• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Qeveria mbështet ndërmarrjet e vogla

by A R
11/05/2016 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi tha sot se qeveria është e angazhuar në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për këtë ka marrë një sërë iniciativash.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ku u prezantua “Indeksi i politikave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë për vitin 2016”, ministrja Ekonomi u shpreh se, “programet për mbështetje financiare, por edhe fushata antiinformalitet në vetvete janë një ndihmë, për këtë kategori biznesi dhe jo vetëm”.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, Jan Rudoplh duke vënë theksin në rëndësinë  e reformës në drejtësi, tha se “Shqipëria ka sfida të rëndësishme në zbatimin e ligjit, të drejtën e pronës dhe luftën kundër korrupsionit. Këto mbeten aspekte kyçe për përmirësimin e klimës së biznesit”.

Ndërsa manaxherja e Projektit të Divizionit të Europës Juglindore pranë OECD, Anita Ritcher u shpreh se Shqipëria ka bërë përmirësime në disa aspekte, por indeksi tregon se ka akoma nevojë për ndërhyrje të tjera. Në një krahasim me indeksin e fundit të vitit 2012 ajo theksoi tre pikat e forta dhe tre më të dobtat.

“Kur shohim më në detaj krahasimin mes të sotmes dhe 3-4 viteve më parë mund të themi se ky proces përmirësimi ka qenë i vazhdueshëm, por ka edhe disa sektorë ku mbeten akoma shumë gjëra për t’u bërë. Ne e dimë që në mjedisin operacional, Shqipëria ka performuar goxha mirë ashtu si edhe me kuadrin rregullator dhe në prokurimin publik. Në anën tjetër, kemi disa aspekte ku duhet të bëhen përmirësime dhe kjo ka të bëjë me aftësitë sipërmarrëse, nxitjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në atë që quhet ekonomi e gjelbër dhe politikat e inovacionit të kësaj kategorie ndërmarrjeje. Janë fusha që tregojnë një nevojë për ndërhyrje”, tha Ritcher./a.m.

Next Post

Ja pse kjo lule njihet si.... "lule mos më prek" (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In