• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomia reale përballë baltës së përditshme të opozitës

by Arben Ahmetaj
02/09/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arben Ahmetaj

Që nga fillimi i këtij viti ekonomia botërore po përballet me një recesion të paprecedentë, jo vetëm në magnitudë, por edhe në natyrë. Në vetëm pak muaj, kriza e 2020-ës ka fshirë triliona dollarë prodhim në ekonominë globale duke nxjerrë dhjetëra milionë njerëz të papunë anembanë globit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri në fund të ciklit humbjet totale në ekonominë botërore pritet të arrijnë në 12.5 trilionë dollarë, ndërsa këtë vit, mbi 170 vende të botës do të përjetojnë rënie të të ardhurave për frymë. Tkurrja e të ardhurave dhe rritja e shpejtë e papunësisë i shton kontraktimit ekonomik të 2020-ës edhe një faturë të rëndë sociale, të cilën qeveritë janë përpjekur ta absorbojnë përmes buxheteve publike dhe politikave fiskale. Kjo nuk është hera e parë që ekonomia përballet me një krizë në shkallë globale. Por shumica e ekonomistëve bien dakord se ky është një recesion i pazakontë në shumë drejtime.

Së pari, për vetë origjinën. Zakonisht recesionet tipike gjenerohen nga faktorët ekonomikë. Goditjet në tregje apo sektorë të caktuar, zhvendosin kërkesën ose ofertën agregate, duke reduktuar prodhimin dhe punësimin. Në situata të tilla, qeveritë ndërhyjnë me urgjencë përmes politikave për të rikthyer aktivitetin ekonomik dhe punësimin në nivele normale sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por në këtë rast, recesioni u shkaktua nga faktorë jo ekonomikë dhe ishte në një farë mënyrë i qëllimshëm, pra i dizenjuar. Për të përmbajtur pandeminë e Covid 2019 dhe kostot e saj të jashtëzakonshme humane, qeveritë u detyruan të mbyllnin ekonomitë kombëtare duke reduktuar prodhimin, punësimin si dhe duke diktuar ndryshimin e sjelljes së konsumatorëve. Kjo krijoi një lloj të ri recesioni, i cili kishte njëkohësisht goditje oferte, shock kërkese dhe humbje besimi, çka diktoi dhe veçorinë e tij të dytë, magnitudën e jashtëzakonshme dhe shpejtësinë e paprecedentë.

Në tremujorin e dytë ekonomia e Eurozonës u tkurr me 12.1 për qind, që është kontraktimi më i madh ekonomik, që nga koha kur Eurostat publikon të dhënat tremujore të rritjes ekonomike. Në vende të caktuara rënia ishte edhe më dramatike. Në Britani, për periudhën Prill-Qershor, Prodhimi Kombëtar u tkurr me 22.4 për qind me bazë vjetore, në Itali me 17.3 për qind, ndërsa në Francë rënia ekonomike rezultoi 13.8 për qind. Krizës ekonomike nuk i shpëtuan dot as vendet, të cilat ndoqën një politikë më të relaksuar masash kundër pandemisë si Suedia, ku në tremujorin e dytë ekonomia u tkurr me 8.6 për qind, vit me vit. Në të njëjtën kohë, ekonomitë e Eurozonës regjistruan rënien më të madhe të punësimit në histori, ku vetëm për periudhën Mars-Qershor humbën punën mbi 5.8 milionë vetë.
Një cunami të tillë ekonomik nuk mund t’i shpëtonin dot as ekonomitë e vogla periferike të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Rastet e para të pandemisë, të regjistruara në vendin tonë, e detyruan qeverinë në Mars që të kufizonte aktivitetin ekonomik për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Një pjesë e konsiderueshme e bizneseve u mbyllën, ndërkohë që zinxhiri ekonomik u la të operonte vetëm në hallkat e tij më jetësore. Si rezultat i masave kufizuese, numri i të punësuarve, jashtë sektorit bujqësor ra me 5.6 për qind ose rreth 38 mijë e 500 vetë në periudhën Mars-Prill, saktësisht nga 677 mijë vetë që ishte në shkurt, në 638 mijë e 500 vetë në fund të Prillit.

Menjëherë pas mbylljes së detyruar, qeveria ndërmorri një sërë politikash të shpejta buxhetore dhe fiskale për të zbutur pasojat e krizës, si në rrafshin ekonomik dhe veçanërisht në atë social. Përmes tre paketave të njëpasnjëshme u rritën financimet për sektorin e shëndetësisë dhe punonjësve të tij, u shpërnda paga për mbi 65 mijë punonjës si dhe u dha bonusi 40 mijë lekë për mbi 172 mijë qytetarë të tjerë. Paralelisht në paketën e tretë u dha paga për punonjës të sektorëve që u goditën më rëndë nga masat kufizuese si turizmi dhe transporti. Në total këto masa shpërndanë 251 milionë euro si transferta direkte për qytetarët, ndërkohë që për të garantuar vijueshmërinë e bizneseve, qeveria vuri në dispozicionin 250 milionë euro garanci sovrane me kushte të favorshme dhe akses të shpejtë. Përgjatë kësaj kohe ashtu si në kudo në botë, edhe në Shqipëri ka patur një debat të gjerë kryesisht politik, por edhe mes ekspertëve për masat dhe natyrën e ndërhyrjes së qeverisë për të zbutur pasojat e krizës. Por vlen të përmendet se ndryshe nga vendet e tjera, Shqipërisë iu desh të përballej me një goditje të dyfishtë ekonomike. Fillimisht me pasojat shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas një faturë ekonomike sa 7.8 për qind e Prodhimit Kombëtar dhe së dyti me krizën pandemike. Ndaj çdo akuzë politike që vjen nga opozita apo debat publik nga ekspertët pranë saj, që anashkalon këtë fakt, është në rastin më të mirë mungesë përgjegjësie dhe në rastin me të keq dashakeqësi, që i shërben vetëm qëllimeve politike të momentit dhe jo të ardhmes së qytetarëve shqiptarë.
Kjo goditje e dyfishtë ishte një sfidë shumë e madhe për ekonominë, ndoshta më e rënda që nga rënia e regjimit komunist. Por koha ka filluar të provojë se ekonomia shqiptare ka një gjallëri të admirueshme, që ndoshta përbën dhe pikën më të fortë të saj.

