• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi në panairin e Shtutgartit: Ejani të vizitoni bukuritë e Shqipërisë!

by A R
14/01/2017 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një panair ndërkombëtar turizmi me statusin e veçantë si ‘Vend Partner’.  Pas një viti përgatitjesh, nga data kur u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit, vendi ynë paraqitet në CMT Shtutgart 2017 prej datës 14 deri 22 Janar, në një format si asnjëherë më parë. Shqipëria prezantohet me pavionin më të madh të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave.

Të shtunën e 14 Janarit u zhvillua ceremonia e hapjes së Panairit të Shtutgartit, me rreth 2000 të ftuar, mes të cilëve edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znjMilva Ekonomi si përfaqësuesja e Vendit Partner.

Ministrja Milva Ekonomi mbajti një fjalë në ceremoninë e hapjes së Panairit, ku  shpalosi gjithë vlerat dhe pasuritë e veçanta që ka Shqipëria, duke ftuar të pranishmit të vizitojnë sa më parë Shqipërinë si një destinacion që nuk duhet humbur.

Rezzo Schlauch, politikan gjerman, një nga kontributorët për përfaqësimin e Shqipërisë si vend partner, i ftoi të pranishmit të zbulojnë një vend të panjohur për ta, Shqipërinë, që ndodhet vetëm 2 orë fluturim larg.

Shqipëria, me hapësirën kryesore shpalosi për pjesëmarrësit një program të dedikuar promovimi, ku spikati video promovuese e bukurive natyrore dhe kulinarisë: “Go your own way”, një kënd i veçantë për gatimet tradicionale si dhe këndi i vlerave të pasurisë folklorike, me praninë e grupit folklorik të valleve të Tropojës.

Mistria Ekonomi gjatë ceremonisë u shoqërua nga Ministri i Turizmit të landit të Baden Wurttenberg, Guido Wolf, duke ndarë me të potencialet ende të pashfrytëzuara të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit.

Pas ceremonisë së hapjes, Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një konferencë për shtyp me mediat gjermane ku gjithashtu  foli për Shqipërinë turistike dhe potencialet e saj të mëdha për të pritur vizitorët si dhe iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.

 

Fjala e Ministres Ekonomi në ceremoninë e hapjes

“Është shumë kënaqësi të jesh këtu, pasi për Shqipërinë është hera e parë që  vjen si ‘vend partner’ i Panairit Ndërkombëtar të Shtutgartit. Është shumë bukur të marrësh pjesë në një panair të tillë, pasi për ne është një event gjigand për të demonstruar atë që Shqipëria mund të ofrojë në turizëm. Unë kam dëgjuar fjalë të mrekullueshme për Shqipërinë dhe gjej rastin t’ju falenderoj shumë që e mbështetet këtë ide për të qenë vend partner. Dëshiroj të ndaj me ju, një nga opinionet e ndryshme të turistëve që kanë vizituar Shqipërinë: ‘Në Shqipëri e nis vizitën thjesht si udhëtar, si turist, dhe më pas e përfundon si mik e si mysafir, pasi në Shqipëri, njerëzit janë shumë të dashur, por veçanërisht me  miqtë. Ata u ofrojnë mikut gjithcka që kanë. Ndajnë me miqtë historinë, natyrën, aventurat, njohuritë e tyre dhe mbi të gjitha ushqimin e shijshëm’.

Shqipëria është një vend relativisht i vogël, 28 mijë kilometra katrorë, i ndarë në tre zona kryesore: bregdeti, fushat dhe malet. Bukuria është se këto mund të shijohen dhe vizitohen të gjitha së bashku. Ne kemi disa vende trashëgimi të Unesco, vende që janë shumë të rëndësishme, pasi tregojnë se kemi histori shumë të lashtë, e cila nis që nga periudha romake, bizantine, me pas periudha turke otomane e deri te gjithcka që është ndërtuar gjatë regjjimit komunist. Një element tjetër i rëndësishëm është bashkëjetesa paqësore dhe toleranca fetare në vend. Në Shqipëri ju mund të shihni se njerëzit e respektojnë njëri tjetrin dhe pavarësisht nga përkatësite e tyre fetare, të gjithë jetojnë në paqe me njëri tjetrin.

Sa i takon natyrës në fakt nuk kemi qend dhe aq seriozë për mbrojtjen e saj, por  vitet e fundit falë reformave dhe masave të qeverisë, falë ndihmës së Bashkëpunimit Gjerman (GIZ) dhe shumë agjencive të tjera europiane në Shqipëri, kuptuam se natyra është pasuri që duhet të mbrohet. Aktualisht  janë ndërmarrë disa masa për të mbrojtur biodiversitetin: zogjtë, pyjet, lumenjtë, detet. Shqipëria ka një biodiversitet të pasur që mund të përdoret për turizëm, por dhe për vendasit. Aktualisht kemi shumë parqe kombëtare të mbrojtura. Sivjet, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, numri i vizitorëve që vizitojnë parqet ka qenë më i lartë ndër vizitorët shqiptarë sesa të huajt, dhe kjo tregon një respekt në rritje që shqiptarët po tregojnë tashmë ndaj natyrës së tyre.

Tjeter element është tradita shqiptare dhe ajo çka ofrojnë rajonet e Shqipërisë, cila është historia dhe kultura që ato përfaqësojnë. Në veri të vendit kemi një zonë që mbron deri sot vlerat historike që ata përfaqësojnë. Nëse shkoni në veri të Shqipërisë, ju mund të jeni vizitorë, dhe miq të shtëpive të vogla të atyre që i quajmë ‘guest house”,  ku mund të jetoni mes jetës së zakonshme të njerëzve të zonës, dhe të shijoni të njëjtin ushqim që ata konsumojnë çdo ditë, mund të merrni vetë produktet në kopësht, dhe të shijoni e ndani emocionet me ta. Kjo është një eksperiencë shumë e bukur.

