• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti i vaksinës ndaj ‘Deltas’ dhe mutacioneve të reja: Çfarë duhet të dinë të paimunizuarit

by
05/07/2021 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar më shumë se 15 muaj nga fillimi i pandemisë, COVID-19 vijon të shpërthejë atje ku autoritetet shëndetësore mendonin se ishte larguar. Shkak për këtë dukuri tashmë janë bërë mutacionet e reja. Revista amerikane e vlerësuar ndërkombëtarisht “Atlantic” ka nxjerrë në pah tre parime të thjeshta në lidhje me raportin me vaksinës dhe varianteve të COVID.

1.Vaksinat janë efektive kundër varianteve të reja

Vaksinat janë injektuar tek persona të prekur me variantet e reja. Varianti britanik kishte nisur të përhapej në të gjithë botën kur filluan vaksinimet e para. Deri më tani ato kanë rezultuar efektive ndaj këtyre mutacioneve duke ulur me 90% rrezikun për njerëzit e vaksinuar dhe me 50% mundësinë e transmetimit të virusit tek të tjerët, shkruan abcnews.al.

Në raste shumë të rralla, një person i vaksinuar, sëmuret me COVID, infeksioni zgjat më pak në kohë dhe sëmundja rezulton më pak ngjitëse.  Faktet e deritanishme tregojnë se vaksinimi është gjithashtu efektiv kundër variantit Delta . Në mënyrë indikative, sipas të dhënave nga Britania, dy doza të vaksinës Pfizer janë 88% efektive në parandalimin e infeksionit me ndonjë simptomë Delta dhe 95% efektive në shmangien e shtrimit në spital.

Por një dozë e vetme është vetëm 33% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik. Në Izrael, vendi me shkallën më të lartë të vaksinimit (rreth 85% e të rriturve), ka një rritje të vogël të rasteve të reja të Delta (rreth 30% të vaksinuar plotësisht), por deri më tani asnjë rast i vaksinuar nuk është infektuar me COVID. Është ende e paqartë në çfarë mase mund ta transmetojë virusin tek të tjerët një person i vaksinuar plotësisht, shkruan abcnews.al.

Një studim i fundit, i udhëhequr nga mikrobiologu klinik Ravindra Gupta i Universitetit të Kembrixhit, gjeti raste të punonjësve shëndetësorë në Indi të cilët, megjithëse ishin vaksinuar plotësisht me AstraZeneza, u infektuan me Delta dhe e transmetuan tek të tjerët. Nëse kjo vlen edhe për vaksinat e ARN-së , atëherë mbase edhe të vaksinuarit duhet të vazhdojnë të mbajnë maskën në ambiente të mbyllura.

2. Delta dhe variantet e tjera prekin të pavaksinuarit.

Të vaksinuarit janë më të sigurt nga variantet e reja, por të vaksinuarit janë më të rrezikuar se kurrë përballë tyre. Edhe nëse ata përfitojnë nga ambienti me njerëz të vaksinuar që krijon dalëngadalë një imunitet kolektiv, njerëzit e pavaksinuar priren të krijojnë vazhdimisht shpërthime të reja të pandemisë, madje edhe brenda komuniteteve me nivele të larta të vaksinimit.
Edhe në vendet me programe të avancuara të vaksinimit, ku ka një përqindje të madhe të njerëzve të vaksinuar, ka mundësi të shpërthimit të varianteve të reja.

Delta, sipas të dhënave nga autoritetet në SHBA, po përhapet shpejt në zona me norma të ulëta të vaksinimit ndërsa pabarazitë globale të vaksinimit e avancojnë problemin, pas nga tre miliardë doza të administruara në të gjithë botën, 70% e tyre janë përdorur vetën në 6 vande, ndërsa varianti Delta është zbuluar në më shumë se 85 vende.

Në rang global, një në 10 njerëz janë vaksinuar në COVID, ndërsa në Afrikë ky raport është 1/100.

3. Ndërsa nuk jeni të bindur për t’u vaksinuar, rritet rreziku që vaksinat ta humbin betejën përballë varianteve të reja të COVID.

Infeksioni tek njerëzit që nuk janë vaksinuar ende do të rrisë mundësinë për të shfaqur mutacione të reja, që përhapen më lehtë dhe mposhtin imunitetin natyral.  Sa më gjatë që i lëmë hapësirë ​​virusit të infektojë njerëzit, aq më i madh është rreziku i aftësisë së tij për të shpëtuar nga imuniteti.

Treguesi i parë që kjo do të ndodhë, sipas epidemiologut Maya Matzumder i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Harvardit, do të jetë “kur pacientët e vaksinuar sëmuren dhe shtrohen në spital me simptoma”.

Sidoqoftë, nuk ka gjasa që të jemi aq të prekshëm sa në fillim të pandemisë, pasi vaksinat kanë prodhuar antitrupa të ndryshëm mbrojtës dhe imunitet qelizor në trupin e vaksinuarve, kështu që do të jetë e vështirë për një variant të përhapet. Nëse kjo ndodh, edhe njerëzit e vaksinuar plotësisht do të kenë nevojë për një dozë përforcuese. Mutacioni Delta është i rrezikshëm, megjithëse nuk rrit ashpërsinë e sëmundjes, por përhapjen e tij.

/b.h

Next Post
Reportazhi i zhdukur për vilën e Metës dhe Kryemadhit, si provë për SPAK

Reportazhi i zhdukur për vilën e Metës dhe Kryemadhit, si provë për SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

“Do ta luftojmë Amerikën dhe Izraelin”, ja si vajza e Ikballe Hudutit kërcënonte nga Irani aleatët e Kosovës

June 25, 2026
Fraksioni i “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

Fraksioni i “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

June 25, 2026
Simboli i protestave në Tiranë! Flamingot ”pushtojnë” Facebook-un e Ramës

Simboli i protestave në Tiranë! Flamingot ”pushtojnë” Facebook-un e Ramës

June 25, 2026
U shpall ‘person i padëshiruar’ në Shqipëri, Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb!

U shpall ‘person i padëshiruar’ në Shqipëri, Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb!

June 25, 2026
Nga Irani në Tiranë për të “shpëtuar Shqipërinë”, Rama nxjerr pamjet: Në bulevard kemi dhe turistë të shitur!

Nga Irani në Tiranë për të “shpëtuar Shqipërinë”, Rama nxjerr pamjet: Në bulevard kemi dhe turistë të shitur!

June 25, 2026
Demonstruesit të mos imitojnë Berishën, por studentët e Dhjetorit: Atyre iu mjaftuan vetëm katër ditë për të fituar

Ja si radikalizmi i kërkesave po i shpërdoron energjitë pozitive të protestës

June 25, 2026
FOTOLAJM/ Gazetari i opozitës sulmon nënkryetarin e opozitës pas takimit me Papën

FOTOLAJM/ Gazetari i opozitës sulmon nënkryetarin e opozitës pas takimit me Papën

June 25, 2026
Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi

June 25, 2026
100 vjet Prefektura e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

100 vjet Prefektura e Tiranës, Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

June 25, 2026
Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

Dosja “Metamorfoza”, dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In