• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekonomia amerikane vazhdon të rritet me ritëm të shpejtë

by Java News
29/07/2017 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja vjetore e ekonomisë amerikane për muajt prill, maj dhe qershor, ishte 2.6 për qind, sipas një raport të ri të Departamentit të Tregtisë të botuar të premten.Të dhënat e prodhimit të brendshëm bruto, tregojnë se shpenzimet e konsumatorëve dhe të bizneseve ndihmuan në nxitjen e rritjes ekonomike.

Sara Johnson, ekonomiste në kompaninë IHS Markit, thotë se rritja e ekonomisë amerikane u ndihmua edhe nga ritmet më të shpejta të ekonomisë globale që përmirësuan tregtinë amerikane.

Prodhimi i Brendshëm Bruto llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet e prodhuara në vend, dhe konsiderohet si vlerësimi më i gjerë i gjendjes ekonomike. Ky raport bazohet në të dhënat paraprake dhe mund të rishikohet pasi informacioni më i plotë të bëhet i disponueshëm. Një korrigjim i tillë u bë në raportin mbi nivelin e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për muajt janar, shkurt dhe mars, që tregoi se rritja ekonomike ishte më e ngadaltë se sa ç’ishte menduar më parë.

Presidenti Trump, gjatë fushatës presidenciale premtoi se do të realizonte një rritje ekonomike prej 3 përqindësh ose më të lartë, përmes pakësimit të rregulloreve, taksave dhe programit të kujdesit shëndetësor, ndërkohë që do të rriste shpenzimet për infrastrukturën. Ndërsa ai ka eliminuar disa rregulla, pjesa tjetër e programit ekonomik të presidentit republikan është zvarritur në kongres, megjithëse të dyja dhomat e kongresit kontrollohen nga republikanët.

Një studim tjetër, i kryer nga Universiteti i Miçiganit, thotë se vlerësimi i konsumatorëve për ekonominë në muajin korrik shënoi rënie, por vazhdon të jetë në një nivel “të favorshëm”. Ekonomistët ndjekin me kujdes nivelin e shitjeve pasi shpenzimet e konsumatorëve janë motori i ekonomisë amerikane, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit

Lufta me "grabitqarët" e zyrave, 590 mln euro dëm shtetit në 6 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

Kina pranon kërkimfaljen e Mbappe pas komenteve kontroverse për Mao Ce Dunin

October 28, 2026
Rikthehen tensionet me Iranin, Pentagoni bëhet gati për luftë të re dhe urdhëron ushtrinë amerikane: Përgatituni për sulme të tjera!

Kur do të sulmojë Trump? Zgjedhjet e nëntorit janë testi final i Iranit

October 28, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Arsimi që proteston për politikë, por që prodhon analfabetë

October 28, 2026
Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

Çmimi i karburantit pezullon lundrimin e anijes luksoze rreth botës, 200 pasagjerë bllokohen në Kamboxhia

October 28, 2026
Dënimi pa vendim

SPAK i komunikon mbylljen e hetimeve Belinda Ballukut

October 28, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Tiranë, në kërkim autori

October 28, 2026
10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

10,000 euro gjobë për protestuesit që shkaktojnë dëme, Senati francez miraton projektligjin! I kalon Asamblesë Kombëtare

October 28, 2026
Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

Kim Jong Un i bën thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri luftarake pas tensioneve në Gadishullin Korean

October 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

Aksident tragjik në Fushë Prezë, makina përplas për vdekje 58-vjeçarin

October 28, 2026
Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

Katari i paraqet Iranit një draft-marrëveshje për përfundimin e luftës me SHBA-në dhe Izraelin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In