• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Egjipti fsheh të vërtetën për varrin e Tutankhamunit

by Aalison Pearse Stevens
13/05/2016 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota e arkeologjisë u elektrizua vitin e kaluar nga lajmi se varri i Tutankhamunit mund të ketë dhoma të fshehura që përmbajnë mbetje të mbretëreshës Nefertiti. Ishte një histori që dukej se ka gjithçka: muret fals, thesarin e varrosur, të paktën një mumie – dhe shpresën për ngjalljen e industrisë së turizmit në Egjipt.

Por ishte vetëm një problem: lajmi tani duket të jetë i pabazë. Shkencëtarët thonë se evidencat e bazuara në kërkime të reja po shtypen nga qeveria në Kajro. Njoftimi në nëntor të vitit të kaluar nga ministri i Antikiteteve, Mamdohu Eldamaty, kishte thënë se është “90 për qind pozitiv” dhe se një skanim i mëhershëm me radar kishte zbuluar një dhomë të paeksploruar dhe dukej se i bashkohej teorisë së egjiptologut britanik, Richard Reeves, ka përgatitur “Koha Ditore” shkrimin e TheGuardian.

Ky i fundit pretendonte se varri i Nefertitit ishte i padëmtuar i varrosur në atë lokalitet dhe besohej se ishte njerka e Tutankhamunit, të cilit i referoheshin si faraon. Skanimi i dytë ishte bërë këtë vit, duke përdorur radar më të avancuar teknologjik dhe ishte organizuar nga “National Geographical Society” (NGS).

Kjo organizatë kishte thënë se ka dërguar raport në Ministrinë egjiptiane të Antikiteteve. Sidoqoftë, ministria nuk i ka zbuluar gjetjet, duke rritur dyshimet se ata nuk pajtohen me pohimin paraprak e duke shkaktuar konflikte politike në Kajro. Eldamaty ka përfunduar mandatin dhe në muajin mars ai është zëvendësuar me një ministër tjetër.

Dean Goodman, gjeofizikan me vendbanim në Kaliforni, i cili ka analizuar të dhënat e skanimit, ka thënë se nuk ka qenë në gjendje të komentojë asgjë për shkak të marrëveshjes me “NGS” për të mos zbuluar të dhëna. Por më parë ai është cituar nga ueb faqja e “National Geographic” tek ka thënë se nuk është gjetur asnjë dhomë.

“Nëse do të kishim zbrazëti, atëherë do të duhej të bënim një reflektim të fuqishëm”, kishte thënë ai.

“Por ajo thjesht nuk ekziston. Të dhënat e radarit shpesh mund të jenë subjektive. Por në këtë lokalitet nuk janë. Është mirë që për një lokalitet të rëndësishëm si ai të kemi rezultate bindëse dhe të qarta”.

Ndërsa një zyrtar nga “NGS” ka thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen ministrisë.

“Skanimet e ‘National Geographic’ dhe vlerësimet e Goodmanit janë shkëmbyer me Ministrinë egjiptiane të Antikiteteve. Çdo pyetje rreth skanimit të ‘National Geographic’ duhet të drejtohet direkt në ministri”.

Sidoqoftë, të enjten pas telefonatës në zyrën e ministrisë nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe një e-mail me një mesazh automatik i është kthyer redaksisë ku shkruhet se kjo adresë nuk është valide. Nuk ka pasur përgjigje as për kërkesën që Reeves të komentojë rastin, e ai është egjiptolog në Universitetin e Arazonës.

Laërence Conyers, antropologe nga Universiteti i Denverit dhe autore e “Ground-Penetrating Radar for Archaeology”, ka dhënë komente për këtë çështje.

“‘National Geographic’ ka ardhur dhe ka mbledhur dy sete të të dhënave dhe përdorën të gjitha pajisjet e reja me antenë. Në fillim ata skanuan muret kur e dinin se kishte zbrazëti prapa dhe e shfrytëzuan këtë si model, kështu që ata e dinin se çfarë po kërkonin. Ata bënë disa skanime në një mur të vetëm dhe nga ajo kuptova se nuk ka shenjë për një hapësirë të zbrazët”, ka thënë Conyers.

Ndërsa një shkencëtar i njoftuar me këtë situatë ka thënë: “Me aq sa kam kuptuar, egjiptianët po e mohojnë këtë. Po frikësohen dhe kjo është bërë si një helm politik. Kur je në mes të situatës në të cilën njerëzit po spastrohen për shkak të pozicionimit të tyre, atëherë shkencëtarët duhet të tërhiqen dhe ta lënë politikën që ta drejtojë situatën.

Ne e kemi lënë shkencën ta bëjë punën e vet”. Optimizmi kryesor rreth gjetjes së dhomës së fshehtë në varr ishte mbushur nga skanimi i radarit i performuar nga specialisti japonez, Hirokatsu Watanabe.

Ato gjetje janë në shqyrtim, veçanërisht pasi Watanabe ka refuzuar që të japë informacione mbi të cilat i ka bazuar konkluzionet e tij. Ai ka thënë për ueb faqen “National Geographic” në një konferencë në Kajro se pas më shumë se 40 vitesh në fushë ai ka përshtatur ekipin në një shkallë të tillë, saqë të dhënat e tij janë të palexueshme për të tjerët.

“Kur dikush më thotë se ka shkuar që të kontrollojë të dhënat unë mërzitem”, ka thënë ai. Por nuk ka shprehur asnjë dyshim në rezultatet e tij. “Besoj tërësisht në informacionet e mia”. (b.an)

Next Post

(VIDEO) Polici vret gruan që i afrohej me hanxhar (Pamje të rënda)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In