• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

by Os De
29/09/2025 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq. 

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023. 

Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë. 

Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar. 

Në fund të 3-mujorit e dytë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 99,525 lek, me një rritje prej rreth 15.8% me bazë vjetore. 

Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, Aktiviteti i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ka ndikuar në ekonomi me +0,47 pikë përqindje. 

Me ndikim të dobët janë dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje dhe “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, të dy sektorë që deri një vit po jepnin kontributin kryesor në ekonomi. 

Bujqësia dhe industria, dy kontribuues të rëndësishëm në punësim janë me efekt negativ. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje. 

Ndikimi i sektorëve të tjerë sipas INSTAT në rritjen ekonomike është: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje. 

“Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,87 pikë përqindje. 

Rritja më e fortë, administrata dhe pasuritë e paluajtshme 

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë: 

“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 15,11%, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 7,86%. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 5,38%, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,07%, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 3,88%. 

Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,72%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 2,68% dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 1,96%. Grupi i aktiviteteve “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” shënuan rënie prej 2,49% dhe “Industri, Energji dhe Ujë” u ul me 1,79%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 6,53%. 

Edhe konsumi mbahet në këmbë nga shteti 

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me 3-mujorin e dytë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë, sipas INSTAT: 

– Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,88%;
– Konsumi final i qeverisë u rrit me 12,44%;
– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,33%;
– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,26%./ Monitor 

Next Post
(VIDEO)“Kthehuni në normalitet, se vetëm keni ofenduar”, Zegjine Çaushi ironizon opozitën: Dhe ju si Gazi do përfundoni.. Debati sot

(VIDEO)“Kthehuni në normalitet, se vetëm keni ofenduar”, Zegjine Çaushi ironizon opozitën: Dhe ju si Gazi do përfundoni.. Debati sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In