• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomia jep shenja pozitive/Kredia për shtëpi zgjerohet me 11%, preferohet periferia

by Java News
15/06/2019 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia për shtëpi u rrit me 11%, krahasuar me një vit më parë.

Në fund të muajit mars, stoku i huave të dhëna për blerje shtëpie në lekë ishte 57.5 mld lekë, ndërsa stoku i kredisë për blerje banese në monedhën euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë ishte 53.8 miliardë lekë. Kredia e dhënë në euro shënoi rënie për shkak të nënçmimit të valutës, por edhe si pasojë e politikës së deeuroizimit që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, për të ulur përdorimin e monedhës së përbashkët në ekonomi.

Klajdi Memajdini nga DevInf thotë se 70-80% e shitjeve që ndërmjetësohen nëpërmjet agjencisë së tij financohen nëpërmjet kredisë. Sipas oficerëve të kredisë që punojnë në bankat tregtare, huatë për blerje banese kanë risk të ulët dhe rrallë klasifikohen si kredi të këqija, sepse individët përpiqen me çdo kusht që të jenë në rregull me bankat për të mos humbur shtëpitë.

Periferia kërkohet nga individët me të ardhura të ulëta, të cilët janë favorizuar nga kreditë e buta. Në fund të 2018-s, 1104 kryefamiljarë ishin përfitues të kredisë së butë, të cilët përfitojnë kredi për shtëpi me interes fiks prej 3%, ndërsa pjesa tjetër i subvencionohet nga Bashkia e Tiranës. Shuma totale e kredisë së butë për fituesit e 2018-s është 5.9 miliardë lekë. 359 prej tyre kanë aplikuar për një garsoniere, më shumë se gjysma për një shtëpi 1+1, ndërsa 194 për një shtëpi 2+1.

Burime nga tregu pohojnë se pjesa më e madhe e individëve, përfitues të kredive të buta kanë të ardhura të ulëta, jo më shumë se 75-80 mijë lekë në muaj, të cilët në përgjithësi nuk kanë mënjanë kursime të tjera përveç kredisë. Përgjithësisht këta kanë furnizuar kërkesën për blerje në periferi, në zonën e Yzberishtit apo Freskut, ku sipas oficerëve të kredisë janë rritur çmimet. Ndërtuesi Hajredin Fratari thotë se ka operuar kryesisht me apartamentet me çmime të lira dhe klientët e tyre kanë qenë kryesisht familjet e reja, të cilët kanë përfituar kreditë e buta.

BSH: Çmimet e apartamenteve janë rritur me mbi 15% në 5 vitet e fundit

Banka e Shqipërisë ka raportuar se çmimet e banesave janë rritur me 15.2% gjatë periudhës 2013-2018. Indeksi është përllogaritur mbi bazën e informacionit të raportuar nga shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme. Treguesit e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të aktivitetit në tregun e pasurive të paluajtshme thonë se oferta dhe kërkesa kanë treguar përgjithësisht rritje gjatë periudhës.

Banka qartëson se në tregun e pasurive të paluajtshme, kërkesa përgjithësisht reflekton zhvillimet demografike, ecurinë e të ardhurave dhe kushtet e financimit për blerje apo zhvillim të pasurive të paluajtshme, ndërsa oferta është e lidhur me numrin e lejeve të ndërtimit.

Nga këndvështrimi i kërkesës, të dhënat e sektorit bankar për periudhën tregojnë një rënie të lehtë të tepricës së kredisë për blerje pasurish të paluajtshme gjatë gjashtëmujorit të 2018-s, por nivel më të lartë në krahasim me një vit më parë. normat e interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme shënuan rritje të lehtë gjatë gjysmës së dytë të vitit.

Të intervistuarit raportojnë që rreth 54% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare, nga vrojtimi i aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë, gjatë T4 2018, rezultoi se kërkesa e individëve për kredi për pasuri të paluajtshme është rritur, ndërkohë që kushtet e miratimit për këtë lloj kredie dhe për këtë kategori huamarrësish kanë vijuar të lehtësohen.

Koha mesatare e shitjes së pronave në rang vendi, në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ishte mesatarisht 10.9 muaj ose rreth një muaj më e gjatë se në gjashtëmujorin e kaluar. Për Tiranën dhe Zonat e Tjera, koha e shitjes është rritur me rreth 1-2 muaj, ndërsa për zonën e Bregdetit koha e shitjes është shkurtuar me rreth 2.5 muaj.

Nga këndvështrimi i ofertës të dhënat e INSTAT-it tregojnë një rritje të qenësishme të sipërfaqes dhe numrit të lejeve të ndërtimit për objekte banimi gjatë 2018. Rezultatet e vrojtimit tregojnë që vëllimet e shitjeve janë rritur vetëm për qendrën dhe periferinë e Tiranës, dhe shënuan rënie në bregdet dhe në Zonat e Tjera të vendi.

Teprica e kredisë për ndërtim është rritur me 8.7% në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të parë, dhe me 3.1% në krahasim me fundin e vitit të kaluar.

Kredia për ndërtim zë 15% të tepricës së kredisë për bizneset dhe kjo peshë ka ardhur në rritje, por mbetet nën nivelin prej rreth 20% të regjistruar gjatë harkut kohor 2007–2011. Cilësia e kredisë për pasuri të paluajtshme është përmirësuar dhe raporti i kredive me probleme ka rënë në 5.7%, nga 6.8% në qershor 2018 dhe 7% një vit më parë. /Monitor/

Next Post
BE mbështet Qipron në vend të Turqisë për burimet e gazit

BE mbështet Qipron në vend të Turqisë për burimet e gazit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

VIDEO ME DRON / Gjysmë ore nga orari zyrtar, ja pjesëmarrja në protestën e PD

February 10, 2026
Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

Jorida Tabaku nga sheshi: Strategjia jonë do të jetë e dyfishtë…

February 10, 2026
VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

VIDEOLAJM / Pa nisur ende protesta e PD, të miturit ‘armatosen’ me pllaka guri

February 10, 2026
180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

180 vite në qeli? Ish-hetuesja e Gjykatës për Jugosllavinë: Kërkesa e tepruar, po i burgosin përjetë

February 10, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Dështon rivlerësimi i pronave? Ligji, peng i akteve nënligjore të Ministrisë së Financave

February 10, 2026
Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu (VIDEO)

February 10, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Shtrëngata dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e mërkurë

February 10, 2026
“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

“Rritje e përpjekjeve për të zhvilluar inovacionin shkencor”

February 10, 2026
Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

Rrëmbimi i Bleona Matës, flet nëna: Halla e zhduku në mal! Avokati: Fëmija u kap nga një grup i strukturuar kriminal

February 10, 2026
VIDEO- Pjesëmarrje e ulët në protestën e opozitës te Kryeministria

Pak para protestës, Luçiano Boçi zbulon synimin e PD-së

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In