• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Produktet turistike të çdo zone duhen promovuar

by Java News
23/04/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Traditat dhe trashëgimia kulturore janë një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik të qendrueshëm, kryesisht të zonave të tilla  të mëdha që përfshijnë disa fshatra siç është dhe Bashkia e  Vorës. Kështu ka deklaruar Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi në eventin e zhvilluar sot në Kalanë e Prezës të titulluar “Zhvillimi ekonomik dhe trashëgimia kulturore e Vorës” një ekspoze e rrallë e pasurisë së trashëguar etnogradfike, mjeshtrisë atrtizanale, kulinarisë dhe agrobiznesit të zonës. Ministrja Ekonomi tha se ky vit është viti ndërkombëtar i turizmit të Qendrueshëm, i shpallur nga OKB, dhe në gjithë botën po zhvillohen aktivitete të këtij lloj për të promovuar zona të ndryshme duke lidhur trashëgiminë kulturore me zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre zonave. Edhe eventi në Kalane  e Prezës kishte pikërisht këtë synim, të sillte në një qendër të vetme gjithë produktet karakteristike të zonës, si në artizanat, në kulinari, bletari, verë, vaj ulliri etj. Nuk mungoi atmosfera festive, me këngë e valle nga treva të ndryshme të zonës, por dhe nga e gjithë Shqipëria. Ky aktivitet, i organizuar nën kujdesin e veçantë të Agjencisë për zhvillimin e rajoneve dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, mblodhi së bashku dhe kryetarët e Bashkive të Vorës, të Shijakut, Prefektin e Tiranës dhe përfaqësues të tjerë të komuntetit lokal.  

Ministrja Ekonomi përshëndeti organizimin e këtij eventi duke kërkuar që të shënohet në kalendar dhe të bëhet i përvitshëm që të shërbejë si mundësi për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit. Ajo u kërkoi gjithashtu tur operatorëve që ta shënojnë këtë ditë gjithashtu dhe ta përdorin këtë event të përvitshëm për të sjellë turistë në këtë zonë.

Ministrja me tej shtoi se nuk duhet të kërkojmë vetëm të na vijnë të huajt, por dhe ne shqiptarët duhet t’i vizitojmë më shpesh zona të tilla. “Shqipëria jonë e bukur paraprakisht duhet të vizitohet nga ne vetë. Treguesit janë shumë pozitivë në këtë drejtim,  pasi vitin e shkuar vizitat e turistëve vendas në parqet kombëtare u rrit me 3.3 herë më shumë se një vit më pare dhe kjo është një ngjarje për t’u inspiruar dhe për të zbuluar gjithë atraksionet turistike që kemi në vend”.

Më tej prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi tha se u zgjodh pikërisht kjo kala 1000 vjeçare për të promovuar gjithë vlerat e zonës rreth e qark. Ai tha se Vora ka një dimension të ri, pasi gjithë rrugët kryesore nacionale kalojnë në Vorë, çka i jep dhe një rëndësi ekonomike zonës.  Ndërsa kreu i Bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili falenderoi pjesëmarrësit në event duke uruar që të bëhet i përvitshëm dhe zona e Vorës të njihet dhe promovohet për pasurinë e saj. Ai tha  se po bëhen perjekje me Ministrinë e Ekonomisë, me Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Agjencinë e Zhvillimit të Rajoneve që zona të bëhet atraktive për turistët.

Më tej Ministrja Ekonomi vizitoi gjithë stendat e fermereve, të sipërmarrësve dhe artizanëve të zonës, duke biseduar me ta, për mundësinë e përfshirjes në guida turistike, për mundësitë për eksport të produkteve të tyre dhe zgjerimin e tregjeve brenda vendit. Ministrja kërkoi që ata të vazhdojnë të ruajnë cilësinë e produkteve të tyre, pasi cilësia është kriteri i parë për t’u bërë i njohur dhe i suksesshëm në treg. Atmosfera në kalanë e Prezës ka vazhduar deri vonë, me shumë aktivitete të tjera të programuara nga organizatorët.  

Next Post
Çështja Lu-Llalla, Gjergj Bojaxhi: Po prishet imazhi i vendit

Bojaxhi: Kriza politike është artificiale. Po mbajnë peng vendin për hesape personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In