Në zona të tjera në Shqipëri ju mund të bëni ngjitje në mal, të shëtisni me bicikletë , por mund të ushtroni dhe rafting, veçanërisht në juglindje të Shqipërisë kemi zona shumë të bukura, lumenj të egër, që po përdoren për sportet e aventurës. Mjaft të rinj janë të gatshëm të shoqërojnë turistët në këto udhëtime të aventurës, që janë shumë mbresëlënëse, pasi rrisin adrenalinën për ata që e pëlqejnë këtë lloj turizmi.

Në Shqipëri për herë të parë në 2017 ne do të organizojmë dhe kampionatin e parë Botëror të Parashutizmit. Ky lloj sporti jo vetëm që është prezent në Shqipëri, dhe jemi të lumtur që Shoqata jonë e parashutistëve është e aftë të marë pjesë në kampionat, por kemi treguar se jemi të gatshëm të ndërmarrim dhe organizimin e një aktiviteti të tillë.

Ky është turizmi në Shqipëri, që në fakt po ecën në të njëjtin hap me zhvillimin ekonomik të vendit. Ekonomia e Shqipërisë aktualisht po ecën me rritme me të shpejta se në vendet e tjera të Ballkanit. Kemi një rritje impresionuese. Sipërmarrja vendase tashmë po e orienton aktivitetin e saj aty ky janë dhe vlerat tona më të mira. Dhe në fakt ne kemi shumë restorante, ushqim shumë të mirë, dhe verë shqiptare të mrekullueshme. Sipërmarrja shqiptare po  e konsideron shumë seriozisht aktivitetin e vet ekonomik dhe në këtë kuadër disa produkte shqiptare janë regjistruar si marka që mund të tregtohen në tregjet e tjera të Europës. Shqipëria po promovon dhe produktet lokale, si djathrat, zarzavatet, verërat, rakia, dhe shumë produkte te tjera artizanale.  Në Shqipëri po përpiqemi të ruajmë rrënjët tona njësoj shumë vite më parë. Aktivitetet e artizanatit janë rikthyer nga vetë qytetarët e zonave të ndryshme, dhe produktet tregtohen nga po vetë ata. Në vende si Krujë, Sarandë, njetrëzit prodhojnë të njëjtat produkte artizanale, njësoj siç i kanë bërë vite më parë, pra tradita është ruajtur.

Veç kësaj shqiptarët kanë një muzikë shumë të bukur. Nuk e di nëse keni dëgjuar për muzikën polifonike shqiptare, muzikë që është e mbrojtur nga UNESCO. Kultura e kësaj muzike transmetohet nga brezi në brez, pasi njerëzit e duan dhe e ruajnë atë. Nëse je turist në Shqipëri, njerëzit ju ftojnë të këndooni me ta. Çdo rajon i vendit ka traditën e vet të artizantit, muzikës dhe kërcimit, kulinarisë dhe sa herë kanë aktivitete lokale  ata ftojnë shumë miq të bëhën pjesë e tyre.  

Jeta e bukur ndonjëherë ka dhe anën e errët. Shqipëria ka patur një periudhe të errët atë komunistë, por ne po mësohemi ta tregojnë këtë histori ndryshe. Ne po zhvillojmë së fundi të ashtuquajturin “turizmin e errët”. Njerëzit që vijnë në Shqipëri mund të shohin dhe atë se çfarë ka bërë komunizmi në vend dhe si kemi jetuar në atë kohë. Janë dy muzeume deri tani, Bunkart 1 and Bunkart 2 të cilat tregojnë imazhe dhe fakte të asaj kohe, dhe këto fakte janë publike tashmë. Shqipëria është e hapur ndaj së kaluarës dhe ju mund të vini të shihni variacionet e historisë së Shqipërisë: të shihni edhe historinë moderne të saj  si dhe të vizitoni natyrën e mrekullueshme shqiptare.

Në rast se keni mundësinë për të ardhur, mos hezitoni, sepse Shqipëria është shumë afër si destinacion, mund të shfrytezoni fluturimet direkte, apo charters që janë shtuar tashmë drejt Shqiopërisë, mund të përdorni edhe barkat apo tragetet për të mbërrtur në portet tona, por dhe mjetet tuaja private, përmes rrugëve nga Mali i Zi, Serbia, Kosovo, Macedonia, Greqia. Mund ta vizitoni Shqipërinë edhe si pjesë të tureve ballkanike, pasi do të shihni se sa shumë ofrojnë së bashku këto veende. Falë disa projekteve të donatorëve si GIZ, apo Austria, ne po promovojmë rrugët që janë përdorur nga njerëzit në kohë shumë të hershme. Një nga këto rrugë quhet Egnatia (që lidhte dikur Azinë me Europën), dhe tjetra  Via Dinarica, një rrugë që shkon lart në Alpe deri në veri të Europës.  Shpresoj se do gjeni kohën të vizitoni vendin tim.

 Ju faleminderit që na dhatë këtë mundësi, që e bëtë Shqipërinë vend anëtar të këtij panairi, një nga më të rëndësishmit në botë.

Next Post
Këto ushqime ndikojnë në zgjatjen e fëmijëve

Këto ushqime ndikojnë në zgjatjen e fëmijëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In