Forcat e policisë kanë zhvilluar një aksion për kapjen e një të kërkuari në qytetin e Durrësit mbrëmjen e kësaj të enjteje.
Por asgjë nuk ka shkuar sipas planit. I kërkuari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik ende, duket se i ka pikasur agjentët e policisë.
Për pasojë ai ka përplasur me makinë dy oficerë policie duke i lënë të plagosur. Më pasi autori qëlloi veten me armë dhe është i plagosur. Deri më tani nuk dihet nëse të plagosurit janë në rrezik për jetën apo jo.
Megjithatë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
/a.r