• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Nuk ka asnjë barrierë në shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë

by Java News
27/11/2016 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka asnjë barrierë në shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kosovë. Çështjet e kaluara në këtë drejtim janë zgjidhur falë rritjes së bashkëpunimit dhe nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh ekonomike mes dy vendeve. Ky ishte konkluzioni i takimit të zhvilluar sot në Prishtinë mes Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe Ministres së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami.

Ministrja Ekonomi ndodhej në Prishtinë në kuadrin e panairit të përbashkët “Bli Shqip”, që zhvillohet çdo vit në kuadrin e festës kombëtare mbarëshqiptare dhe ka si synim të promovojë produket shqiptare e të rrisë shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.

Në takimin e përbashkët dy ministret uruan për festën e përbashkët të shqiptarëve, 28 nëntorin, Ditën e Flamurit. Ato shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve, duke shtuar se ende ka shumë hapësira për ta zgjeruar më tej këtë bashkëpunim. Ato premtuan se institucionet respektive do të bëjnë të pamundurën që kompanitë e Shqipërisë dhe Kosovës të mos kenë asnjë pengesë në shkëmbimet tregtare.

Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit, ministrja Bajrami konstatoi se janë 900 kompani me kapital nga Shqipëria që ushtrojnë aktivitetin në Kosovë që nga 2007, ndërkohë që 14 prej tyre kanë punësuar 1400 punëtorë në Kosovë. Ajo theksoi se marrëveshjet e fundit mes dy vendeve kanë lehtësuar tregtinë mes dy vendeve.

Ndërsa ministrja Ekonomi duke ndarë të njëjtin mendim për bashkëpunimin shumë të mirë ekonomik mes dy vendeve, u shpreh se duhet bërë më shumë për të krijuar mundësi që produktet tona të jenë të kokurrueshme në tregun ballkanik dhe atë europian dhe për këtë duhen ndërmarrë veprime konkrete në të ardhmen. Gjithashtu, j Ekonomi u shpreh se duhet zgjeruar bashkëpunimi në disa sektorë të rinj dhe në shkëmbimin e forcës së punës mes dy vendeve.

Ministrja Ekonomi ndodhej në Prishtinë në kuadrin e panairit të përbashkët ‘Bli Shqip’, i cili organizohet çdo vit nga Komuna e Prishtinës dhe MZHETTS, në kuadrin e festave kombëtare mbarëshqiptare. Lidhur me këtë panair, ministrja Ekonomi u shpreh se ka një interesim gjithnjë e në rritje për pjesëmarrje nga bizneset shqiptare çka do të thotë një rritje e interesit për shkëmbimin e produkteve shqiptare.

“Kjo është një ngjarje e madhe për sipërmarrjen shqiptare dhe atë kosovare për njohjen e produkteve shqiptare në tërësi. Produktet tona kanë nevojë të regjistrohen si marka dhe po punojmë shumë për këtë gjë, por dhe konsumatori ka nevojë të mbrohet, ndaj dy palët po punojnë në çështjen e sigurisë ushqimore. Nuk ka pengesë që e ndal këtë bashkëpunim. Të gjithë vijnë me kënaqësinë në panairin “Blej Shqip” u shpreh Ekonomi.  /tch/a.k

Next Post
Akuzë për mashtrim, prokuroia heton pronarin italian të një Call Center në Tiranë

Një lajm i mirë për shqiptarët që punojnë në "Call Center-at" e vendit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com