• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti i verës së kuqe, rrit dëshirën seksuale sepse…

by A R
02/01/2018 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Keni një dëshirë të madhe kohët e fundit të përmirësoni lojën në shtrat?

Alkooli, veçanërisht vera e kuqe, listohet si një nga dhjetë afrodiziakët më të mirë, por nuk duhet tepruar kurrë me të. Pra, lind pyetja: kush është sasia e duhur? Na lini ta përshkruajmë paksa gjatë.

Kur pimë pak verë, efekti fillestar i alkoolit si një nga lubrifikantët më të mirë shoqërorë, nis të bëjë punën e vet. Ne ndihemi më të çliruar, më të hapur dhe më të qetë. Ky është guximi i pijes le të themi dhe për këtë arsye gjithmonë na duket që kemi më shumë sukses kur takojmë dikë në një lokal.

Ne ndihemi më me besim për të rrezikuar dhe i flasim kujtdo. Kur jemi pas gotës së parë dhe në fillim të gotës së dytë ndihet më shumë kënaqësia që të jep vera, transmeton Mapo.al.

Alkooli stimulon receptorët në trurin tonë dhe kur jemi te 1-2 gota kemi një ndjenjë ngrohtësie që ende nuk është “mbytur” nga marramendja që vjen pas disa gotave të tjera.Çdo lloj alkooli (me konsumim të moderuar) ndihmon në kënaqësinë dhe dëshirën seksuale, por asnjë nuk ka të krahasuar me verën e kuqe.

Ajo ka të mira në aspektin seksual si për femrën, ashtu edhe për mashkullin. Për femrat, vera e kuqe thekson edhe më shumë dëshirën seksuale, të paktën kështu ndodh sipas disa kërkuesve shkencorë italianë. Ata zbuluan se vera e kuqe rriste qarkullimin e gjakut në zonat erogjene të femrave, që rrjedhimisht rrisin dëshirën seksuale.

Gjithsesi, kërkuesit shkencorë saktësojnë se pas 2 gotave, janë efektet e tjera të alkoolit ata që marrin kontrollin dhe sjellin një eksperiencë seksuale më pak të kënaqshme.

Moderimi, me sa duket, është çelësi i suksesit.Për meshkujt, jo vetëm që 1-2 gota rrisin qarkullimin e gjakut në zonat thelbësore, por vera e kuqe rrit edhe nivelin e testosteronit në gjak. Testosteroni është një hormon i domosdoshëm për urinë seksuale te meshkujt.

Por, ashtu si edhe te femrat, disa gota më shumë kanë efektin e kundërt, ulin testosteronin dhe dëshirën seksuale. Pra, kur flasim për verën dhe seksin, gjëja më e mirë që mund të bëni është që të hapni një shishe verë dhe ta ndani me partnerin. Kjo është sasia e duhur për secilin nga ju, në mënyrë që të përfitoni nga efektet pozitive të kombinimit verë-seks. /b.d

Next Post
Ish-trajneri i Munchen, në krye të Kukësit

Ish-trajneri i Munchen, në krye të Kukësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com