• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE/ Dosja e perëndimorëve largoi Ndokën?

by
07/09/2015 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Dosja e perëndimorëve largoi Ndokën?

Seanca e sotme Parlamentare krahas debateve të forta, solli dhe dorëheqjen nga mandati të deputetit socialist Arben Ndoka, për qarkun e Lezhës. Deputeti sqaronte në një letër arsyet e dorëheqjes, por e vërteta duket se mund të jetë krejt ndryshe. Urdhëri për dorëzimin e mandatit të Ndokës ka ardhur nga partnerët ndërkombëtarë, konkretisht nga një vend i fuqishëm perëndimor.

Ky fakt konfirmohet ekskluzivisht për Javanews nga burime të autoriteteve të rendit dhe shërbimeve sekrete, të cilat theksojnë se para disa ditësh, në Shqipëri organizma të specializuara nga vendet perëndomore u kanë dorëzuar një dosje partive kryesore, PS dhe PD, ku gjenden emra zyrtarësh të lartë, deputetë apo kryetarë bashkie, që dyshohet se kanë qënë të përfshirë në aktivitete kriminale në të kaluarën.

Pjesë e kësaj dosje, sipas burimeve për Javanews, mësohet  se është edhe deputeti Ndoka, i cili në shumë raste është akuzuar nga opozita si i arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Ashtu si dhe sot, edhe në daljet e tij të mëparshme, Ndoka ka hedhur poshtë akuzat e pretenduara, duke deklaruar se bëhej fjalë për një keqkuptim.

Sipas të njëjta burimeve, në këtë dosje janë edhe emra zyrtarësh të lartë, si nga mazhoranca dhe nga opozita, por burimet refuzuan të japin emra konkretë.

Në këtë mënyrë prokuroria dhe policia kanë nisur bashkëpunimin me zyrtarë dhe agjenci perëndimore, për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta zyrtarë.

Në bazë të këtij bashkëpunimi, burime për Javanews theksojnë se shumë shpejt, të ‘ashtuquajturit ‘peshq të mëdhenj’ do të bien në prangat e policisë, për t’i hapur rrugën në këtë mënyrë procesit të pastrimit të politikës shqiptare.

Next Post

Daçiç përfshihet në skandal, i publikojnë videon me bosin e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com