• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Efektet e moratoriumit, rritet numri i shpendëve në lagunat shqiptare

by Java News
04/02/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 39 mijë shpendë dimërorë të ujit popullojnë 21 ligatinat shqiptare.

Këto janë të dhënat e censusit të shpendëve dimërorë të ujit, 2018. Rritja më e madhe është shënuar në lagunat e Karavastasë dhe Kune Vainit, me përkatësisht 7 mijë dhe 15 mijë shpendë.

Gjithashtu u regjistruan 60 specie të shpendëve ujorë ndërsa një numër surprizë shpendësh u numëruan në Kune Vain, 16% i totalit, ku në vitin 2017 ishte vetëm 5% i numrit të përgjithshëm të shpendëve regjistruar.

Përsa i përket shumëllojshmërisë, në krye qëndron Divjakë-Karavasta. Ndërsa Narta dhe Kune Vain kanë regjistruar më shumë se 30 lloje të ndryshme të shpendëve.

Rezultate pozitive u shënuan edhe në numërimin e Pelikanit Kaçurrel ku u regjistruan 230 individë, nga të cilët 120 në Karavasta, e vetmja zonë në vend ku ai folenizon, 33 individë në Nartë dhe në rezervuarin e Thanës, 56 individë.

Pas prezantimit të këtyre shifrave, në një ceremoni të veçantë në lagunën e Karavastasë, ministri Klosi deklaroi se rezultatet që tregojnë rritje të numrit dhe llojeve të shpendëve, janë efekt i moratoriumit të gjuetisë, zbatimi i të cilit do të kontrollohet më rreptësisht.

Zonat e mbrojtura, deklaroi ministri Klosi do të kthehen në destinacione mirëfilli turistike. Në këtë kuptim, fauna e egër e tyre do të jetë pjesë e atraksionit turistik të parqeve tona kombëtare.

“Me kryetarin e Bashkisë po flisnim për numrin e shtuar të turistëve që vijnë vizitojnë këtë zonë edhe gjejnë në këtë zonë të Shqipërisë një parajsë qetësie, një parajsë e cila ju ofron atyre çdo gjë që natyra ka prodhuar në këtë vend. Dëgjova me shumë vëmendje censusin e shpendëve në gjithë Shqipërinë dhe më pëlqeu shumë që është shtuar qetësia si e njerëzve dhe e shpendëve, pasi është kontribut shumë i madh i politikave pozitive që janë ndjekur, është një kontribut shumë i madh i politikës së ndjekur për të stopuar gjuetinë edhe mbase kjo është edhe një nga arsyet që numri i shtuar në të dy lagunat vjen nga qetësia e këtyre specieve”, tha Ministri Klosi.

Duke iu përgjigjur interesit të aktivisteve për rritjen e investimeve turistike në Shqipëri, nëse këto do të zhvillohen edhe në zonat e mbrojtura, ministri Klosi u shpreh se do të ruhet ekuilibri midis zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit. “Kudo në Shqipëri do të ruhet ekuilibri ndërmjet zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit. Ju siguroj që në zyrën time shumë më tepër dëgjohet zëri i ekspertëve mjedisor se sa kushdo tjetër”, tha ministri Klosi.

Ministri Klosi së bashku me aktivistët e shoqërisë civile, Kryetarin e Bashkisë dhe Prefektin mbollën 2 mijë fidanë pishe dhe pastruan zonën e bregdetit e cila gjithashtu, është dhe më e frekuentuara nga turistët.

a.ç

Next Post
VIDEO/ C. Ronaldo nxehet keq me kameramanin, shihni reagimin e tij

VIDEO/ C. Ronaldo nxehet keq me kameramanin, shihni reagimin e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com