• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

EKSKLUZIVE/ Diplomatët perëndimorë: Si po e ndihmon Kina Vladimir Putinin në pushtimin e Ukrainës

by S M
02/07/2024 00:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Në 9 korrik do të mbahet në Uashington një Samit i 32 vendeve aleate të NATO-s, me rastin e 75 vjetorit të krijimit të Aleancës Atlantike. Siç deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg “në Samitin e Uashingtonit, ne do të demonstrojmë edhe një herë unitetin dhe forcën e NATO-s – në mbështetje të Ukrainës dhe për të mbajtur të gjithë njerëzit dhe vlerat tona të sigurta”.

Duke u fokusuar në këto parime bazë, por edhe në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj ndaj pushtimit rus, një diplomat i lartë perëndimor në Tiranë komentoi të premten për Javanews një numër problemesh që shqetësojnë paqen e sigurinë në Evropë dhe në Ballkan, por edhe çeshtje të sigurisë globale.

Me siguri, delegacioni shqiptar dhe kryeministri Edi Rama do të japin së bashku me vendet e tjera në Samit, mesazhin e fortë të unitetit dhe vendosmërisë së NATO-s për paqen e sigurinë në hapësirën atlantike, si dhe mbështetjen maksimale për Ukrainën, e cila përballet me pushtimin e egër rus. “Aleanca Atlantike përbën sot më shumë se kurrë një garanci unike për popujt e Evropës, në momentin kur sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar konfliktin më të madh të armatosur në kontinent që nga Lufta e Dytë Botërore, tha diplomati.

Në muajin prill, komandati i forcave aleate të NATO-s për Europën, gjenerali Christopher Cavoli, mbajti një fjalim në Senatin amerikan. Në fjalën e tij gjenerali Cavoli u shpreh ndër të tjera se “Rusia po zhvillon një luftë në stil të gjerë në Evropë dhe nuk po jep sinjale se do të ndalet. Kjo paraqet potencialin real për përshkallëzimin e situatës në një luftë më të gjerë, dhe është shkak për shqetësim të rëndësishëm strategjik për Shtetet e Bashkuara. Kur shikojmë se pushtimit të paligjshëm dhe brutal të Ukrainës nga Rusia, i bashkangjitet ringritja me shpejtësi e ushtrisë ruse, kur vërejmë thellimin e lidhjeve të Rusisë me Republikën Popullore të Kinës, Republikën Islamike të Iranit dhe Republikën Popullore Demokratike të Koresë, kur shohim gjithashtu makinacionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë në Ballkan dhe zona të tjera të ndjeshme por dhe përpjekjet e vazhdueshme të Rusisë për të minuar kohezionin mes aleatëve perëndimorë, ndikimin global të SHBA-së dhe vlerat e Perëndimit – ne shohim një kërcënim kronik dhe në rritje për interesat amerikane dhe për sigurinë kolektive të 24 vendeve aleate të NATO-s, si dhe për të gjitha vendet e zonës euroatlantike”.

Diplomati perëndimor në Tiranë u shpreh se në këto kushte NATO është një garanci jetike për shqiptarët dhe të gjithë rajonin, në kushtet kur ka një tendencë të dukshme nga ana e Rusisë për të shkaktuar tension dhe kaos në Ballkan.

Të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, Perëndimi ka miratuar herë pas here paketa ndihme domethënëse për vendin që përballet me pushtimin rus. Teksa ushtria ruse është zmadhuar me 15% të saj, që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, Perëndimi ka reaguar. Bashkimi Europian ka ofruar rreth 155 miliardë dollarë për Ukrainën për rindërtim, modernizim, përfshi 54 miliardë në shkurt të këtij viti. Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar me ndihma për Ukrainën dhe paketa më e fundit e miratuar në Kongresin e SHBA, shkon 61 miliardë dollarë. Pa përmendur ndihmat konkrete të secilit vend anëtar të NATO-s dhe BE-së, përfshi këtu edhe kontributet e Shqipërisë, sado modeste.

