• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Armando Duka: Elbasani nuk do të jetë një Beograd i dytë

by
04/08/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tani është zyrtare që ndeshja Shqipëri-Serbi në 8 Tetor do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Në një email drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, UEFA thekson se për çështje sigurie duhet bërë zhvendosja nga Shkodra, në Elbasan. Për të pritur mikun në mënyrë sa më të sigurt dhe për të mos pasur supriza gjatë ndeshjes kryeministri Edi Rama, mblodhi në Kryeminsitri presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ministren e  Mbrojtjes, Mimi Kodhelin, kreun e SHISH, Visho Ajazi Lika dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në një intervistë për revistën Java kreu i FSHF-së, Armando Duka, tregon detaje të këtij takimi si dhe përgatitjet e institucionit që ai drejton për këtë sfidë. Sa i përket tensionit të kësaj përballjeje, duke kujtuar atë që ndodhi në Beograd, kreu i FSHF-së thekson se shqiptari në shtëpi pret dhe hasmin!

Zoti Duka, UEFA ka kërkuar më shumë siguri për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi, duke anuluar kështu zhvillimin e kësaj sfide në stadiumin e Shkodrës, si po përgatitet FSHF-ja për këtë sfidë? Keni kontakte me Federatën Serbe?

Sipas rregullave të kompeticionit duhet që stadium ku organizohen ndeshjet e eliminatoreve të Euro 2016 duhet të jenë të miaratuar nga UEFA. 120 ditë përpara çdo ndeshje duhet të njoftosh stadiumet alternative që mendon çdo federatë. Nga ana tjetër 60 ditë përpara ndeshjes duhet të njoftosh stadiumin e përzgjedhur për ndeshjen e radhës. UEFA është ajo që bën inspektimin e stadiumit për të verifikuar gjendjen e tij. Në kushtet që në kërkuam të luajmë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër me premtimin tonë që çdo gjë do të ishte e përfunduar në afat, UEFA na ktheu përgjigje negative duke rreshtuar arsyet pse nuk mund të luhet në këtë fushë. UEFA theksonte se kushtet e sigurisë për këtë ndeshje duhet të jenë në nivele më maksimale.  Është detyrë e FSHF-së që të prëgatisë mirë çdo ndeshje në të gjitha planet organizative e sportive. Kuptohet që kjo është shumë më shumë e vleresuar nga ne për arsyet që dihen nga të gjithë.

Ju keni zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, si dhe me zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, për këtë sfidë, çfarë u diskutua aty ?

Me Kryeministrin dhe Ministrin kam biseduar disa herë rreth organizimit të kësaj ndeshje, prokupimi i tij dhe dëshira jonë është që kjo ndeshje të ketë një pamje të kundërt me atë të 14 Tetorit në Beograd, të marri ngjyrat e një feste të vërtetë sportive dhe t’i demostrojmë botës që ne jemi qytetar europian, por qe edhe kemi tradita: Shqiptari në shtëpi pret dhe hasmin!

Ka zëra se kreu i SHISH në këtë takim ka paralajmëruar se mund të ketë provokime, a janë të vërteta këto skenare?

Aktorët dhe faktorët e vërtetë të eventit janë qytetaret, tifozët shqiptarë, janë ata që duhet t’a mirëkuptojnë e mirëpeshojnë këtë situatë, jane ata që të tregojnë Shqiperinë në sytë e botës, jam i bindur që do të ketë vëmendje rekord mediatike. Te gjithë ne të tjerët SHISH, Qeveri apo FSHF nuk realizojmë dot asgjë pa mirëkuptimin e mbështetjen e tifozëve tanë.

Një tjetër pikë është shitja e biletave për këtë ndeshje, ndërsa disa media kanë shkruar se do t’ju mbyllet dera tifozëve nga Kosova. A janë të vërteta këto zëra dhe si do bëhet shitja e biletave?

