• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Efektet në sektorin e punësimit të Bashkëpunimit Gjerman në Shqipëri

by Java News
14/05/2021 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabian Kodra ka punuar më parë në Gjermani ku ishte student dhe kryente kursin e gjuhës gjermane. Pas rikthimit në Shqipëri, ai ishte në kërkim të një profesioni apo të një kualifikimi personal. Përmes rrjeteve sociale mësoi për DIMAK Albaniadhe kërkoi ndihmën e tyre për t’u afruar me tregun e punës. Ai mësoi për programin “Rikthim në mundësi të reja” qëmbështetqytetarët shqiptarë, veçanërisht të rikthyerit nga emigracioni në Gjermani apo nga vende të tjera, për t’u integruar në tregun e punës. Një nga aktivitetet e zhvilluara në kuadër të këtij programi është Trajnimi në Vendin e Punës në Sektorin e Turizmit.

“Aplikova dhe më përzgjodhën. Kam mësuar shumë. Për studentë apo nxënës, të cilët nuk e shohin një të ardhme në arsimin e lartë, dhe duan të kenë një profil, një zanat, mendoj se trajnimet që zhvillon DIMAK Albania janë shumë të vlefshme”,- rrëfen Fabiani, tashmë i punësuar në një prej hoteleve të bregdetit, pasi përfundoi trajnimin afatshkurtër.

Gjermania ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë, duke u kujdesur që asistenca e dhënë në tre dakadat e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim të shkojë aty ku duhet dhe të përfitojnë personat, të cilët kanë më shumë nevojë. Efektet e punësimit të programeve të financuara nga Qeveria Gjermane në Shqipëri u prezantuan përmes një konference, ditën e premte, 14 maj 2021, në Tiranë.

Në tre vitet e fundit, nga 2018 në 2020-ën, asistenca teknike dhe financiare e dhënë nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim ka kontribuar në punësimin e rreth 20.000 personave, më shumë se gjysma prej të cilëve në vende të reja pune.

Programet e zbatuara përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) operojnë në fusha të ndryshme si arsimi dhe formimi profesional, zhvillimi i biznesit dhe qasja e tij në financime, turizmi rural dhe bujqësia.

“Masat e promovimit të punësimit janë të fokusuara në ndërmjetësim për punësim në kuadrin e panaireve të punës dhe karrierës, këshillim dhe trajnime afatshkurtra dhe afatgjata. Ne mbështesim edhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që të rriten dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune! Rezultatet janë mbresëlënëse: përmes trajnimeve për Start-Up-e dhe granteve të vogla ne kemi ndihmuar në krijimin e 500 vendeve të reja të punës”, tha Ambasadori Gjerman Peter Zingraf gjatë konferencës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar formimit profesional të popullatës lokale, përfshirë të rikthyerit, mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me shërbime më të mira të zhvillimit të biznesit, trajnime dhe grante.

“Ne e dimë që shumë qytetarë shqiptarë mendojnë të emigrojnë – por qëllimi ynë është që të krijojmë perspektiva të reja në vend. Duke mbështetur ekonominë e Shqipërisë, ne ndihmojmë në gjenerimin e vendeve tërheqëse të punës dhe mundësive të zhvillimit në karrierë!”, shtoi më tej ambasadori Zingraf.

Një numër i madh biznesesh, kryesisht fermerë, kanë patur qasje në financim dhe janë mbështetur si rrjedhojë e garancive të Fondacionit të Garantimit për Kredi Rurale, me një vëllim të përgjithshëm financiar prej më shumë se 35.5 milionë euro hua të disbursuara, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

Gjermania është donatori më i madh bilateral në Shqipëri, me një vlerë investimi prej më shumë se 1 miliard euro, përmes granteve dhe kredive. GiZ

***

 

Vlerësim i efekteve në punësim të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim në Shqipëri

Gjermania ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për Shqipërinë, duke u kujdesur që asistenca e dhënë në tre dakadat e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim të shkojë aty ku duhet dhe të përfitojnë personat, të cilët kanë më shumë nevojë. Efektet e punësimit të programeve të financuara nga Qeveria Gjermane në Shqipëri u prezantuan përmes një konference, ditën e premte, 14 maj 2021, në Tiranë.

Në tre vitet e fundit, nga 2018 në 2020-ën, asistenca teknike dhe financiare e dhënë nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim ka kontribuar në punësimin e rreth 20.000 personave, më shumë se gjysma prej të cilëve në vende të reja pune.

Programet e zbatuara përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) operojnë në fusha të ndryshme si arsimi dhe formimi profesional, zhvillimi i biznesit dhe qasja e tij në financime, turizmi rural dhe bujqësia.

“Masat e promovimit të punësimit janë të fokusuara në ndërmjetësim për punësim në kuadrin e panaireve të punës dhe karrierës, këshillim dhe trajnime afatshkurtra dhe afatgjata. Ne mbështesim edhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, që të rriten dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune! Rezultatet janë mbresëlënëse: përmes trajnimeve për Start-Up-e dhe granteve të vogla ne kemi ndihmuar në krijimin e 500 vendeve të reja të punës”, tha Ambasadori Gjerman Peter Zingraf gjatë konferencës.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar formimit profesional të popullatës lokale, përfshirë të rikthyerit, mbështetjes së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, me shërbime më të mira të zhvillimit të biznesit, trajnime dhe grante. “Ne e dimë që shumë qytetarë shqiptarë mendojnë të emigrojnë – por qëllimi ynë është që të krijojmë perspektiva të reja në vend. Duke mbështetur ekonominë e Shqipërisë, ne ndihmojmë në gjenerimin e vendeve tërheqëse të punës dhe mundësive të zhvillimit në karrierë”, nënvizoi ambasadori Zingraf.

Një numër i madh biznesesh, kryesisht fermerë, kanë patur qasje në financim dhe janë mbështetur si rrjedhojë e garancive të Fondacionit të Garantimit për Kredi Rurale, me një vëllim të përgjithshëm financiar prej më shumë se 35.5 milionë euro hua të disbursuara, mbështetur nga Qeveria Gjermane përmes KfW-së.

Gjermania është donatori më i madh bilateral në Shqipëri, me një vlerë investimi prej më shumë se 1 miliard euro, përmes granteve dhe kredive. Për më shumë informacion, regjistrimin e konferencës online mund ta aksesoni në linkun: www.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana

 

 

Next Post
Kryenegociatori Zef Mazi pritet nga Presidenti Pendarovski, takime në Shkup edhe me Osmanin dhe Xhaferin

Kryenegociatori Zef Mazi pritet nga Presidenti Pendarovski, takime në Shkup edhe me Osmanin dhe Xhaferin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In