• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Sezoni turistik ka nisur i mbarë, më shumë kujdes nga bashkitë

by Java News
12/07/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e Ministres së  Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, u zhvillua në MZHETTS takimi i radhës me task forcën për turizmin, e ngritur me urdhër të Kryeministrit, z. Edi Rama. Qëllimi i këtij takimi, lidhej me raportimin për ecurinë e deritanishme të sezonit të turizmit nga përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në këtë task forcë.

Ministrja Ekonomi bëri prezent disa observime të raportuara nga katër grupet e punës të MZHETTS, të cilat dy javët e fundit kanë monitoruar situatën në terren nga Velipoja deri në Sarandë. Po ashtu ministrja Ekonomi solli në vëmendje shqetësimet e mbërritura nga qytetarët që lidhen me abuzimet për sa i përket çmimeve, pastrimit apo furnizimit me energji elektrike.

“Do të kërkoja nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve që në kontrollet e tyre të përfshijnë edhe monitorimin e afishimit të çmimeve në hotele dhe restorante në mënyrë që qytetarët të jenë të mirëinformuar” – tha Ekonomi.

Për sa  i përket informalitetit, ministrja Ekonomi kërkoi një vëmendje të shtuar të pajisjes me NIPT të subjekteve private e në veçanti atyre të cilët kanë lidhur kontrata me bashkitë dhe kanë ndërtuar stacionet e plazheve private.

Ministrja Ekonomi u shpreh se: “Nga informacionet e deritanishme vërejmë se në përgjithësi turizmi është duke u zhvilluar mirë, por ka raste kur ne duhet të  ndërhymë. Nevojitet një bashkëpunim akoma edhe më i shtuar me njësitë e pushtetit vendor për sa i përket pastrimit të plazheve publike”.

Problematikat dhe sugjerimet e këtij takimi do t’i komunikohen nëpërmjet një letre njësive të pushtetit vendor për të shtuar bashkëpunimin.

SHËNDETËSIA

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë në këtë task forcë raportoi se në plazhet më të frekuentuara janë vendosur shërbime autoambulancë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe minimizuar kohën e dhënies së ndihmës së parë. Sikurse në urgjencat shëndetësore të ngritura posaçërisht për sezonin  turistik është shtuar numri i personelit. Është duke u punuar edhe për dezinfektimin. Po ashtu ai sugjeroi trajnimin një ditor të forcave policore të stacionuara në pikat kufitare dhe në të gjithë zonën bregdetare. Ky sugjerim u mirëprit nga përfaqësuesi i Policisë së Shtetit.

RENDI

Task forcës iu raportuan edhe masat e marra nga Policia e Shtetit për këtë sezon turistik. Në 31 plazhe në dete dhe liqene, si dhe në 7 zona turistike malore, janë dislokuar 740 forca policore. Po patrullohet bashkërisht me policinë e Kosovës. Është shtuar numri i sporteleve në pikat kufitare me lehtësira në kontrollin e dokumentacionit duke ndjekur një procedurë të përshpejtuar ku në pikat tokësore regjistrohet  automjeti, shoferi dhe vetëm numri pasagjerëve. “Dy tragete me 2.220 persona ditën e djeshme në Portin e Durrësit janë përpunuar në një afat kohor 45 minuta” u shpreh përfaqësuesi Drejtorisë së Kufirit.  U kërkua që Drejtoria e Rrugëve të ndërhyjë me vizimin e dy akseve rrugorë, Maminas-Gjiri i Lalzit dhe Kukës- Morinë.

ENERGJIA

Për këtë sezon turistik është ngritur një shtab pune i kryesuar nga administratori i OSHEE-së.  Janë vendosur 16 numra telefoni për të gjithë vijën bregdetare për të njoftuar defektet. Në Himarë është vendosur një nënstacion lëvizës që rrit tensionin brenda nivelit të nevojshëm. Nga matjet ditore rezulton se niveli rrymës elektrike është brenda normave që nga Palasa deri në Sarandë. Defektet janë minimizuar dhe riparimi i tyre kryhet në një kohë fare të shkurtër.

TATIMET

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme në këtë task forcë u shpreh se ishte në dijeni të rasteve kur abuzohet me çmimet dhe se subjekte të ndryshme janë ndëshkuar. Ai kërkoi që qytetarët ti denoncojnë këto raste pasi edhe kur çmimet janë të afishuara nga subjektet ka raste kur abuzohet përsëri.

TRANSPORTI

Task forcës iu raportua shtimi i sinjalistikës në zonat e plazheve dhe u premtua për më shumë vëmendje në zonën e Shëngjinit, e veçanërisht në ato pika që konstatohen si të rrezikshme nga policia rrugore. U kërkua shtimi i prezencës së policisë në tunelin e Elbasanit.

MJEDISI

ISHMP raportoi se janë kryer 486 inspektime në gjithë territorin e bashkive, përfshi edhe njësitë administrative të varësisë dhe rrugët nacionale ku janë vendosur 20 sanksione dhe janë lënë detyra. Janë inspektuar gjithë vend-depozitimet e mbetjeve në Nj.Q.V dhe janë lënë detyra që të kenë një kanal të jashtëm për të mos lejuar ujërat të përzihen me mbetjet e depozituara, të jenë të rrethuar dhe mos të mos lejohet të futen persona të pa autorizuar, të kenë disa tabela sinjalizuese dhe orientuese duke theksuar cilat mbetje lejohen dhe cilat ndalohet të depozitohen në atë territor. Janë inspektuar për zbatimin e kontratave dhe të lejeve mjedisore subjektet që janë kontraktore të bashkive për këto shërbime dhe ju janë lënë detyra e afate për rinovimin e lejeve, për pajisjen më leje mjedisore e me licenca III.2.B . Ndërkohë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po kryhen kontrolle për sa i përket ndotjes akustike.

AGJENCIA KOMBËTARE E BREGDETIT

Agjencia Kombëtare e Bregdetit raportoi se është duke monitoruar kontratat që bashkitë kanë lidhur me privatët në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave . Deri më tani disponohet e gjithë lista e kontratave në Velipojë, Spille dhe pjesërisht për Sarandën. Për të gjitha këto subjekte, AKB, do të hartojë një raport i cili do të jetë baza e aplikimit të rilidhjes së kontratës sezonin e ardhshëm./java/a.k

Next Post

Pro Reformës, Vladimir Kosta shpall publikisht votën për 21 korrikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I presin sfida të vështira, janari parashikohet të jetë i vështirë për këto shenja të zodiakut

Kini kujdes me ta, këto shenja horoskopi bëhen të frikshme kur zemërohen

April 18, 2026
U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

U arrestua në Dubai/ Kush është bosi famëkeq i mafias evropiane, për kokën e të cilit ishte caktuar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh

April 18, 2026
Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtari i lartë iranian: Anijet që paguajnë do të kenë përparësi në Ngushticën e Hormuzit

April 18, 2026
“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

“Kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme për Kosovën”, ministri Hoxha takon homologun serb: Do hapim konsullatë në Bujanoc

April 18, 2026
Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

Ushtria izraelite jep detajet: Vriten luftëtarë të Hezbollahut në Liban, “shkelën armëpushimin”

April 18, 2026
Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

Fatmir Mediu, pushteti, imazhi dhe pyetjet që mbeten

April 18, 2026
Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

Nga Antalia, thirrje për një Ballkan më të lidhur: paqja kërkon bashkëpunim të përditshëm

April 18, 2026
Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

Sulmi me armë në Kiev, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre edhe autori

April 18, 2026
Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e PD, përdoret prej dekadash nga policia

April 18, 2026
Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian!

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In