Shumica dërrmuese e vendeve të punës që u humbën gjatë periudhës Mars-Prill, pra në kulmin e mbylljes, tashmë janë rikuperuar plotësisht. Sipas listë-pagesave zyrtare të Tatimeve, në fund të muajit Qershor, numri i të punësuarve jashtë sektorit bujqësor u rrit në 662 mijë vetë nga 638 mijë vetë që ishte në Prill. Pra në vetëm dy muaj ekonomia ka rikuperuar mbi 24 mijë vende pune, që do të thotë se 24 mijë qytetarë janë rikthyer në punë dhe çdo fund muaji çojnë pagesën në shtëpinë e tyre. Rrjedhimisht në fund të prillit, numri i të punësuarve jashtë sektorit bujqësor ishte vetëm 14 mijë e 500 vetë më pak se në fund të shkurtit, jo 60 mijë vetë siç përpiqet të mashtrojë opozita apo mediat e paguara prej saj, për të hedhur batë padrejtësisht mbi ekonominë shqiptare.

Të dhënat e tjera sugjerojnë se trendi i rikuperimit është forcuar më tej gjatë muajve korrik edhe gusht. Së pari, ndryshe nga sa propagandohet në mënyrë dashakeqe, numri i bizneseve aktive është rritur dhe tashmë është më i lartë edhe se para bllokimit. Në fund të muajit korrik, Shqipëria numëron 113 mijë e 939 biznese aktive ose 2,973 subjekte më shumë se sa në shkurt. Lajmet se numri i bizneseve ka rënë me 30 mijë janë fantashkencë e injorancës ose trillime të liga.

Së dyti, rigjallërimi ekonomik konfirmohet qartazi edhe nga treguesit e tjerë të ashtuquajtur indikatorët udhëheqës, të cilët sinjalizojnë drejtimin e ekonomisë. Muajin e kaluar, të ardhurat e mbledhura nga TVSH e brendshme ishin 7.9 për qind ose 314 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Ky tregues është shumë i rëndësishëm dhe domethënës, pasi përveçse sinjalizon rikthimin e konsumit në territor pozitiv, sugjeron se aktiviteti ekonomik po i rikthehet normalitetit dhe se shqiptarët janë rikthyer në punë dhe me të ardhurat që sigurojnë, kanë nisur të shpenzojnë si më parë. Paralelisht në qershor dhe korrik pas hapjes graduale të ekonomisë, importet e mallrave i janë rikthyer nivelit normal duke qenë thuajse të barabarta me vitin e kaluar, ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon të ngushtohet muaj pas muaji.

Pas këtyre treguesve të cilët sinjalizojnë të gjithë në një drejtim, pra rimëkëmbjen e ekonomisë, natyrshëm lind pyetja; si mund të besohet se ekonomia ka humbur 30 mijë biznese, ashtu siç propagandon opozita, kur të ardhurat nga TVSH janë rritur? Po kështu, si mund të besohet se ekonomia ka humbur 60 mijë vende pune, kur numri i bizneseve është rritur dhe konsumi i popullatës po ashtu?

Ringritja e ekonomisë konfirmon se politikat e ndërmarra nga qeveria për të zbutur pasojat e krizës ishin ato të duhurat dhe se paratë e taksapaguesve shqiptarë u shpenzuan me përgjegjësi dhe efiçencë. Ndërkohë, të gjitha pritshmëritë janë se rimëkëmbja ekonomike do të forcohet më tej gjatë muajve të mbetur të vitit, teksa programi rindërtimit nga tërmeti do të injektojë stimuj masivë në ekonomi duke rigjallëruar kërkesën e brendshme. Sot Shqipëria, ashtu si bota po jeton në një realitet të ri ekonomi. Një realitet me pasiguri më të larta për shkak të pandemisë. Ndaj në këto kohë, parashikimet më të sakta për ekonominë mund të vijnë nga mikrobiologjia se sa makroekonomia. Por përjashto një përkeqësim të ndjeshëm të situatës pandemike, e cila mund të detyrojë qeveritë kudo në botë, përfshirë atë shqiptare, t’i rikthehen masave kufizuese, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rimëkëmbet me shpejtësi. Çdo lajm bombastik i rremë, që nxin realitetin, mund t’i shërbejë vetëm orekseve politike të momentit, por nuk mundet kurrsesi të zbehë dinamizmin e ekonomisë shqiptare dhe të ardhmen e saj.

Next Post
VIDEO/ ‘Hipokrite’, Nancy Pelosi shkel rregullat e COVID-it në SHBA, kapet mat në një sallon bukurie

VIDEO/ 'Hipokrite', Nancy Pelosi shkel rregullat e COVID-it në SHBA, kapet mat në një sallon bukurie

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Arben Ahmetaj ekonomist i kalibrit boteror .BBoterore do kishte sukses me Ahmetajn drejtor ,se ka mbarur per mesues anglishte

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In