritet me count-down

by
10/06/2015 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Teheran, Ben Andoni/

Ndërsa 30 Qershori 2015 po afron, Irani zyrtar është i bindur se nuk do të lëshojë më pe për asnjë kërkesë të Perëndimit në bisedimet e ashtuquajtura 5+1. “Perëndimi po e humbet kot kohën tonë, ne i përmbahemi asaj që kemi arritur në Lozanë”, citohet kryenegociatori iranian Mohammad  Javad Zariff në një gazetë, që e lexojmë mes një smogu të paparë, pluhuri e tymi, që lënë pas makina të vjetra dhe rëra e shkretëtirave. Vërtetë çfarë keni arritur, a mund të ma thoni teknikisht, i drejtohem zëdhënëses së Ministrisë së jashtme, e para grua në këtë post në historinë e Iranit. Marzieh Afkham, që ka punuar për 30 vjet në këtë dikaster, më shikon ngultas, por përgjigjen e jep persisht në fonema që ia zbusin inatin: “Do bëhet gjithçka si duam ne dhe kemi arritur atë ç’kemi dashur, por pa shkelur parimet e Revolucionit Islamik”.

Në fakt, Revolucioni Islamik ka filluar të lirojë shumë ose është lezetuar pak me botën globale. Ka mbyllur sytë para shamisë së femrës, që ka zbritur deri në fund të kokës; hireve të saj, që i përfytyron lehtë me veshjet e ngushta, apo mbajtjes gjithnjë e më shumë të kollares. Kultura potente vendase po kërkon dhe po i afrohen nga të gjithë anët shpesh e më dëndur bashkëpunime, kurse liderët e plotfuqishëm të vendit, kanë vendosur ta testojnë ndryshe vendin e tyre: Duke liruar. Ekonomia po pret ma padurim kthimin e kompanive të huaja të naftës e gazit, por ato amerikane ende hezitojnë. Për ta, historia me Iranin është një histori që shkon në një cak dhe kthehet sërish pas. Por anglezët nuk kanë pritur, kompanitë e tyre po kërkojnë vendin e dikurshëm që kishin me shahun, ashtu si shumë e shumë kompani perëndimore, që janë futur kudo. Evropa është turrur në një si pelegrinazh historik aty, me një ndjesi sikur u thotë: U vonuat shumë! Deri aty, Irani ka ende telashe. Ka shumë probleme me fqinjët dhe armiqtë. Muxhahedinët (ne i strehojmë) na i përmendin shpesh, duke na thënë deri se do vi koha t’i provojmë në kurriz. Sa për ISIS-in e kanë një përgjigje zyrtare: “Nëse do afrohen deri 40 kilometra në kufi, do t’i zhdukin krejt!!!”.

Rinia vendase që e kupton më mirë nga të gjithë ndryshimin i është dedikuar anglishtes dhe sportit, për të pasur një mundësi për t’i shpëtuar ‘rrethimit’ të butë, që ne e kemi kaluar frikshëm me Enverin. Si për të ma kujtuar këtë, një iranian më sjell një ditë një Cd me të cilën mund të thyej bllokazhin kibernetik prej të cilit nuk di asgjë se ç’ndodh në Tiranë dhe të futem në sitet evropiane. “Do hapemi shpejt”, më thotë një mësues me të cilin futem në një llogari të ngatërruar me paratë për vlerën e pensionit. “Deri në fund të muajit ka kohë”, thotë dhe qesh çiltër. “Me kismet muajin tjetër…”. Revista “Java” do t’ju tregojë pak më shumë për përjetimet në këtë vend në pak ditët e tjera…

DSC07046
DSC07049
DSC07068
DSC07074
DSC07087
DSC07089
DSC07095
DSC07100
DSC07138
DSC07169
DSC07184
DSC07405
DSC07422
DSC07426
DSC07441
DSC07450
DSC07470
DSC07471
DSC07512
DSC07642
DSC07643
DSC07648
DSC07665
DSC07673
DSC07674
DSC07679
DSC07699
DSC07702
DSC07741
DSC07778
DSC07781
DSC07788
DSC07789
DSC07801
DSC07832
DSC07834
DSC07842
DSC07895
DSC07906
DSC07913

Next Post

Lamtumirë karrige, tani do punohet në këmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ra nga kantieri i ndërtimit në ‘Kinostudio’, ndërron jetë punëtori 66-vjeçar

I riu përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë 73-vjeçarja

January 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 janar 2026

January 21, 2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

January 21, 2026
A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

A do e mbështesë PD Shqipërinë në Bordin e Paqes së Trump? Berisha: Vlerësojmë përpjekjen për paqe, por…

January 21, 2026
“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

“Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës”/ Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: T’i japim leksionin e merituar qeverisë

January 21, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Historia e PD, e mbushur me 21 janarë…

January 21, 2026
Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

January 21, 2026
Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

January 21, 2026
E rëndë në Përrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

E rëndë në Përrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

January 21, 2026
Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In