• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Egoizmi si e vetmja (anti)vlerë e fshatit të madh shqiptar

by Ilir Yzeiri
22/09/2019 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Shqiptarët janë mëkuar dhe ende këndellen me narrativa romantike e pseudoromantike për vitalitetin e racës së tyre dhe për madhështinë e historisë. Fjala vjen, zgjedhja e Kokalarit –një  shqiptare nga Sudeia në një post të lartë të Bashkimit Europian ngazëllen shpirtrat e drobitur dhe e shpall si shenjë të krenarisë shqiptare dhe si sukses madje të Shqipërisë. Nuk po merrem këtu me teori konspirative e pseudoshkencore që na paraqesin ne shqiptarëve si themelin e Europës dhe të familjes europiane. Nuk kam ndërmend as të parakaloj këtu mënyrën se si jemi shfaqur para vetes dhe botës qysh se ndërtuam shtetin e parë shqiptar. Po ndaloj në këtë pjesën e fundit të jetës sonë si komb dhe të shpërndarë në dy shtete si entitet më vete. Nëse i vëren veprimet tona dhe atë që ne realizojmë si një e tërë, pra si shqiptarë, do të vëresh se ka shumë pak veprime që na paraqisin si një të tërë, pra si shqiptarë dhe ka shumë të tjera që na paraqitin si ajo shprehja që thotë « punë shqiptarësh », në kuptimin që janë veprime që tregojnë më shumë jo tërësinë e shqetësimeve që kemi si shtet, si vend, si bashkësi, si entitet, por shqetësim që ka secili i marrë veças, secili si padron i Shqipërisë apo si çifligar i një çifliku. Siç dihet teoria frojdiane mbi egoizmin e shenjon atë me « Uni-in » që është dashuria për veten ose vetja në qëndër  dhe në opozicion me të « Mbi uni » ose dashuria për të tjerët ose vetëdija që nuk je vetëm ti në këtë botë, por janë dhe të tjerë dhe me ta duhet ndarë hapësira dhe koha. Kjo pjesë shenjohet nga kulturat e ndryshme dhe nga ideologjitë. Ne, shqiptarët, jemi shumë kontadiktorë. Në raport me botën pra me jo sjqiptarët kemi një kulturë të admirueshme, vëmë në punë « Mbi-unin » dhe kemi përpunuar një kod të tërë që të huajin e respekton. Ndërsa sa i takon shqiptarëve mes vedi, ata në çdo rast udhëhiqen nga « uni » dhe kjo pastaj manifestohet në kulturën e dhunës dhe të mospërputhjes që ne e kemi si vlerë në marrëdhënie mes nesh. Kjo është një temë e gjerë, por po mjaftohem të përmend këtu se Kushtetuta që do të duhej të ishte një manifestim i mirëkuptimit dhe si duhej kuptuar si një marrëveshje sublime, te ne është ndërtuar dhe shpallur vetëm si kontratë e një pale politike. Në diktaturë, kushtetuta ishte jo marrëveshje po traktat detyrues. Në këto vite tranzicion ne dy herë që tentuam të miratojmë një kushtetutë, e bëmë atë vetëm duke e miratur nga njëra pale politike. Berisha bëri referndum dhe dështoi, pastaj e PS dhe aleatët e saj bënë një tekst tjetër që nuk u miratua nga PD-ja. Në një farë kuptimi ky është manifestimi i EGO-s politike që drejton jetën e vendit. Ndja këtu te ne, cilido person që merr në dorë fatin e vendit apo edhe institucione më modeste synon në fillim të realizojë Unin e tij dhe jo Mbi-unin.

Po e nis nga arti. Gjatë verës, disa miq të huaj që do të vizitonin Tiranën më kishin kërkuar që t’i shoqëroja edhe në Galerinë e Arteve dhe të vizitonin sidomos pavijonin e realizmit socialist. Unë ju pata bërë një panormanë më të gjerë dhe kisha parasysh galerinë e disa viteve më parë. Vjen dita dhe shkojmë ta vizitojmë. Futemi brenda. Në katin e parë ishte ekspozita restrospektivë e Kolë Idromenos. E mrekullueshme ! Pastaj dalim dhe unë kërkoj të futemi në pavijonin në të majtë, po na katin e parë, aty ku mbaja mend se ishin të ekspozuara sipas rendit historik dhe sipas shkollave e metodave pikturat tona. Kisha parasysh « Malësorin » apo një tjetër pikturë të Sadik Kacelit me të cilat fillon realizmi në pikturën tonë, por një vajzë e re më thotë se nuk ekziston ky pavijon. Kini vetëm në kat të dytë e të tretë pavijonin e artit të realizmit socialist. Ngjitemi dhe në dy kate e sipërme gjeta të ekspozuara apo të hedhura sipas tekave të atij që nuk merret vesh se cili është, piktura të bërë në socializëm ku mund të vëreje, ato pllakatesket dhe deri ato me nota impresioniste apo ekspresioniste e pak kubiste. Çfarë është kjo pyes ? Vajza që na shihte prej larg ngriti supet ?  Tani merreni mend se çfarë jemi ne ? Vjen një drejtor Galerie dhe nuk pyet askënd, e bën Galerinë Kombëtare të Artit si një dhomë në shtëpinë e tij dhe ekspozon çfarë t’i teket. Asnjë kriter, duke fshirë periudha dhe artistë të tërë, ky drejtor nuk punon aty që të na përfaqësojë të gjithëve, por që të na tregojë në të tjerëve egon e tij, unin e tij të sëmurë e të deformuar. Më kujtohet se dikur ruhej kriteri historik dhe kishte një renditje më logjike. Mbaj mend që pavijoni i artit të realizmit socialist mbyllej me kompozimin brilant të piktorit që mendohet me penelin në dorë, një metaforë që e mbyllte shumë bukur atë periudhë. Nëse lexon faqen në Ëikipedia të Galerisë Kombëtare mëson se :

