• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Flet Drishti: Televizioni im i thotë lajmet lakuriq

by
06/07/2015 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa kohësh në ‘hije’, humorist Ismet Drishti në fakt po planifikonte të realizonte ëndrrën e tij, një televizion ndryshe. “Zjarr TV” iu shtua javën e kaluar listës së televizioneve, por emsionet e tij nuk kanë asnjë lidhje me atë që jemi mësuar të shohim në kanalet shqiptare.

Në një intervistë për “Java News”, drejtori i televizionit “Zjarr”, Ismet Drishti, tregon idenë e tij dhe atë që fshihet pas veshjes së spikereve të emisionit.

Për të promovuar televizionin e tij nuk iu desh asnjë reklamë, por vetëm publikimi i videove të emisionit të parë “360 gradë” në internet. Dekolteja e dy spikerave të emisionit, ndau median dhe opinionin publik në dy kahe, në ato që e mbështesnin dhe në ato që e përbuznin këtë ide. Por ajo që kërkonte të përcillte Drishti përmes këtij veprimi, qëndronte përtej ‘syrit’.

“Idea lindi duke parë që të gjithë televizionet janë shitur sa nga e djathta dhe sa nga e majta, vendosa që të jap lajme që e vërteta të dalë lakuriq, e bardha të jetë e bardhë dhe e zeza të jetë e zezë. Dhe kjo u perdorë si simbolikë për të dhënë lajmin lakuriq, ashtu siç është e verteta lakuriq, pa ngjyrime politike. Doja të sillja një risi, diçka të re. Këtë reagim e prisja shumë mirë. Se kundra ka për Pavarotin. në një emision, moderatori më tha: “Mos u mërzit se kundra ka dhe për Zotin”, shprehet Drishti për “Java News”. Për të treguar që dekolteja nuk ka asgjë jashtë të përditshmes, drejtori i “Zjarr TV” bën edhe një krahasim. “Shqipëria u përfaqësua në Eurovision me Elhaida Danin, që kishte të njëjtën veshje, por nuk u bë kaq bujë. Elhaida përfaqësoi në një festival gjithë Shqipërinë, dhe veshja ishte e njëjtë me vajzat e emisionit “360 gradë”. Ndryshon vetëm numri i gjoksit”, thotë Drishti. I pyetur lidhur me reagimin e medias, ai e lidh me dashakeqësinë. “Nëse dekoldeja është nudo, atëherë po nudo çfarë është? Ka dashakeqësi dhe hipokrizi mes televizioneve. Ky është realiteti i mediave shqiptare, ka dashakeqësi mes kolegëve. Motoja jonë është të bëjmë një televizion ndryshe. Janë mbushur ekranet me formate të blera, pasi është fukarallëk”, shprehet drjetoi i “Zjarr TV”.

drishti-2

Ndërkohë që thekson se, televizioni i tij nuk do të jetë i blerë nga politika, Drishti shprehet i bindur se: “Në momentin që gocat do kenë mbërthyer xhaketën do merrni vesh që jam shitur”. Drishti tregon se televizioni është gejneralist, do të ketë nga të gjitha programet, të cilat do të bazohen tek risia dhe humori. Programe të reja do të ketë vazhdimisht, por nuk do të promohen të gjitha përnjëherë.

Next Post

Dorëhiqet ministri grek i Financave: Eurogrupi nuk më do!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

Për një ndryshim të sistemeve qeverisës

August 1, 2026
Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

Zjarri në Palasë vijon prej mesnatës, ndërhyn edhe helikopteri për shuarjen e flakëve

August 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

“Shmangni shpenzimet implusive”, parashikimi i yjeve për sot

August 1, 2026
“PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës”, Rama: Partia nuk e trashëgon timonin e pushtetit

Rama publikon pamjet e para të automjeteve ushtarake “Made in Albania”: Do eksportohen në 30 vende

August 1, 2026
Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com