• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Gati kalendari turistik vjetor

by A R
27/12/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë sot në takimin përmbyllës të projektit “Në Zbulim të Mistereve të Jugut”, një projekt i zbatuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit, i financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Projekti solli një risi, pasi ndërlidhi kulturat e jugut me të veriut përmes një sërë aktivitesh që u zhvilluan nga Tropoja në Himare, Pilur e Kuc të Vlorës, si një mënyrë për të marrë eksperiencën e turizmit model malor që ofron Valbona dhe për ta zbatuar atë n zonat rurale e malore të rajonit të Himarës.

Projekti në fjalë ka publikuar rreth 15 libra në dy gjuhë (me financimin e GIZ) për 15 zonat rurale të Bashkisë Himare, të cilat kanë vlera të jashtëzakinshme për t’u vizituar në do stinë të vitit.
Botimet janë specifike për Himarën, Borshin, Kallaratin, Qeparoin Dhermiun, Vranishtin, Pilurin, Kudhësi, Lukoven, Fterran, Çorraj, Ilias, Porto Palermo, Vunoi, Kuçi. Këto botime u japin një informacion shume të hollësishëm lexueve shqiptare dhe të huaj për vlerat e kashtëzakonshme historike, kulturore të këtyre zonave.

Ministrja Ekonomi duke përshëndetur këtë projekt u shpreh e kënaqur me arritjet e këtij projekti, i cili ishte pjesë e disa projekteve për turizmin që MZHETTS financoi muajt e fundit. “Kishte një numër të madh aplikimesh dhe fusha e tyre ishte shumë e gjerë,- tha Ministrja. “Por jugu i Shqipërisë ka një specifikë pasi është shumë i kërkuar nga turistët, ndaj dhe produktet që duhet të ofrohen në këtë zonë duhet të jenë të larmishme. Qëllimi është që të zgjasim kohën e turistëve në Shqipëri, të mos qëndrojnë vetëm për plazhin dhe diellin por të ngjitën në këto zona të bukura dhe t’i eksplorojnë ato, të shohin historinë, të shikojnë gatimet tradicionale dhe të ushtrojnë pse jo sportet e aventures si hiking etj.” u shpreh ministrja Ekonomi.

Ky projekt ofronte njohjen e një pjesë të panjohur të jugut dhe konkretisht rrethinave të Himarës raporton ATA. Ministrja shtoi se ende nuk njihen gjithe destinacionet turistike që Shqipëria ofron. Ajo tha se po përgatitet kalendari gjithvjetor i turizmit në Shqipëri, që do të ndihmojë jo vetëm në një ide më të mirë të turizmit gjithvjetor në Shqipëri, dhe jo vetëm në verë, por gjithashtu do të llogariten më mirë dhe të ardhurat që sjell turizmi në ekonomi.

Veçantia e këtij projekti ishte zhvillimi i disa aktiviteteve në këto zona rreth Himarës, ku jo vetëm u prezantuan librat për secilën zonë, por dhe u hapën ekspozita me piktura, u zhvilluan koncerte, u ekspozuan gatime të zonës dhe prodhime artizanale të tyre. Gjatë dy ditëve rresht në fshatrat e Himarës u kërcyen valle tropojane dhe u kënduan këngë labe, duke sjellë dhe një miksim të këndshëm të kulturave dhe traditave mbarëshqiptare. /a.m.

Next Post
2016: Çfarë dreqin po ndodh?!

2016: Çfarë dreqin po ndodh?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com