• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Janë në diskutim disa pika në Jug për ndërtimin e aeroportit të ri

by A R
05/04/2017 16:16
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, së bashku me Ministren e Kulturës,  Mirela Kumbaro dhe të deleguarin e PS-së në qark, ish-ministrin Bledi Çuçi, kanë zhvilluar një takim me Dhomën e Tregtisë së qarkut Gjirokastër.

KEkonomi u njoh me shqetësimet e biznesit dhe mundësitë për të bërë më tepër për të ndihmuar rritjen e tyre. Sipas saj, reformat e ndërmarra nga qeveria kanë lehtësuar ndjeshëm sipërmarrjen, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2016 vlerësohet në 3.46%. Takimi me bizneset e Gjirokastrës ishte në vijim të takimeve të tjera të ngjashme që Ministrja Ekonomi ka zhvilluar në Fier dhe Korçë, për të dëgjuar gjithë problematikën me të cilën hasen bizneset.

Edhe në këtë takim, pasi u dëgjuan gjithë shqetësimet e sipërmarrësve të pranishëm dhe u diskutua lidhur me mundësitë e zgjedhjes së secilës prej problematikave të ngritura, Ministrja Ekonomi dhe Ministrja Kumbaro iu përgjigjën interesit të gazetarëve.

Mes pyetjeve që minsitrja i’u përgjigj, sihte edhe ajo për mundësinë e ndërtimit të aeroportit të Jugut. Ekonomi tha se janë disa pika në studim.

Ministrja Ekonomi: Ajo që bëmë sot me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër lidhet me dy faktorë të rëndësishëm: e para, që ndamë me ata rritjen ekonomike të Shqipërisë për periudhën e vitit të kaluar. Rritja ekonomike ishte një rritje e konsiderueshme, 3.46 % dhe, duke u nisur nga rritja ekonomike, bëmë një analizë të sektorëve që kanë kontribuar. Duke folur për sektorët, përveç atyre që kanë kontribuar në rritjen ekonomike, ka nevojë për të nxitur dhe më shumë kontributin që mund të japin të tjerë sektorë të ekonomisë. Dhe, për këtë arsye është e nevojshme që ata të lehtësohen përmes incentivave, dhe lehtësimit të  procedurave nga shteti. Kështu që, diskutimi me ata që ishin anëtarë prezentë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër ishte që këtë rritje ekonomike ne ta shndërrojmë në një rritje më të madhe dhe ne t’i mundësojmë biznesit që të lehtësohet nga disa lloj procedurash.

Një nga shqetësimet që u ngrit lidhej me disa lehtësira proceduriale me mënyrën se si eksportohen produktet dhe se si caktohet kodi i referencës. Një shqetësim tjetër kishte të bënte me incentivat që mund të jepeshin në sektorin e energjisë, me rimbursimin e automatik të TVSH-së. Gjithashtu, u diskutua dhe për nxitjen që mund të vijë nga sektori i turizmit. Sektori i turizmit u pa si një sektor, i cili ndihmon shumë ekonominë rajonale, sepse ai vë në dispozicion të rritjes dhe të zhvillimit disa sektorë të tjerë, si për shembull hotelerinë, agjencitë turistike, prodhimet bujqësore dhe blegtorale, dhe zhvillimin e produkteve turistike të rajonit.

Diskutuam së bashku me ta dhe me Ministrinë e Kulturës, ku znj. Kumbaro ishte prezente në takim, për t’i mundësuar bizneseve lokale që të aktivizohen më shumë te ato fonde që vë në dispozicion qeveria për sipërmarrjen turistike dhe për mënyrën se si ato mund të përfitojnë nga këto fonde.

Pyetje: A janë krijuar lehtësi për biznesin, sipërmarrjen?

Ministrja Ekonomi: Për sipërmarrjen ne bëmë me dije dy faktorë, njëri procedurial dhe tjetri financiar. Përsa i takon faktorit procedurial, informuam se Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve zhvillon takime me biznesin për të kuptuar problematikën që kanë, sidomos në paketën fason për përkundesin ‘after care’ për biznesin dhe gjithashtu për të nxitur eksportin. Punonjës të AIDA-s lëvizin në çdo qark për të kuptuar se çfarë lehtësirash mund t’i japin eksportuesve.

