• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekonomi: Ballkanit i duhet një platformë e vetme ekonomike

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi zhvilloi të mërkurën një takim me homologun maqedonas, Arlind Zeqiri, si dhe delegacionin që shoqëron atë.

Ministrja Ekonomi në fillim të bashkëbisedimit evidentoi numrin e lartë të shkëmbimit të vizitave zyrtare midis përfaqësuesve të dy vendeve tona.
Angazhimet e përbashkëta, tha ministrja Ekonomi për zhvillimin e rajonit, duke renditur në plan të parë çështjet lidhur me konektivitetin në Rajon, si rëndësinë e investimeve që vijnë nga diaspora marrin një rëndësi të veçantë.

Fillimisht, Ekonomi u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA dhe nga viti 2011 tregtia midis dy vendeve tona është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore. Bizneset dhe investimeve maqedonase në Shqipëri, janë 325 ndërmarrje ose me kapital të përbashkët.

Duke u ndalur tek shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi theksoi se ato po ndjekin tendencë në rritje. Gjatë vitit 2015 ato arritën vlerën prej 108.62 milion euro ose me një rritje prej 11 % më shumë se në vitin 2014. Specifikisht eksportet u rritën në masën 22 % dhe importet u rritën 4.2%.

Ministrja Ekonomi, së bashku me ministrin Zeqiri dhe delegacionin që e shoqëronte, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik të investimeve, shkëmbimeve tregtare, turizmit, në industri dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Gjatë këtij takimi Ekonomi e njohu ministrin Zeqiri me përgatitjet e Samitit të Diasporës në 13 nëntor në Tiranë, në të cilin MZHETTS do të prezantojë tre panele. Ministri Zeqiri e vlerësoi këtë iniciativë të qeverisë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për të kontribuar.

Për bashkëpunimin rajonal në tregti ministrja Ekonomi tha se “korridori i 8-të, është i rëndësishëm në funksion të realizimit me sukses të projekteve të përbashkëta mes dy vendeve. Ne si vende anëtarë të CEFTA-s duhet ta përdorim këtë instrument në konsolidimin e tregut rajonal përfshi zgjidhjen e çdo lloj barriere tregtare”.

Ministri Arlind Zeqiri shprehu mendimin se Porti i Durrësit, duhet të promovohet akoma edhe më shumë, si një tjetër urë lidhëse midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
Ministrja Ekonomi gjithashtu e vuri theksin në rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në nivel rajonal, si projekti i “Alpeve”, i mbështetur nga GIZ, me mjaft interes për vendet tona (Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë) si dhe roli i UNESCO për zhvillimin e turizmit në liqenin e Pogradecit. Ishin 223.000 qytetarë nga Maqedonia të cilët zgjodhën për të pushuar në Shqipëri gjatë muajve të verës.

Të dy ministrat ndanë të njëjtën qasje se rajonit i nevojitet një platformë ekonomike, si një i tërë dhe transformimi i rajonit në një treg të përbashkët për investime.  Vlerësuan se pjesëmarrja më aktive e diasporës në investime të drejtëpërdrejta në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë duhet konsideruar me vëmendje maksimale. Gjatë takimit u ra dakord për organizimin e aktiviteteve ekonomike midis dy vendeve, si dhe zhvillimin e projekteve të ndërsjellta për një prezantim të përbashkët në tregjet e vendeve të treta.

ma.me

Next Post
(FOTO) Në Librazhd nuk pyetet për ligjin! Vazhdon masakra në pyje

(FOTO) Në Librazhd nuk pyetet për ligjin! Vazhdon masakra në pyje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

Paralajmëron shefi i inteligjencës gjermane: Gjermania rrezikon të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë

October 5, 2026
Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

Dyshimet për helmim në kopshtin e Korçës, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale! Prindërit kërkojnë sqarime

October 5, 2026
“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com