• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EKSKLUZIVE/ Dokumentet që duhen për të fituar bashkimin familjar në Greqi

by
08/09/2015 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Dokumentet që duhen për të fituar bashkimin familjar në Greqi

Autoritetet greke më në fund kanë firmosur ndryshimet në Kodin e Emigracionit, ku veç të tjerash parashikohet pajisja me leje për bashkim familjar për prindërit (pavarësisht nëse është nëna apo babai), që kanë lindur fëmijë në Greqi. Nga kjo dispozitë favorizohet një numër i konsiderueshëm nënash që deri më tani kanë qenë pa leje qëndrimi, e rrjedhimisht e kishin të vështirë edhe të punonin.

E drejta që të pajisen me leje qëndrimi prindërit që u kanë lindur fëmijë në Greqi, sanksionohet në paragrafin 46 të nenit 8 të ligjit të ri (4332/15), që u miratua më 9 korrik nga Parlamenti grek.

Kjo mënyrë e pajisjes me leje qëndrimi anashkalon praktikën e deritanishme ku i interesuari duhej t’u nënshtrohej një sërë procedurash burokratike, që duhej të kurorëzoheshin me dhënien e vizës nga autoritetet konsullore greke në Shqipëri, ku duhej patjetër të shkonte e interesuara e që andej të bënte hyrjen e ligjshme në Greqi.  Ligji  i ri nuk vë asnjë kufizim për hyrjen e ligjshme në të të interesuarit në Greqi, domethënë nuk ka rëndësi nëse hyri në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme.

Çfarë dokumentacioni kërkohet

Vendimi ministror përcakton dokumentacionin që kërkohet për lejen e qëndrimit për bashkim familjar:

– Formulari i aplikimit,

– 2 (dy) fotografi aktuale, në format pasaporte, të arkivuara edhe në trajtë elektronike (CD) dhe në formatin JPEG 2000.

– Kopje të legalizuar të pasaportës së vlefshme.

– Kopje të lejes së qëndrimit të personit kujdestar, e vlefshme dhe të paktën dy vjeçare.

– Çertifikatë lindjeje e fëmijve në Greqi, deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit 4332/2015 (që u miratua në korrik të këtij viti).

– Dëshmi se banon në Greqi pas lindjes së fëmijve.

– Siguracion të ngjashëm me të personit kujdestar.

– Taksa (paravolo) që paguhet në mënyrë elektronike, me vlerë 300 euro.

Redaksia Java News/ f.g

Next Post

Sam Smith do të këndojë kolonën zanore në “007”

Comments 6

  1. Bardhul Kapllani says:
    7 years ago

    bashkim familjar ambasada greke

    Reply
    • Anonymous says:
      7 years ago

      Per sa koh zgjat thirrja e emrit te Ambassada Greeke

      Reply
      • Anonymous says:
        6 years ago

        ne pergjithesi 15 dite nga casti i mberritjes de dok. nga greqia

        Reply
  2. Marsiana gode says:
    6 years ago

    Sa vonohet takimi i dyt per baskim familjar

    Reply
  3. Marsiana gode says:
    6 years ago

    Sa vonohet takimi i dyt

    Reply
  4. Anonymous says:
    4 years ago

    Sa te ardhura duet te kemi per bashkum familjar

    Reply

Leave a Reply to Bardhul Kapllani Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec!

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec!

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In