Është hapur në vitin 1946 me sipërfaqe ekspozimi rreth 5300 m². Aty gjenden disa salla ekspozimi si ajo e Artit të Rilindjes, e Artit Bizantin, salla e Grafikës dhe ajo e punimeve të bera pas viteve 50. Në Galerinë e Arteve ruhen rreth 4100 vepra arti të autorëve shqiptare dhe të huaj, të cilat përfshijnë një periudhë kohore që fillon që nga shekulli XIII e vazhdon deri në ditët e sotme.

Aty ruhet edhe busti i parë shqiptar, i cili është busti i Skënderbeut, i punuar në vitin 1908 nga Murat Toptani. Që prej vitit 1999 është hapur për publikun një bibliotekë e Galerisë ku mund të shfrytëzohen albume, revista, kritikë dhe literaturë e ndryshme mbi artet figurative. Sot në Galerinë Kombëtare të Arteve ruhen rreth 4000 vepra.

Galeria Kombëtare e Arteve u themelua në vitin 1954, dhe u transferua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1974. Galeria Kombëtare e Arteve është institucioni më i rëndesishëm i arteve pamore në vendin tonë. Këtu ruhet koleksioni Kombëtar i arteve pamore, duke filluar nga gjysma dytë e shek. XIX e deri në ditët tona. Ky koleksion përbëhet nga vepra të periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë (1883 – 1944), një koleksion ikonash që i përket shek. XIII – XIX, koleksioni më i madh i pikturës dhe skulpturës së periudhës së Realizmit Socialist (1944-1990) , pavioni i artistëve të huaj, si dhe një koleksion i artit bashkëkohor kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Por në qoftë se ti hyn sot aty do të gjesh vetëm dy pavijone me piktura të realizuara gjatë socializmit ku përsihen stile të ndryshme dhe vetëm kaq. Kur ishim ne gjendej edhe një ekspozitë e një piktori holandez. Kjo logjikë të kujton egoizmin primitive dhe megalomaninë prej injoranteje të Mirela Kombaros e cila sapo erdhi e u bë ministre, i eleminoi të gjitha çmimet për studimet apo kritikën dhe la vetëm çmimin për përkthimin me që hiqet nga soji i përkthyesve dhe ajo.

Logjika e egoizmit dhe shfaqjes me dhunë të injorancës oreintale për ta paraqitur fuqinë që të jep një përfaqësim publik si parzmore dhe si shtizë për t’ia ngulur në tru opinionit të squllur shqiptar, është një konstante e përhershme te ne.

Të gjithë ankohen se po na mbyt turbofolku dhe se kënga shqiptare po kthehet në klithma reperësh që artikulojnë psherëtima dhe “ahe” e “ohe” që shenjojnë ekstazën ku arrin shqiptari që zdërhallet në makina luksoze e në mejhane të quajtura disko, ku sfida më e madhe është t’ia ngulësh tjetrit dhe t’u tregosh të gjithëve makinat, pistoletën dhe femrat. Kjo nuk është thjesht vetëm një shfaqje ekstreme e egoizmit primitive dhe triumfit të konsumizmit banal, më shumë se kaq, ajo është shkatërrim  edhe i atyre pak vlerave që mbështeten mbi melosin dhe poezinë e bukur  që ne kemi pasur si traditë. Askush nga këta që përmenda nuk e sheh veten si pjesë e një komuniteti që edhe vuan edhe ka sheqtësime të tjera dhe të ndryshme nga ankthet e luksit dhe të konsumizmit.

