• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Blendi Gonxhe: Pse u riktheva në Bashki dhe “konflikti” me Ramën

by
08/08/2015 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blendi Gonxhe tregon për herë të parë, ekskluzivisht për JavaNews.al, arsyet që e bënë të rikthehej në Bashkinë e Tiranës, pas ftesës së bërë nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Ai shprehet se ishte angazhimi dhe dëshira e tij për ta bërë sa më të jetueshëm kryeqytetin, që e shtynë të rikthehet në bashki tashmë si Drejtor i një Agjencie për Parqet dhe Gjelbërimin, që pritet të ngrihet.

“Jam angazhuar pa hezitim për një përpjekje të re, krejt ndryshe dhe për një impakt të ri për Parqet dhe Gjelbërimin rekreativ me ftesë te Z. Veliaj. Është nje angazhim për Tiranën në linjë me dëshirën time për të ofruar ide, punë, kohë për ta bërë më të jetueshëm kryeqytetin.” shprehet Gonxhe për JavaNews.al

Ish-nënkryetari i bashkisë, kur ajo drejtohej nga Edi Rama, mohon zërat për ndonjë konflikt me kryeministrin, çka u përfol në vitin 2002 kur ai u largua nga bashkia. Gonxhe nënvizon se nuk ka qenë asnjëherë në konflikt me Ramën. Madje në zgjedhjet e fundit vendore, ai shprehet se ka kandiduar për anëtarë të Këshillit të Bashkiak në koalicion me koalicionin qeveritar.

“Nuk kam qenë në konflikt asnjëherë me Z. Rama përkundrazi në fushatën e fundit kam kandiduar me ASHE dhe nuk mund të refuzoja një ftesë për të koontribuar për Parqet e Gjelbërimin në qytetin tim.” nënvizon ai

Blendi Gonxhe është njëri ndër studentët e lëvizjes së dhjetorit të ’91 dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës në vitet 2000. Blendi Gonxhe ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i saj. Ai ka qenë i përfshirë në punë private, që kur la detyrën si nënkryetar i Bashkisë në vitin 2002.

Next Post

Vlorë, asgjësohen 2200 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com