• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti i vaksinës dhe rreziku nga fushata/ Stroni flet për uljen e shifrave: Gëzohuni, por jo shfrenim

by Java News
02/04/2021 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist Gent Stroni u shpreh mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu se duhet të gëzohemi për uljen e trendit të infektimeve dhe fataliteteve, por jo të humbim vigjilencën.

“Ne duhet të gëzohemi se trendi i shifrave që publikohen është në rënie dhe trendi ka rënie edhe te personat që humbin jetën. Por humbja e vigjilencës ndaj këtij virusi është e rrezikshme, masat duhet ti vazhdojmë ti mbajmë.

Dalja e diellit, të gjithë kemi marrë frymë më ndryshe, popullata ka menduar se cdo gjë mbaroi, por jemi akoma larg. Ndoshta do të vijojmë të bashkëjetojmë me këtë virus të paktën edhe një vit tjetër, jemi akoma në mes të rrugës” tha ai.

Por si shpjegohet ulja e rasteve? “Ka ato kurbat e veta, me ulje-ngritje, me ato valët e detit, me ulje dhe ngritje. Tani jemi në një trend zbritës. Vala tjetër nëse do të ndodhë do të jetë shumë e zbutur, jo si në nëntor” tha ai.

Mjeku Pëllumb Pipero ngriti shqetësimin se fillimi i prillit mund të sjellë rritje të rasteve me COVID-19 për shkak të grumbullimeve të fushatës. Të njëjtin shqetësim e ndan edhe Stroni. “Ekziston teorikisht, pasi njihen këto lloj valësh, nëse nuk do të tregohemi të kujdesshëm kjo do të ndodhë, por kemi edhe atë imunizimin e tufës”.

Por përse në Shqipëri janë shënuar kaq shumë vdekje nga COVID-19? “Në fillim nuk u mbrojtëm si duhet. Më pas vajtja në plazhe na dha një trend rritës në shtator, tetor dhe nëntor duke u bllokuar resurset e COVID-1 dhe 2. Ky është problemi kryesor. E njëjta gjë na ndodhi pas vitit të ri, dhe tani kemi këtë periudhën e relaksit” tha ai.

Në vazhdim të bisedës, mjeku u shpreh se virusi ka thyer cdo lloj ligj në mjekësi. “Tani në këto dy javë shikoj një ndryshim të formulës, psh nëse leukocidet duhet të ishin të ulëta, nuk janë më të tilla, por virusi është prezent, unë e lidh me rënien e një agresiviteti, uljen e ngarkesës virale në vendin tonë, kjo tregohet me shifrat e njerëzve që po infektohen më pak”.

Gjithashtu Stroni theksoi se ka pasur persona që janë riinfektuar “për faktin se antitrupat që kanë përfituar ose kanë qenë të pakta ose hiç”.

Por sa do të zgjasë efekti i vaksinës që po injektohet? “I pari që ka bërë vaksinën ka qenë në dhjetor dhe duhet të maten antitrupat në dinamikë. Duhet të shikojmë në shtator-tetor për të parë nëse do të duhet të kemi një vaksinim periodik si gripi”.

Në fund të bisedës, mjeku tregoi edhe nismën e sindikatës. “Mjekët dhe infermierët që shërbyen në COVID kanë një stres dhe presion shumë të madh. Ne pretendojmë që të mundet të bëjmë grupe për t’u ardhur në ndihmë këtyre mjekëve” tha ai.

g.kosovari

Next Post
Skandali me dy kandidatët e PD/ Edhe pse ishin të infektuar me COVID vijonin takimet me qytetarët

Skandali me dy kandidatët e PD/ Edhe pse ishin të infektuar me COVID vijonin takimet me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In