• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomi: Shqipëria, një destinacion turistik në rritje

by A R
02/05/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është një destinacion në rritje, dhe po shkon drejt një konsolidimi në tregun e madh të turizmit.

Në një intervistë për ATSH-në, ministrja e Zhvillimit, Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi deklaroi se zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori në vendin tonë padyshim që do të bazohet në investime të ndryshme të cilat do të respektojnë mbi të gjitha komponentin natyror, për ti dhënë zonave ku implementohen këto projekte zhvillim afatgjatë.

Qëndrueshmëria e tij lidhet me ruajtjen e tregjeve aktuale , ruajtjen e burimeve tona qofshin ato natyrore apo kulturore. Promovimi i pikave tona nën trashëgiminë e UNESCO-s apo konventës ndërkombëtare të RAMSAR luajnë një rol për të krijuar këtë qëndrueshmëri.

 Zonja Ekonomi, për çfarë “të veçantash” ia vlen të vizitosh Shqipërinë ?

Shqipëria është një destinacion në rritje, dhe po shkon drejt një konsolidimi në tregun e madh të turizmit. Mendoj se janë një mori faktorësh të cilët e bëjnë vendin tonë të veçantë dhe të preferuar për t’u vizituar si psh; pozicionimi shumë i favorshëm gjeografik, afërsia me tregjet e mëdha dhe të zhvilluara out – going, diversiteti i madh natyror brenda një territori të vogël, klima shumë e favorshme që e bën Shqipërinë një destinacion të mundshëm për t’u vizituar gjatë gjithë vitit, çmimet shumë të arsyeshme dhe kompetitive mbi shërbimet turistike e mbi të gjitha mikpritjen e mrekullueshme dhe të pakonkurrueshme shqiptare. Fatmirësisht këto të “veçanta” po bëjnë që numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë të rritet nga viti në vit dhe ky trend rritjeje parashikohet të vazhdojë edhe gjatë viti 2016.
Në radhë të parë vetë rajoni ku gjendet vendi ynë, Ballkani Perëndimor në vitet e fundit është shndërruar në një trend botëror turistik. Ky detaj na ndihmon shumë për tu prezantuar si një destinacion me ambicie dhe në rritje . Qëndrueshmëria e tij lidhet me ruajtjen e tregjeve aktuale , ruajtjen e burimeve tona qofshin ato natyrore apo kulturore. Promovimi i pikave tona nën trashëgiminë e UNESCO-s apo konventës ndërkombëtare të RAMSAR luajnë një rol për të krijuar këtë qëndrueshmëri. Zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori në vendin tonë padyshim që do të bazohet në investime të ndryshme të cilat do të respektojnë mbi të gjitha komponentin natyror, për ti dhënë zonave ku implementohen këto projekte zhvillim afatgjatë.

Znj. Ministre, cila është strategjia që po zbatoni për promovimin e saj ?

Promovimi është një element shumë i rëndësishëm për të siguruar një njohje të mëtejshme të destinacionit “Shqipëria” dhe mbi mundësitë që ajo ofron për vende dhe tregje të caktuara. Në këtë aspekt, njohja dhe studimi i tregjeve të caktuara potenciale është një pikë e rëndësishme për të përcaktuar veprimtaritë promocionale tonat. Megjithatë ato janë të fokusuara si në nxitjen e tregut të huaj ashtu edhe ndaj atij të brendshëm , të cilin synojmë që ta orientojmë drejt destinacioneve të vendit. Dua të ndaj me ju faktin që për herë të parë Shqipëria do të prezantohet në një panair ndërkombëtar turizmi si vend partner, në Panairin e Shtutgartit 2017, duke i dhënë vendit qendrën e vëmendjes dhe duke rritur bindshëm vizibilitetin si një destinacion turistik. Kjo do na japë mundësinë të njihemi edhe më shumë në një treg me potenciale të mëdha siç është ai gjerman dhe në fakt është një ndër tregjet më të mëdha në Europë out-going. Gjithashtu Agjencia Kombëtare e Turizmit ka një program të veçantë promocional “Fame Tour” organizimin e udhëtime familjarizuese me media të ndryshme botërore, të cilat duke vizituar nga afër vendin tonë kanë parë realisht atë ç’ka ne ofrojmë në industrinë e turizmit. Kjo formë marketingu po rezulton e suksesshme gjatë këtyre 3 viteve të fundit, ku konstatohet një rritje e konsiderueshme e artikujve dhe reportazheve që i kushtohen Shqipërisë turistike. Ndërkohë është rritur çdo vit numri i pjesëmarrjeve në panairet ndërkombëtare të turizmit, duke eksploruar tregje të reja dhe intensifikuar aktivitetin promovues në shtete që kanë pak ose aspak informacion mbi vendin tonë. Janë thelluar më tej bashkëpunimet rajonale, ku vetëm së fundmi janë organizuar B2B të ndryshme me operatorë turistike dhe grupe nga Kroacia, Greqia dhe Italia.

Cilat janë avantazhet tona për tu prezantuar si një destinacion i qëndrueshëm turistik evropian dhe ndërkombëtar?

Në radhë të parë vetë rajoni ku gjendet vendi ynë, Ballkani Perëndimor në vitet e fundit është shndërruar në një trend botëror turistik . Ky detaj na ndihmon shumë për tu prezantuar si një destinacion me ambicie dhe në rritje . Qëndrueshmëria e tij lidhet me ruajtjen e tregjeve aktuale , ruajtjen e burimeve tona qofshin ato natyrore apo kulturore. Promovimi i pikave tona nën trashëgiminë e UNESCO-s apo konventës ndërkombëtare të RAMSAR luajnë një rol për të krijuar këtë qëndrueshmëri. Zhvillimi i qëndrueshëm i këtij sektori në vendin tonë padyshim që do të bazohet në investime të ndryshme të cilat do të respektojnë mbi të gjitha komponentin natyror, për ti dhënë zonave ku implementohen këto projekte zhvillim afatgjatë.

Zonja Ekonomi, si do të përdoret trashëgimia kulturore dhe historike si pjesë për zhvillimin e turizmit?

Është komponent shumë i rëndësishëm, i cili në fund të fundit përbën gjysmën e potencialit dhe produktit tonë për turizmin, pjesa tjetër është produkti natyror. Trashëgimia jonë kulturore dhe historike është shumë e preferuar dhe kërkuar, veçanërisht nga tregjet e zhvilluara të Europës Perëndimore dhe veriore, ndaj përfitimet që sjellim këto elemente janë shumë të rëndësishme për turizmin. Pika të tilla si vendet e UNESCO-s (Berat, Gjirokastër, Butrint), isopolifonia, qyteti historik i Krujës, kështjellat tona të shpërndara në gjithë vendin, objektet e të shkuarës komuniste, etj janë vlerësuar  dhe po vlerësohen në interes të kësaj industrie. (atsh / a.r)

Next Post

KE: Kosova i ka plotësuar kushtet, liberalizimi i vizave i pashmangshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com