• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia në duart e 1030 ndërmarrjeve, qarkullojnë 6 miliardë euro, 169 mijë të punësuar

by Java News
24/11/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë 1030 ndërmarrje në Shqipëri, të cilat realizojnë rreth 46% të totalit të shitjeve në ekonomi, sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e INSTAT. Ndonëse këto përbëjnë më pak se 1% të totalit të bizneseve në vend (në total ka 104.5 mijë ndërmarrje në vend) ato kanë një peshë shumë të rëndësishme në grumbullimin e parave që shqiptarët shpenzojnë për konsum. Në vitin 2015, ato kanë realizuar shitje prej 840 miliardë lekësh, apo rreth 6.1 miliardë euro.

Por këto ndërmarrje zënë një peshë të rëndësishme edhe në punësim, teksa në to punojnë gati 40% e të punësuarve në sektorin privat, ose 169 mijë persona.

Edhe ndërmarrjet me 10-49 të punësuar, kanë peshë të rëndësishme në qarkullimin e parasë, duke zënë 30.3% të shitjeve neto në 2015-n.

Në pjesën më të madhe, këto janë sipërmarrje pa vlerë të shtuar në ekonomi, që janë të fokusuara në tregtimin e karburanteve apo, shitjen me shumicë. Sipas të dhënave që ‘Monitor’ ka publikuar më parë, në kuadër të renditjes së 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015, në listën e 200 më të mëdhenjve për vitin 2015 mbizotërojnë kompanitë me aktivitet tregtar, që në pjesën më të madhe janë financues direkt të importeve, me 43 të tilla, të ndjekura nga bizneset e naftës që arrijnë në 24. Ndërtimi ka 17 kompani të tilla në listë. Ndërsa ka vetëm 19 sipërmarrje në industrinë përpunuese e prodhuese. Në qarkullimin e parasë në vend dominojnë pikërisht kompanitë e naftës, që kanë deklaruar rreth 1.5 miliardë euro të ardhura për vitin 2015.anketa-strukturore
anketa-strukturore
Ekonomia shqiptare gjithsesi karakterizohet nga shumë ndërmarrje të vogla, me 1-4 të punësuar, që përbëjnë 89% të numrit të bizneseve aktive, apo rreth 93.4 mijë biznese, por që në pjesën më të madhe thjesht mbijetojnë dhe sigurojnë të ardhura minimale. Shitjet e realizuara nga këto 93 mijë biznese përbënin vetëm 13.8% të totalit, apo rreth 252 miliardë lekë (rreth 1.8 mld euro). Por, ato janë shumë të rëndësishme në punësim, pasi në to punojnë një e treta e të punësuarve, ose rreth 145 mijë persona. Këto biznese, vitet e fundit, po ndiejnë presionin e frenimit të konsumit dhe ndryshimeve strukturore të ekonomisë, ku qendrat tregtare dhe supermarketet po i çojnë subjektet e vogla tregtare drejt falimentit.
Monitor/d.i.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

Tragjike në Shijak! I riu gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se…

November 27, 2026
Italia miraton ligjin e ri në shkolla, ndalon burkat dhe vendos kufi për nxënësit e huaj

Italia miraton ligjin e ri në shkolla, ndalon burkat dhe vendos kufi për nxënësit e huaj

November 27, 2026
Rritet kredia për ekonominë në tetor! Financimi i ri arrin në 38.4 mld lekë, rritje 9.5%

Rritet kredia për ekonominë në tetor! Financimi i ri arrin në 38.4 mld lekë, rritje 9.5%

November 27, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

“Torta” e BE, tre vende ngelen me ‘gisht në gojë’! Kos: Kosova, Serbia dhe Bosnja të vazhdojne reformat

November 27, 2026
Burgu si ndëshkim apo shërbimi i provës si shpëtim?

Burgu si ndëshkim apo shërbimi i provës si shpëtim?

November 27, 2026
Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës

Nga Skela te Plazhi i Vjetër, reshjet përmbytin rrugët e Vlorës

November 27, 2026
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

Zhdukja e Jan Prengës, SPAK rikthen në dosje provat e SKY ECC, komunikime të reja kundër Dritan Rexhepit

November 27, 2026
Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030

November 27, 2026
Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

Tahiri rikthehet me një video: Grupi kriminal më kishte emëruar Kryeministër, e mora vesh nga përgjimet

November 27, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Nëntor 2026

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In