• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekonomia turke po përballet me probleme

by Java News
17/12/2018 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimi industrial i Turqisë ka rënë në nivelin më të ulët të nëntë viteve të fundit, sipas shifrave të sapopublikuara. Të dhënat janë pjesë e statistikave të publikuara të hënën që flasin për rezultate ekonomike negative, ndërkohë që vendi është nën ndikimin e rënies së ndjeshme të lirës. Instituti turk i Statistikave tha se prodhimi industrial në muajin tetor shënoi një rënie prej 5.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Kjo pasoi një rënie prej 2.4 për qind në shtator. Të dhënat e fundit i kapën në befasi shumë institucione financiare ndërkombëtare.

Papunësi në rritje

Sipas statistikave të fundit, shkalla e papunësisë ka arritur mbi 11 për qind. Mes të rinjve, papunësia është mbi 21 për qind. Që nga fillimi i vitit, numri i të papunëve është rritur nga 3 milion në gati 3.8 milion.

Ekonomia turke është tronditur nga rënia e lirës, e cila ka humbur gati një të tretën e vlerës. Kjo rezultoi në një rritje të inflacionit në më shumë se 20 për qind, duke detyruar bankën qendrore të rritë normat e interesit në 24 për qind.

Për Turqinë nuk janë të panjohura goditjet ekonomike të shkaktuara nga rënia e mprehtë e monedhës. Në të kaluarën, ekonomia, pas një recesioni të rëndë, zakonisht është rimëkëmbur shpejt. Por analistët paralajmërojnë se këtë herë mund të jetë ndryshe.

Gjatë 15 viteve të fundit të bumit ekonomik, kompanitë turke shfrytëzuan normat e ulta të interesit në botë dhe morën shumë hua, si në monedhën vendase ashtu edhe në ato të huaja. Tani që Turqia parashikohet të përballet me një recesion të dhimbshëm, analistët paralajmërojnë se borxhi i kompanive po bëhet një problem i madh për bankat e vendit.

Erdogan përjashton ndihmën

Si rezultat i kësaj, bankat nuk mund të japin kredi të reja, thonë ekspertët, të cilët shtojnë se ky është një rreth vicioz nga i cili nuk ka rrugëdalje.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka përjashtuar ndihmën e FMN-së. Analistët thonë se zoti Erdogan do të ngurrojë të kërkojë ndihmë ndërkombëtare, sepse dhënia fund e varësisë së Turqisë nga mbështetja e FMN-së konsiderohet si një nga arritjet e tij më të rëndësishme.

Por tani që Turqia ndodhet përballë recesionit, analistët paralajmërojnë se Partia AKP e Erdoganit përballet me një betejë të vështirë për zgjedhjet vendore të marsit, për kontrollin e qyteteve kryesore.

Qytetet e mëdha të Turqisë janë të vetmet ku partitë e opozitës mund të ushtrojnë pushtet. Zoti Erdogan i ka shpallur zgjedhjet lokale një përparësi në politikat e tij. Analistët thonë se banka qendrore e Turqisë mund të përballet me një presion në rritje nga Presidenti për të ulur normat e larta të interesit që arrijnë në 24 përqind, me qëllim që të lehtësohet dhimbja ekonomike në prag të zgjedhjeve të marsit.

Next Post
Unaza e Re/Basha paralajmëron skandalin e radhës: Do nxjerrim emra dhe…

Unaza e Re/Basha paralajmëron skandalin e radhës: Do nxjerrim emra dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

November 7, 2026
Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

Lajm i mirë për Kombëtaren, Strakosha rikthehet në stërvitje pas dy muajsh!

November 7, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

November 7, 2026
Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

November 7, 2026
Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

Ndryshimet në ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Qeveria propozon rregullat të reja mbrojtëse dhe përafrim me standardet e BE-UNESCO

November 7, 2026
Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!

November 7, 2026
Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

Progres-Raporti i KE, ministri Gonxhja takohet me ambasadoren e BE-së: Shqipëria avancon drejt Bashkimit Evropian, përafrim me standardet!

November 7, 2026
Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

Partia Republikane përballet me përçarje të thellë pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit, zbulohen sondazhet!

November 7, 2026
VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

VIDEO/ Protesta nxjerr edhe “kandidatin” për Kryeministër, i riu: Kjo është dëshira ime më e madhe

November 7, 2026
Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

Portugalia/ Jorge Jesus thyen heshtjen për Ronaldon: Ndoshta e përshpejtova largimin, por nuk ndihem fajtor

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In