• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Efektivë në sheshe, lokale, banka, pedonale/ Policia e Shtetit zbulon masat për festa e fundvitit

by Java News
25/12/2023 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetori karakterizohet nga atmosfera festive, por referuar historikut, nuk kanë munguar as ngjarjet kriminale, vjedhjet, vrasjet, zjarrvëniet të qëllimshme ose jo, e ndërsa për fat të keq për shkak të fluksit të shtuar të njerëzve ka pasur edhe viktima si pasojë e aksidenteve rrugore. Për rrjedhojë, me qëllim parandalimin e këtyre ngjarjeve, Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave të ndërmarra për fundvit. Përgjatë Krishtlindjeve dhe natës së ndërrimit të viteve, do të ketë prezencë të shtuar të forcave të policisë.

Për netët festive, por dhe gjatë  ditëve  të fundit të vitit do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, efektivët e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh. Nga ana tjetër, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të  bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Njoftimi i Policisë
Policia e Shtetit, gadishmëri të plotë për të garantuar rendin dhe sigurinë, me rastin e festave të fundvitit.

Masat shtesë, duke filluar nga pikat e kalimit kufitar, në kufirin e gjelbër, në akset rrugore dhe në qendrat e banuara.

Për garantimin e rendit dhe të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, të angazhuara Forcat e Sigurisë Kombëtare, drejtoritë vendore të Policisë dhe ato kufitare, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia Kriminale.

Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë festave të fundvitit, Krishtlindjeve, natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve të para të vitit të ri 2024, Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar masash, për të siguruar mbarëvajtjen e festave dhe për të parandaluar ngjarjet kriminale dhe ato rrugore, pasi prej dy ditësh ka fluksit të madh në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për të hyrë në Shqipëri.

Masa shtesë janë ndërmarrë edhe për të parandaluar futjen në Shqipëri, të lëndëve piroteknike dhe përdorimin e kundërligjshëm të tyre.

Masat e marra kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet në të gjithë territorin, duke shtuar prezencën e shërbimeve të Policisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë, kontrollin ndaj personave me precedentë kriminalë, automjeteve të tyre dhe të ambienteve që ata frekuentojnë, bazuar në inteligjencën informative, sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale.

Për të eliminuar radhët e gjata në hyrje, janë marrë masa, janë shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Po bashkëpunohet me homologët në pikat tokësore, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe për sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme, në të dyja anët e kufirit.

Njëkohësisht është rritur kontrolli si në pikat e kontrollit kufitar, ashtu edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve rrugore, duke shtuar monitorimet në të gjitha akset rrugore, me makina inteligjente, radarë automatikë dhe me patrulla të lëvizshme, me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ndërkohë, vijon kontrolli ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë dhe lëndë të tjera piroteknike, duke bashkëpunuar me PMNZH-në dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese.

Për netët festive, por dhe gjatë ditëve të fundit të vitit do të ketë rritje të prezencës policore në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë natës së ndërrimit të viteve, duke bashkëpunuar edhe me policitë bashkiake përkatëse.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të sigurisë dhe rendit, në restorante, lokale dhe qendra tregtare, që kanë frekuentim të lartë qytetarësh.

Për të parandaluar ngjarjet kriminale, janë shtuar shërbimet dhe patrullimet në afërsi të bankave, zyrave të këmbimit valutor, tregjeve dhe objekteve të tjera, ku administrohen vlera monetare dhe materiale.

Forcat e Sigurisë Kombëtare janë shpërndarë në porte, aeroporte, pika kalimi, në qendra të mëdha urbane dhe në akse rrugre, duke bashkëpunuar me strukturat vendore dhe janë në gadishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo moment, në rast së është e nevojshme.

Policia e Shtetit uron qytetarët gëzuar festat e fundvitit dhe i siguron ata se është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët, dhe në këtë kuadër i fton ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie.

/f.s

Next Post
Maturantja që për 12 vite mori vetëm 10-ta tregon pse ka zgjedhur që të jetojë në Shqipëri

Maturantja që për 12 vite mori vetëm 10-ta tregon pse ka zgjedhur që të jetojë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com