• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Egbo tregon racizmin shqiptar, Champions dhe suksesin

by Java News
08/08/2020 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emmanuel Egbo dha një kontribut të vyer te Tirana, që u rikthye te titulli kampion dhe tani po bëhet gati për të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese të Champions League. Suksesi i tij ka tërhequr vëmendjen sërish në Nigeri dhe tekniku ka dhënë një tjetër intervistë, që është botuar në “Punchng”.

“Jam i kënaqur që ndihmova klubin tim të arrijë titullin kampion pas 11 vitesh. Për një klub që është mësuar të fitojë tituj dhe kupa çdo vit, të presësh 11 vite është një ndjenjë e pabesueshme. Të qenurit i pari afrikan që e bën këtë, është një ndjenjë e mrekullueshme”, shprehet Egbo fillimisht, ndërkohë që ëndërron edhe më shumë.

“Po shohim përpara dhe kërkojmë të tregojmë se ajo që bëmë në kampionat nuk ishte thjesht një flakë kashte apo diçka që e arritëm rastësisht. Besoj se kemi një shans të mirë për të kaluar në fazën e grupeve në Champions League ose në Europa League. Thjesht duhet të japim më të mirën dhe të besojmë te vetja. Nëse ndodh kjo, sigurisht që është e mundur. E pamundur nuk është asgjë”, shton nigeriani.

Egbo mendon se përshtatja me mentalitetin e vendit tonë është çelësi i suksesit: “Nuk ishte një rrugë e lehtë për mua, por duhet të rezistosh dhe të punosh shumë, duke besuar te vetja që mund ta bësh diçka dhe me siguri që mundesh.

Duhet të njihni dhe të kuptoni mentalitetin dhe kulturën e vendit ku jetoni dhe punoni, të mësoni të flisni gjuhën e tyre, të përziheni me ta dhe të pranoheni si një prej tyre. Kjo ma lehtësoi pak rrugën drejt suksesit. Mësova nga gabimet e trajnerëve të tjerë dhe mora pak nga metodologjia e punës së tyre, për të krijuar edhe filozofinë time të stërvitjes”.

I pyetur në lidhje me futbollin shqiptar, Egbo ka shtuar: “Futbolli shqiptar po zhvillohet dhe është rritur në çdo aspekt: në infrastrukturë, në cilësinë e stërvitjeve etj. Ata kanë përshtatur stilin italian të të luajturit, me theks te taktika dhe forca fizike. Kjo sepse shkolla e trajningut në Shqipëri ka partneritet me atë në Itali, që ka prodhuar emra si Mancini, Conte e të tjerë”.

RACIZMI – Ka një perceptim që lojtarët afrikanë janë vetëm për të vrapuar dhe kohët e fundit tema e racizmit është diskutuar në çdo rrafsh, madje  në SHBA dhe shumë vende të Europës pati protesta pas vrasjes së George Floyde. Egbo është ngacmuar mbi këtë temë të ndjeshme, duke i kujtuar deklaratën e një legjende të Manchester United.

“Dwight Yorke tha se të bardhët favorizohen në stërvitje? E dëgjova intervistën e tij dhe unë u nxita. Nuk mund të presim që të na e hedhin punën ne. Duhet të punojmë fort dhe të kalojmë radhët për të marrë një shans të vogël dhe ta shfrytëzojmë në maksimum për të treguar veten. Nuk do të na jepet një shans i dytë nëse dështojmë.

Racizmi është një çështje që duhet të trajtohet me kujdes ose do të përdoret në mënyrën e gabuar. Ka prej 400 vitesh dhe do të vazhdojë të ketë, na pëlqen ose jo. Thjesht duhet të zhvillojmë një forcë mendore për ta kapërcyer atë. Shpesh afrikanët janë akuzuar se luanin kartën e racizmit për t’u parë si viktima, por ne nuk duhet ta lëmë të na hedhë poshtë.

Madje duhet të na shërbejë si faktor motivues për të na shtyrë të punojmë më shumë dhe t’ua dëshmojmë atyre që na trajnojnë ashtu se nuk mund të na thyejnë pavarësisht gjithçkaje. Kjo është ajo që kam qenë në gjendje të bëj, që edhe mes vështirësive dhe njerëzve që nuk e duan suksesin tënd e nuk të japin meritat, të mund të qëndroj në këmbë dhe t’u provoj që janë gabim”.

Next Post
COVID-19 ka “gjunjëzuar” botën/ Shkon mbi 692 mijë numri i viktimave. Bilanc i zi në Brazil në 24 orët e fundit

Lajm i mirë nga Italia/ Vetëm 347 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 13 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

September 5, 2026
Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

September 5, 2026
Çelet sezoni turistik në Pogradec, mundësi akomodimi edhe në familje

Pogradeci ka jo vetëm liqenin…

September 5, 2026
Takimi Trump-Putin, zbulohen kushtet e Rusisë

“Putini nuk ka ndërmend të sulmojë territoret e NATO-s”- Trump reagon pas tensioneve në Evropë: Po flas me të, e njoh mirë!

September 5, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Aksident i rëndë në rrugën Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

September 5, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

“Vapa po ikën me Gushtin”, mot i kthjellët në të gjithë territorin ditën e sotme!

September 5, 2026
Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

Situata kritike me zjarrin edhe në Fier, operacion për shuarjen e flakëve në Frakull! Në terren zbarkon edhe ushtria nga Tirana

September 5, 2026
“Prioritet mbrojtja e jetës”- Banesa të djegura dhe 30 banorë të evakuuar, ministri Nufi: 171 efektivë e 10 mjete në terren për fikjen e zjarrit në Himarë

“Prioritet mbrojtja e jetës”- Banesa të djegura dhe 30 banorë të evakuuar, ministri Nufi: 171 efektivë e 10 mjete në terren për fikjen e zjarrit në Himarë

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com