Diplomati perëndimor kujtoi shprehjen e ish-Nën sekretares së shtetit për çeshtjet politike Victoria Nuland, se si përgjigje për agresionin, rusët “morën ligjin e tretë të Njutonit – një reagim i barabartë dhe i kundërt i gjithçkaje që kishte shpresuar.”

Sipas burimit diplomatik në Tiranë një tjetër çeshtje sensitive që prek drejtpërdrejt paqen e sigurinë në botë e sidomos në Europë, është mbështetja që vende si Kina, Irani dhe Korea e Veriut, po i japin Rusisë në luftën e saj pushtuese në Ukrainë. Në momentin kur një shtet sovran e sheh veten të pushtuar nga fqinji rus i cili po përdor në mënyrë brutale arsenalin e tij të konsiderueshëm ushtarak, vende të treta po i vijnë në ndihmë Rusisë që të forcojë pozitat në një luftë të pabarabartë me Ukrainën.

“Kina flet për angazhim në stabilitetin dhe sigurinë në Evropë por faktet flasin për një qëndrim të dyzuar të saj, mes bashkëpunimit të pretenduar me vendet evropiane dhe ndihmës që po i jep makinerisë ushtarake ruse në Ukrainë. Republika Popullore e Kinës nuk mund t’i bëjë të dyja. Nuk mundet që edhe të kesh marrëdhënie më të forta, më të thelluara me Europën dhe vendet e tjera, edhe të furnizosh kërcënimin më të madh që i bëhet sigurisë europiane për një kohë të gjatë,” tha burimi diplomatik për Javanews.

Kohët e fundit, mediat botërore kanë botuar të dhëna për kontributin e Kinës për Rusinë. Sipas të dhënave që jep database e OKB (United Nations Commodity Trade Statistics Database), Kina ka disafishuar eksportin e paisjeve mekanike, pjesëve për kaldajat, reaktorët bërthamorë dhe pjesët e tyre të këmbimit, në periudhën kohore mes viteve 2022-2023, kur nisi pushtimi rus në Ukrainë, siç tregon qartë ky grafik.

“Kina, Irani dhe Korea e Veriut po ndihmojnë Rusinë me makineri, kapacitete elektronike, paisje të industrisë optike ushtarake dhe teknologji raketash”, tha diplomati në Tiranë. Në lidhje me këtë çeshtje, gjenerali Cavoli shtonte në fjalimin e tij se “kërcënimi rus përkeqësohet nga vijimësia e ndikimit keqdashës të Kinës në teatrin europian…”.

Diplomati perëndimor i tha Javanews se roli i shqiptarëve në rajon mbetet esencial në këto situata aspak të qarta që kalon kontinenti dhe më gjerë i gjithë kuadri i marrëdhënieve ndërkombëtare. Dhe është e qartë që roli i Aleancës së NATO-s mbetet kritik për sigurinë e rajonit dhe kontinentit.

Next Post
Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat do të jenë me rënie

Dita e sotme do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, temperaturat do të jenë me rënie

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Z.Minxhozi! Kush e kërcënon NATOn që ka rreth 1 miliard njerëz?! Rusia me 143 milion banorë?! Lufta është dhe numra…Të kujtoj Ty:Kush i vrau 1.000.000 irakene të pafajshëm,mes tyre 500.000 fëmijë?!(Sipas OKB)Përgjigja : NATO…Jam kundër pushtimit rus të Ukrainës,por jam dhe kundër paktit agresiv ushtarak të NATOs dhe SHBA,që kudo ku ka shkelur çizmja e tyre w pushtimit vetëm tmerr dhe të vrarë ka lënë pas ..Kjo është fytyra e vërtetë e NATOs.E vetmja gjë e mirë që ka bërë është :Çlirimi i Kosovës nga Serbia,dhe për këtë i them: Faleminderit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com