• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi në Shijak: Biofest 2017, të kthehet në event të përvitshëm

by Java News
28/05/2017 17:10
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
U zhvillua sot në Shijak për herë të parë aktiviteti ‘Biofest 2017”, një panair i prezantimit të pasurisë etnografike, mjeshtrise artizanale, kulinarisë dhe agrobiznesit të zonës së Shijakut, një zonë e rëndësishme sociale me mundësi zhvillimi social dhe ekonomik. Në këtë aktivitet mori pjesë dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, e cila mbajti një fjalë duke uruar të gjithë pjesëmarrësit që këtë event ta kthejnë në një ngjarje të përvitshme, të bëhet traditë dhe të të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj. Ministrja Ekonomi tha se njerëzit kudo në Shqipëri, në çdo zonë, kanë nevojë të mblidhen në panaire si ky, të tregojnë arritjet e fermave të tyre, produktet e artizanatit, kulinarisë, dhe të diskutojnë si të bëjnë gjëra edhe më të mira dhe më të bukura, vitin që vjen.

Duke folur për bujqësinë, profesion me të cilin merret  kryesisht kjo zonë, Ekonomi tha se vëmendja e qeverisë për bujqësinë eshtë shtuar, sipërfaqja e tokave që ishin nën ujë është dyfishuar, dhe kemi më shumë produkte bujqësore e blegtorale, ndërsa shtoi se TVSH e inputeve  bujqësore do të zerohet në mandatin e ardhshëm.

Duke iu referuar turizmit, Ministrja përmendi rezultatet pozitive në sektor, duke thënë se numri i turistëve që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar ishte 15 % më i lartë se një vit më parë, ose rreth 4.2 mln turistë kanë vizituar vendin, disa prej të cilëve kanë ndaluar dhe këtu te ju, pasi ju keni prodhues shumë të mirë vere, keni bioferma që japin produkte të vogla me cilësi të madhe. Ajo tha se shteti do të jetë pranë për ti mbështetur. Një mbështetje e madhe ishte dhe ulja e tvsh për strukturat akomoduese nga 20% në 6%, duke e bërë vendin tonë të krahasueshëm me vendet e tjera të Ballkanit në sektorin e turizmit.

Ministrja u tha banorëve se duhet t’i ruajnë këto tradita të mira që kanë dhe vitin tjetër të vijnë me produkte të reja dhe risi turistike.

Ekonomi falenderoi organizatorët e këtij eventi Biofest 2017, kryetarin e bashkisë Ardian Kokomani, Agjencinë e Zhvillimit të Rajoneve 2, Arben Skënderi, si dhe gjithë pjesëmarrësit në panair. Eventi vazhdoi me aktivitete të larmishme kulturore.

ma.me

Next Post
PD depoziton listë gjysmake në KQZ, janë vetëm 95 emra kandidatësh pa asnjë dokumentacion

KQZ ultimatum PD-së: Ke 24 orë afat për plotësimin e listave të kandidatëve për deputet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Prej 29 ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Jurgen Karajt

February 7, 2026
Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

Arrestimi i avokatit Uljan Bajrami pas debatit në gjyq, Prokuroria e Tiranës kërkon pushimin e çështjes

February 7, 2026
Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In