• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efekti i mundshëm i protestës së 16 shkurtit

by Eduard Zaloshnja
28/01/2019 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Arthur Finkelstein ishte konsulenti i parë politik amerikan që aplikoi strategjinë elektorale të “votimit refuzues”.  Duke e filluar karrierën e tij si konsulent rishtar i Barry Goldwater në mes të viteve ’60, ai u bë më vonë strategu i fushatave që sollën në pushtet Niksonin e Reganin në SHBA, Netaniahun në Izrael, dhe së fundmi, Orbanin në Hungari (Shënim: Në vitet 2000 Finkelsteini ka qenë konsulent elektoral edhe i Edi Ramës).

Pas një studimi të thellë të rezultateve elektorale dhe të sondazheve politike, Finkelsteini arriti në përfundimin se sinoret elektorale janë pak a shumë të përcaktuara para çdo palë zgjedhjeje. Për këtë arsye, mendonte ai, përpjekja për ta rritur sinorin tënd elektoral është humbje e kotë parash dhe energjie, sepse me më pak para dhe energji, mund ta tkurrësh sinorin e kundërshtarit nëse arrin ta demonizosh atë. Sipas tij, votuesve të kundërshtarit mund t’ua mbushësh më lehtë mendjen ta refuzojnë atë (duke mos marrë pjesë në votim), se sa t’i bindësh të votojnë për ty. Ndërkohë, votuesve të tu u bëhet zemra mal, kur demonizohet kundërshtari, mendonte Finkelsteini.

Ndoshta pa e ditur nëse Finkelsteini ekzistonte në këtë botë, Berisha ka qenë një zbatues i strategjisë së tij qysh në fillimet e veta në politikë. Dhe zbatues të kësaj strategjie kanë qenë të gjithë politikanët e rëndësishëm shqiptarë të tri dekadave të fundit.

Gjë që na sjell tek protesta e 16 shkurtit, e shpallur nga Lulzim Basha si protesta që do të rrëzojë qeverinë Rama. Në fakt, asnjë protestë në dy dekadat e fundit nuk ka arritur të rrëzojë ndonjë qeveri në Shqipëri. Dhe kjo ka ndodhur sepse kanceleritë perëndimore, të djegura nga qulli i destabilitetit të 1997-ës, i fryjnë fort kosit të çdo proteste në Shqipëri (Për shembull, PD-ja zaptoi praktikisht të gjitha institucionet shtetërore gjatë protestës së 14 shtatorit 1998, por u detyrua të tërhiqej, pas trysnisë perëndimore).

Gjasat janë që edhe protesta e 16 shkurtit mos ta rrëzojë qeverinë Rama; si të gjitha të të tjerat në dy dekadat e fundit. Por sidoqoftë, ajo i shërben strategjisë së opozitës për demonizimin e Ramës.  Duke u zhvilluar fill pas remontit kapital të qeverisë (më shumë se gjysma e ministrave u zëvendësuan), protesta jep mesazhin se problemi nuk ishin ministrat që ikën, por është vetë “demoni” Rama. Sipas opozitës, me të në krye të qeverisë, do të vazhdojë korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar e me oligarkët, në dëm të shqiptarëve të thjeshtë.

Synimi i protestës nuk duket se do të jetë mbushja e mendjes së votuesve të majtë, se Basha mund të qeverisë më mirë se Rama; qëllimi ndoshta është t’i bindë votuesit e majtë të lëkundur, që ta refuzojnë Ramën, duke mos votuar më për të e për kandidatët e tij në zgjedhjet e rradhës. Gjithashtu, nuk duket se do të jetë synim i protestës që të entuziazmojë votuesit e djathtë të votojnë për Bashën, por që t’i energjizojë ata të votojnë kundër Ramës, si e keqja më e madhe për vendin.

Sidoqoftë, strategjia e demonizimit të kundërshtarit përmes protestave ka rrezikun e vet. I entuziazmuar nga militantët e shumtë, të sjellë me autobuza nga e gjithë Shqipëria, Basha mund të kalojë në kërkesa ultimative për largimin e Ramës. Dhe në qoftë se e bën një kërkesë të tillë ultimative gjatë protestës, kur do të transmetohet drejtpërdrejt nga të gjitha televizionet, nuk mund të ketë më kthim pas.

Në këtë rast, do të përsëritej skenari i para dy vjetëve, kur Basha nuk pranonte të futej në zgjedhje me Ramën kryeministër, por në fund u ul e bëri marrëveshje me të, i detyruar nga trysnia perëndimore.  Dhe rezultatin e atij skenari e dimë të gjithë. Partitë e djathta u tkurrën me 220 mijë vota; nga kuota e 680 mijë votave (që kishin patur më 2013-ën), zbritën deri në kuotën e 460 mijë votave…

Next Post
“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë”, Kadare, mesazh për humbjen e Arapit

Meta: Kadare, krenaria e letrave dhe e mendimit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com