• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efektet jo dhe aq “anësore” të një pune në zyrë

by Java News
29/11/2016 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna fizike është e lodhshme, por qëndrimi para kompjuterit për një kohë të gjatë është akoma më e rrezikshme për shëndetin. Këto janë fjalët e ekspertëve amerikanë dhe anglezë, të cilët përmes dy studimeve të ndryshme kanë nxjerrë një listë të problemeve që mund të shfaqen në qoftë se kalohen shumë orë duke punuar në zyrë.

Dhimbjet që shfaqen janë nga ato më të zakonshmet: dhimbje mesi, sysh, këmbësh, tek ato më seriozet dhe të rrezikshme për jetën si infarkti i miokardit.

Sipas një studimi të Departamentit të Shkencave të Shëndetit dhe Shkencave Kardiovaskulare të universitetit “Leicester” në Britaninë e Madhe, femrat janë 88% më të rrezikuara nga infarkti në qoftë se punojnë gjithë ditën para kompjuterit, madje kanë të gjitha gjasat që të zhvillojnë diabetin e tipit 2.

Ekspertët thonë se pjesërisht është edhe faji i ushqimit, sepse kur punohet për një kohë të gjatë para kompjuterit çdo njeri është i detyruar të konsumojë ushqime të thata, që janë të pasura me sheqer dhe shumë kalori: “junck food”, sanduiçë, patatina etj. Më e keqja është se gjithçka konsumohet pa u ngritur fare nga karrigia. Kështu duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë para ekranit të kompjuterit zvogëlohet edhe mundësia për të bërë aktivitet fizik. Në këtë rast gjithçka përkthehet në një grumbullim i vazhdueshëm kalorish dhe rritje e sasisë së sheqerit në gjak, gjë që mund të ketë pasoja të rënda.

Studimit tregoi se sidomos femrat që kalojnë shumë orë ulur në punë, zhvillojnë nivele shumë të larta të insulinës në gjak. Kësaj i shtohen rreziqet që mund të shfaqen në sistemin vaskular, apo formimi i variceve që ndodh për shkak të qarkullimit të pakët të gjakut nga shputat në të gjithë këmbët. Po ta vini re një në dy gra vuan nga varicet pikërisht për këtë arsye. Por kjo nuk është asgjë nëse marrim në konsideratë dëmtimin e syve. Duke u fokusuar vazhdimisht para kompjuterit “harrohet” lëvizja e herëpashershme e qepallave, veprim që shërben për të mbajtur të lubrifikuar sytë. Shpesh ai që e rëndon edhe më tepër situatën është ajri i kondicionuar (në verë) ose ngrohja e tepërt (në dimër), sepse e than shumë ajrin.

Specialistët këshillojnë ajrosjen e herëpashershme të mjediseve të punës, duke hapur dritaret në mënyrë që të qarkullojë i gjithë ajri, si dhe ngritjen çdo gjysmë ore nga vendi i punës për një pushim të shkurtër. Ky pushim ndihmon trupin dhe sytë që të çlodhen.

Duke parë larg kompjuterit as shikimi nuk sforcohet dhe si pasojë sytë lodhen më pak. Duhet parë sa më larg në mënyrë që pamja të qartësohet. Gjithashtu nëse është e mundur duhet bërë një shëtitje e vogël, sepse ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe çlodhjen e shpinës, meqenëse të gjithë personat që punojnë para kompjuterit qëndrojnë të kërrusur dhe jo drejt.

Mes dëmeve që lidhen me punën e zyrës është edhe rritja e nivelit të stresit, faktor që mund të konsiderohet burim infarkti për 88% të femrave, të cilat punojnë në një mjedis të vogël prej disa metra katrorësh. Në fakt, lista e efekteve negative të punës në zyrë ende nuk ka mbaruar, shkruan shqip.

Sipas Instituti Kombëtar Amerikan të Sëmundjeve Neurologjike puna para kompjuterit është një prej shkaqeve kryesore të sindromës së “tunelit karpal”, ose më saktë shtypjes së nervit median të kyçit të dorës. Edhe nga kjo anomali janë më të rrezikuara femrat sesa meshkujt. Mesa duket faji është i një predispozite gjenetike që shkaktohet nga hormonet femërore dhe efekti i tyre mbi kocka. Për të shmangur rreziqet, duhet rregulluar qëndrimi para kompjuterit, me duart gjysmë të shtrira para tastierës dhe shpinën drejt./a.k

Next Post
Ministrja Ekonomi fton bizneset gjermane për investime në Shqipëri

Ministrja Ekonomi fton bizneset gjermane për investime në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In