• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekipi i përbashkët Kinë-OBSH: Ende nuk është identifikuar kafsha bartëse e koronavirusit

by A R
10/02/2021 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i sekuencës virale të koronavirusit të tipit të ri tregoi se virusi ka origjinë nga transmetimi zoonotik, por bartësi ende nuk është identifikuar, tha të martën Liang Wannian, udhëheqësi i palës kineze i ekipit të përbashkët Kinë-OBSh në Wuhan.

Konferenca e shtypit në Wuhan nga ekipi i përbashkët Kinë-OBSh

Liang i tha këto pas përfundimit të pjesës së Kinës të studimit mbi gjurmueshmërinë e koronavirusit nga Ekipi i Përbashkët Kinë-OBSh, që përbëhet nga 17 ekspertë kinezë dhe 17 ekspertë nga 10 vende të tjera.

Identifikimi i sekuencës virale tregoi se lakuriqi i natës dhe pangolina nuk janë aq të ngjashëm që të shërbejnë si paraardhës të drejtpërdrejt të koronavirusit, sipas Liang-ut.

Larmishmëria e të dhënave të sekuencës së koronavirusit u duk në fillim të shpërthimit të epidemisë në Wuhan, tha Liang, gjë që tregon se ekzistojnë zinxhirët e transmetimit, për të cilët nuk u morën mostra, përveç tregut të prodhimeve të detit “Huanan” të Wuhanit.

Ai shtoi se nuk ka shenja të transmetimit të koronavirusit të llojit të ri në Wuhan para dhjetorit 2019.

Virusi ka të ngjarë të kërcejë nga një kafshë në një bartës ndërmjetës e më pas te njerëzit

Një nga ekspertët e ekipit të OBSh-së, Peter Ben Embarek, tha se ekipi erdhi në Wuhan me dy objektiva, njëri është që të kuptojë më mirë fillimin e shpërthimit të koronavirusit në Wuhan në dhjetorin e 2019-s dhe tjetri është të studiojë se si ndodhi, përkatësisht se si u shfaq virusi dhe si u infektuan njerëzit. Ai tha se tani ekspertët kanë më shumë hollësira mbi gjendjen e hershme.

Embarak nënvizoi se ekipi i përbashkët Kinë-OBSh zhvilloi një vlerësim shkencor të katër rrugëve të mundshme se si virusi arriti tek njerëzit: virusi kërceu drejtpërdrejt nga kafsha tek njeriu, virusi u transmetua nga një kafshë tek një bartës ndërmjetës dhe pastaj te njerëzit, virusi u transportua përmes zinxhirit të ftohtë dhe virusi doli nga një laborator.

Hulumtimi i tyre në Wuhan arriti në përfundimin se virusi ka shumë të ngjarë të ketë kapërcyer nga një kafshë në një “mikpritës” ndërmjetës dhe më pas tek njerëzit.

Po ashtu, ai tha se ka gjasa transmetimi i drejtpërdrejt nga kafsha tek njeriu ose zinxhiri i ftohtë.

Sidoqoftë, eksperti i OBSh-së përjashtoi mundësinë që koronavirusi i ri të kishte dalë nga laboratorët, duke thënë se nuk ka shumë gjasa dhe se ata nuk do të punojnë për këtë hipotezë në lidhje me gjurmimin e virusit në të ardhmen.

Embarek u bëri thirrje vendeve të zgjerojnë bazën e të dhënave globale të viruseve, duke përfshirë të dhënat e sekuencës gjenetike të viruseve të lidhura dhe të gjejnë raste më të hershme të infektimit si dhe të kontrollojnë mostrat e hershme të gjakut në të gjithë botën. Për më tepër, shkencëtarët duhet të mbledhin më shumë mostra jo vetëm nga Kina, por edhe nga vendet e tjera.

Next Post
“Programi i Lulit, rikthim në kohën e Kserës dhe Mziut”, Veliaj: Basha braktisi Astirin për një makinë

"Programi i Lulit, rikthim në kohën e Kserës dhe Mziut", Veliaj: Basha braktisi Astirin për një makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In