• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Inovacioni, i lidhur fort me zhvillimin e qëndrueshëm

by Java News
12/04/2017 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë sot në konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Inovacioni dhe Zhvillimi i qëndrueshëm”. Shqipëria ende renditet në nivele të ulëta globale përsa i përket klasifikimeve në fushën e inovacionit, ndaj nevojitet që të punohet shumë për të përqafuar gjithë zhvillimet teknologjike, në mënyrë që vendi ynë të shndërrohet nga një treg konkurent për krahun e lirë të punës, në një treg konkurent për teknologjinë ‘smart’.

Ministrja Ekonomi duke marrë fjalën në këtë konferencë tha se inovacioni është pjesë e zhvillimit të qendrueshëm ekonomik, dhe synimi i Ministrisë së Ekonomisë është të nxisë politika që të përdorë dijen dhe zhvillimin e inovacionit në fushën e prodhimit. Ministrja tha se pikërisht në ato ndërmarrje ku është përdorur inovacion, rritja e të ardhurave të asaj sipërmarrje ka qenë e qëndrueshme nga viti në vit.

Ekonomi më tej duke kujtuar se në Shqipëri janë 152 000 ndërmarrje aktive në Shqipëri, shumica e të cilave të vogla e të mesme me 1-4 punonjës, tha se inovacioni duhet t’i shkojë përshtat këtij lloj biznesi.

Ministrja Ekonomi përmendi fondet e AIDA, si një mundësi e shkëlqyer për të çuar përpara një ide inovative. Ajo përmendi dhe studimin e fundit të  paraqitur në mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve ku rezulton se Shqipëria ka 40%  kapacitete pune për shërbime të kontraktuara ‘outsource’ si Finance, IT etj dhe këto duhet të shfrytëzohen. Në fund, Ministrja përmendi sektorin e markave dhe patentave që shume shpejt do kthehet në agjenci, duke shtuar se janë rreth 7000 marka e patenta shqiptare të regjistruara deri më sot, çka tregon se sipërmarrjet po ndërjegjësohen për të mbrojtur biznesin, markën apo patentën për produktet e tyre inovative.

Ekonomi ftoi të rinjtë të prodhojnë ide inovative në ndihmë të biznesit, sepse çdo ide e mirë, padiskutim e gjen rrugën për t’u financuar dhe për t’u vënë në zbatim.

Rektori Arben Malaj përmendi disa shifra që tregojnë se ku është Shqipëria në raport me vendet e tjera në fushën e inovacionit. Kështu sipas Global Talent Competitiveness Index 2017 Shqipëria renditet në vendin e 80 nga 118 duke u përmirësuar me 5 pozicione nga viti i kaluar. Ndërsa për Vocational and Techincal Skills ndodhet në vendin e 70 nga 118 duke u përmirësuar 6 pozicione në krahasim me një vit më parë. Në ‘Talent Impact’ pozicionohemi në vendin e 112 nga 118, një pozicion ky jo i mirë. Ai theksoi se Zvicra apo Singapori që janë në nivelet më të larta në këtë sektor, e kanë kryesisht këtë renditje të mirë prej talenteve në radhet e emigrantëve dhe jo të vendasve. Shqiptarët kanë shumë potencial për të  përqafuar më shpejt ndryshimet teknologjike në botë.

ma.me

Next Post
Deputeti Pendavinji-Bashës: Kriza juaj nuk është kriza e shqiptarëve

Deputeti Pendavinji-Bashës: Kriza juaj nuk është kriza e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In