Ndërsa, mbështetja e dytë është financiare. Qeveria vë në dispozicion fonde për të nxitur disa aspekte të bashkëpunimit me biznesin. Për shembull, vitin e kaluar ne vumë në dispozicion rreth 82 milionë lekë, nga ku përfituan rreth 99 biznese, nga fondet që kanë të bëjnë me nxitjen e konkurrueshmërisë, artizanatit, start up-it, ato të sipërmarrjeve gra në biznes. Përveç kësaj, qeveria vë në dispozicion dhe një fond që mbështet sipërmarrjen turistike. Sipërmarrja turistike mbështetet në dy forma: forma është e parë është për nxitjen e produkteve turistike dhe promovimin e tyre, dhe forma e dytë: për t’i dhënë sipërmarrjes reale turistike më shumë frymë kur ajo ndodhet në ato zona ku janë të rehabilituara falë rilindjes urbane në qendrat historike dhe kulturore të qyteteve.

Pyetje: Cilat janë mundësitë për një aeroport në jug të vendit

Ministrja Ekonomi: Jo vetëm ministria e Ekonomisë, por edhe ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, ministria e Financave, po përpiqemi të gjykojmë për një studim fizibiliteti për një aeroport që mund të jetë në jug të vendit. Natyrisht që ka një konkurrencë pozitive përsa i takon një aeroporti në jug të vendit, sepse po mendohet se ku është zona më e mirë për të ndërtuar aeroportin, për t’i krijuar lehtësira dhe turistëve që vijnë, sepse ne e dimë se ka një kohë të domosdoshme që nuk mund të tejkalojë një turist për të vizituar një vend të caktuar, dhe kjo është jo më shumë se 60 minuta nga momenti i mbërritjes në aeroport për të shkuar drejt një ‘site’ turistik që kemi. Kështu që, janë në diskutim pika të ndryshme për të ndërtuar një aeroport në jug. Akoma nuk ka mbaruar studimi i fizibilitetit. Nuk mund të kemi një përgjigje sot. Ju faleminderit.

Ministrja Kumbaro: Ishte një takim i iniciuar nga Dhoma e Tregtisë, me biznese të ndryshme të qarkut, ku sigurisht dominojnë bizneset që kanë të bëjnë me turizmin dhe kur themi turizëm në qarkun e Gjirokastrës kemi thënë automatikisht trashëgimi kulturore, sepse është pasuria më e madhe që ka ky qark përsa i përket ekonomisë. Prej tre vjetësh tashmë ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare e kanë konsideruar trashëgiminë kulturore si motor të zhvillimit ekonomik dhe kjo nuk mund të bëhet vetëm nga qeveria, nuk mund të bëhet vetëm nga pushteti, por duhet të bëhet patjetër me një bashkëpunim shumë të ngushtë me biznesin. Sidomos në Gjirokastër ku banorët janë njëkohësisht  pronarë të trashëgimisë kulturore dhe ku të paktën prej tre vjetësh tendenca shumë pozitive e zhvillimit për t’i kthyer pronat dhe banesat në hotele, në bujtina apo në restorante. Shifrat janë të mira dhe konfirmojmë një trend pozitiv. Nëse ne krahasojmë vizitorët në kalanë e Gjirokastrës në vitin 2013 kishim vetëm 6900 ndërsa në vitin 2016 kemi 46.200. Nëse në vitin 2013 kishim vetëm një hotel dhe ndonjë tentativë të vogël, sot kemi rreth 10 hotele, ku kemi transferim të trashëgimisë kulturore në hoteleri dhe ndërkohë që flasim kemi projekte të tjera që kanë ardhur pranë ministrisë së Kulturës, pikërisht për t’i kthyer shtëpitë në hotele.

Nga ana tjetër, kemi dhe një lidhje më të mirë të qendrës, që është qyteti i Gjirokastrës, me qytetet e tjera më të vogla rrotull, si Tepelena e Përmeti. Në Përmet është e vështirë sot të gjesh vend për të fjetur, sepse janë shtuar turistët që vijnë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Kjo do të thotë që promovimi dhe potencialit turistik nuk i përgjigjet oferta e hotelerisë. Kjo është arsyeja pse qeveria e ka shpallur qendrën historike të Përmetit me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave si të tillë, që të zhvillohet i njëjti model siç po duam ta bëjmë në Gjirokastër.

Next Post
Irak, kamikazi shpërthen bombën në dasmë, lë të vdekur 12 persona

Sulm kamikaz në Bagdad, të paktën 31 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In