• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Efharisto poli file”, mesazhi i gazetës turke “Hurriyet” për Greqinë pas ndihmës për tërmetin

by Java News
14/02/2023 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Efharisto poli file” (Shumë faleminderit mik), shkruan gazeta turke Hurriyet në faqen e saj të parë, duke falënderuar Greqinë për solidaritetin pas tërmetit shkatërrues që vrau më shumë se 37 mijë njerëz.

“Ekipi grek i shpëtimit (EMAK) prej rreth 50 personash, të cilët qëndruan në Turqi për një javë, u mirëpritën në Greqi si heronj”, shkruante Hurriet, duke përshkruar “klimën e krenarisë, por edhe lavdërimet për solidaritetin dhe humanizmin që morën shpëtimtarët”.

Në të njëjtin botim turk, citohet deklarata e kreut të Njësisë Speciale Greke të Reagimit ndaj Fatkeqësive të EMAK-ut, Dimitris Roupa, i cili tha: “Ne bëmë gjithçka që do të bënim në vendin tonë, as më shumë e as më pak”.

Shpëtimtarët grekë ndodheshin në Antioki deri të dielën dhe pak orë para përfundimit të punës së tyre, pranuan kërkesën e të afërmve të një 24-vjeçareje të bllokuar për të ndërmarrë një operacion tjetër, në një pallat në Hatay.

Ditët e fundit disa raportime në mediat turke flasin për “solidaritetin e Greqisë” dhe siç shkruante “Jumhuriet”, ministri i Jashtëm turk mirëpriti Nikos Dendias në Adana duke theksuar se “do të bëjmë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona përmes dialogut. ndërsa komenton se “në ditë kaq të vështira shihen fqinjët e mirë”.

Mevlut Çavusoglu, në një takim që pati me homologun e tij izraelit Eli Cohen, po ashtu u shpreh se shpreson që “solidariteti ynë gjatë këtij tërmeti të jetë vendimtar edhe për hapjen e një faqeje të re me Greqinë. Prandaj, si të gjitha vendet e rajonit, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe paqen e rajonit tonë”.

/s.f

 

Next Post
Misteri i agjentit të FBI/ McGonigal, profili i një zyrtari me njohje në lojërat e pushtetit

Demokratët kërkuan komision hetimi për 'Rama-McGonigal', PS: U falsifikuan firmat e 4 deputetëve! Këlliçi, Bylykbashi, Shehaj e Baçi do merren në pyetje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In