Dhe në fund fare shihni ligjërimin politik. Opozita shqiptare, në asnjë rast, me ligjërimin e saj nuk artikulon shqetësime që të na prekin të gjithëve. Duke denoncuar  pa fund natën dhe ditën, e duke sharë pa mbarim majtas e djathtas, ajo nuk e kupton se po bëhet ë pabesueshme dhe se kështu po shfaq vetëm egoizmin e saj banal që kërkon ta bëjë veten si kampione e urtësisë, dijes, dhe vlerave, gjë që edhe Krishti, Muhameti e Buda nuk e kanë bërë deri në fund. Edhe ata ishin më të përkorë. Opozita jonë ka asgjësuar marrëveshjen, kompromisin dhe ka zgjedhur si alternativë vetëm përplasjen më Edi Ramën. Kështu ata harrojnë se marrëveshja dhe kompromisi është vdekje për egoizmin banal dhe oriental dhe një shteg që të çon te Mbi-uni, të respekti dhe te dashuroa edhe për të tjerët që janë të ndryshëm nga ti.

Dhe për ta përmbyllur, doja të përmendja një fakt. Si ka mundësi që po kalon më shumë se një shekull dhe ne, shqiptarët, nuk zgjidhim dot asnjë punë të brendshme pa ardhur të huajt, pra pa na diktuar ata. Serbëve u bëhet presion të zgjidhin jo punët që kanë brenda, pra si të votjnë e si të ruajnë votën, por punët me të tjerët, me ata që janë jashtë tyre. Vetëm, shqiptarët, nuk i hapin rrugë shqiptarit tjetër derisa ose të asgjësojnë ai ose ta vrasin. Dhe këtë e quajmë krenari dhe forcë.

E patë se si pothuajse gjithë bota doli para dy ditësh në protesta për të ndalur ndotjen e globit, frymëzuar nga 16-vjeçarja suedeze Greta. U quajt manifestimi më i madh i të gjitha kohërave. Dolën të rinj edhe në Greqi, Itali e kudo. Vetëm në Shqipëri nuk doli asnjë i ri. Pse? Ka shumë arsye. Por, unë mendoj se më kryesorja është mungesa e vetëdijes së gjerë dhe e kuptimit të jetës si pjesë e një të tëre dhe jo si pushtim i një hapësire për të eleminuar të tjerët. Fyrna e egoizmit banal dhe e përjashtimit të tjetrit në emër të kënaqësisë që të jep sfida se ti je i vetmi dhe më i miri, se ti nuk pyet për askënd as për ata që kanë jetuar para teje në këtë vend dhe as pë rata që jetojnë me ty, po na bën një vend me një shoqëri primitive që jo vetëm nuk di të përzgjedhë vlerat e saj, por që i lufton ato vlera në emër të  pasionit të njeriut që e sheh natyrën, shoqërinë dhe gjithçka tjetër si mundësi për t’i grabitur dhe për të kënaqur oreksin  abdominal. Ndërsa mungesa e vetëidjes për t’u përfshirë edhe në problem që shqetësojnë globin, tregon se egoizmi si vetëdije nuk të lë që ta projektosh veten si pjesë e botës. Egoizmi të jep të drjtën që tit a mendosh veten thjesht si i pari i fshatit, ose si pjesë e një fshati që duhet ose ta sfidosh ose të nënshtrohesh.

Next Post
Rama, në familjen e prekur nga tërmeti: Rindërtojmë çatinë e shembur

Rama, në familjen e prekur nga tërmeti: Rindërtojmë çatinë e shembur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

“Versioni im më i mirë”/ Ish-ministrja e deputetja socialiste prezanton për herë të parë partnerin e saj

January 1, 2026
Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

Nis keq viti 2026/ Makinat përplasen “kokë më kokë” në Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur

January 1, 2026
“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

“2025 ishte viti im më i mirë”, rrëfimi i aktorit Mehdi Malkaj: Djali im ka 1 vit që ka lënë drogën

January 1, 2026
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

Abuzime me tenderat e Ministrisë së Arsimit/ Prokuroria Speciale në Kosovë: 12 persona dhe 3 kompani nën akuzë

January 1, 2026
Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

Trump tërhiqet përkohësisht! Anulon vendosjen e Gardës Kombëtare në Çikago, LA dhe Portland

January 1, 2026
Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

Aksidenti me tre të vdekur në Tepelenë, Policia jep detaje: Dy shoferët 24 dhe 25 vjeç humbën jetën në vend

January 1, 2026
“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

“Jetën nuk ia zgjatëm dot, por kujtimin mundemi”, aktorja Ema Andrea prek me postimin për humbjen e vëllait binjak

January 1, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ 3 të vdekur nga përplasja e dy automjete

January 1, 2026
Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

Satirë me vargje për deputetët, Gjekmarkaj: Zegjineja te vitrina, nën çatinë me llamarina! Bëj qejf Ulëzi qafiri, sa pa …

January 1, 2026
Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

Si e “ndihmon” BE-ja Babagjyshin? Mesazhi festiv i Parlamentit Europian

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com