Jemi duke menduar gjithçka për të realizuar një festë sportive, fayr. Biletat do të jenë të personalizuara, pra do të kenë emrin të printuar, askush nuk do të hyje në stadium me biletën e tjetrit, pra do të kontrollohen me kartë identiteti. Asnjë njeri nuk mund të blejë biletë pa kartë indetiteti etj. Nuk do të pengohet asnjë shqiptar nga do që të jetë që të hyjë në stadium, ndofta do të kushtëzojmë që pjesëmarrësit duhet të jenë vetëm familjarë.

Si janë shanset e Shqipërisë për grupin e Botërorit Rusi 2018?

Ne duhet të përqëndrohemi fort tek Euro 2016. Në futboll gjithmonë duhet të mendosh ndeshjen e radhës, kompeticionin e radhes. Kemi me shume se 80 % shance të shkojmë në Francë. Do të kemi kohë të flasim dhe për Botërorin e 2018.

Çfarë mendoni për kandidaturën e Platinisë për kreun e FIFA-s?

Nuk jam surprizuar nga kandidimi, ka kohe qe Michel aspiron të jetë president i FIFA-s. Ka mbi 8 vjet që drejton UEFA-n dhe gjatë drejtimit të tij ka patur shumë progres në UEFA; gjë që i jep të drejtën e plotë të mendojë se mund të japi akoma më shumë në FIFA. Mendoj se e ka ndihmuar shumë të qenit një ish futbollist i madh për të hapur dyert. I uroj sukses!

ELBASAN ARENA

Masat e sigurisë 

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të jetë një sfidë e madhe për autoritetet shqiptare të sigurisë. Një plan masash ekstreme është miratuar për këtë sfidë. Ndërkaq, një rëndësi e madhe i është kushtuar bashkëpunimit me policinë kosovare dhe maqedonase për regjistrimin dhe kontrollin e çdo tifozi që do të vijë në stadium nga këto treva. Individë të dyshimtë dhe me precedentë të mëparshëm dhune, jo vetëm nuk do të lejohen, por do të izolohen deri pas ndeshjes. Ndërkaq, para zhvillimit të ndeshjes, po për masat e sigurisë, pritet të ketë edhe një takim midis kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

3 pikët që erdhën me dron pas 9 muaj

Ndeshja më e gjatë e futbollit në historinë e Shqipërisë ka përfunduar me rezultat pozitiv. Serbi-Shqipëri është mbyllur 9 muaj më vonë me fitoren 3 me 0 të kuqezinjve. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane pas dy shtyrjeve radhazi, ka përmbysur vendimin e dy organeve brenda UEFA-s, Disiplinës dhe Apelit për incidentet e ndodhura vitin e kaluar ne Beograd. Pasi ka analizuar të gjitha faktet dhe provat, Gjykata e pavarur ka vendosur t’i japë tre pike në tavoline kombëtares kuqezi. Më parë Komisioni i Disiplinës i kishte dhënë tre pikë Serbisë, por ja kishte hequr duke gjobitur secilën federate për incidentet e ndodhura në stadiumin Partizan te Beogradit.

Loro Borici

Next Post

Qeveria nis luftën e akullit, 36 subjekte me akull të ndotur (Lista)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

July 31, 2026
Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

Pak minuta nga ulja, avioni lëshon alarmin “May Day”! Çfarë ndodhi me British Airways

July 31, 2026
U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

U përfshi nga flakët një ditë më parë, shkrumbohet totalisht magazina në Shkozet

July 31, 2026
Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

Nga Vlora në Porto Palermo, “Turisti per Caso” përshkruan 7 ditë në Shqipëri

July 31, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Martin Leka: Problemi i PS-së është te piramida drejtuese, jo te baza

July 31, 2026
Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Ambasadori i ri drejt Tiranës? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

July 31, 2026
Një tjetër lagje në kryeqytet me linjë re ujësjellësi

Rama ndan pamjet: UKT me shërbim 24/7 dhe katër kanale të reja komunikimi për qytetarët

July 31, 2026
420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Drejtoresha e INSTAT: S’janë vetëm emigrantët…

Shqipëria ‘thyen’ stereotipin europian, surprizon diferenca mes grave dhe burrave

July 31, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

July 31, 2026
Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Tragjike në Kretë! Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com