• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Efektet e grabitjes në Rinas/ Euro, dollari, paundi në pikiatë, bankave “u mbetet valuta në derë”

by Java News
23/04/2019 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitja e Rinasit po vijon të japë efekte në zhvlerësimin e valutave. Pasi mori veten për disa ditë, euro dhe monedhat e tjera kryesore i janë rikthyer rënies.

Një euro u këmbye sot me 123.66 lekë, me një rënie prej 0.17 lekësh në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ra me 0.14 lekë, ndërsa më e fortë ishe rënia e paundit britanik dhe frangës zvicerane, përkatësisht me 0.39 dhe 0.78 lekë.

Ekspertët e këmbimit valutor shprehen se valutat po bien për shkak të bllokimit të transferimit të valutës nga bankat tregtare jashtë vendit. Kompania ajrore Austrian Airlines e ndërpreu shërbimin e transportimit të parave të bankave nga Shqipëria drejt Austrisë në datën 10 prill, një ditë pas vjedhjes në barkun e avionit të një shume prej rreth 6.5 milionë eurosh, pasi grabitësit arritën të çanin me lehtësi perimetrin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend.

Si rrjedhojë, pohojnë aktorët e tregut valutor, bankat nuk po tërheqin valutë nga tregu dhe kjo ka krijuar një tepricë të valutës në treg. Sa të zgjidhet ky ngërç në treg do të reflektohet një lloj amullie.

Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se për shkak se kjo fundjavë përkoi edhe me pushimet e pashkëve katolike nuk është ndjerë shumë rënia e euros dhe se po fillon të ndihet në treg një forcim i lehtë të valutës.

Problemi me sigurimin në udhëtim

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Raiffeisen International që është korrepondentja me të cilën punojnë bankat në Shqipëri, mësohet se u ka çuar bankave së fundmi një amendim kontrate, ku i njofton se do të rishikojë kushtet e sigurimit të transportit të parave në udhëtim, çka ka bërë që ende të mos zgjidhet çështja e transportit, ndonëse Austrian Airlines ka deklaruar se po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga Rinasi drejt Vjenës. Zëdhënësja e Austrian Airlines Tanja Gruber tha në një komunikim telefonik për “Monitor” se po rishikohen masat e sigurisë dhe nëse gjithçka do të jetë e sigurt, atëherë do të rifillojë shërbimi i transportit cash të parave.

Avni Ponari, CEO i Sigal, kompanisë më të madhe të sigurimit në vend pohoi për Monitor se “sigurimi i cash në tranzit është një produkt i cili është i mbuluar nga tregu i sigurimeve kombëtar dhe ndërkombëtar”.  Megjithatë, ai shtoi se kjo situatë do rrisë primin e sigurimit dhe nga ana tjetër nuk është më e lehtë për të gjetur risigurues.

Kërkesa për euro mbetet e dobët

Krahas problemit të krijuar me transportin e parave, që ka bërë që të rritet volumi i valutave, pasi bankat nuk janë më të prirura ta mbledhin atë, sidomos frangën dhe paundin (të cilat po njohin dhe rënien më të madhe) edhe kërkesa për monedha të huaja mbetet e dobët. Aktorët e tregut pohojnë se qarkullimi i parasë mbetet i dobët, i ndikuar dhe nga situata e paqartë politike.

Nëse kjo situatë vijon, tendenca e tregut mund të jetë për një dobësim të mëtejshëm të valutave.

Në muajt e parë të këtij viti, euro ka qenë përgjithësisht e dobët, duke u luhatur mes 123 dhe 124 lekëve, me përjashtim të dy momenteve të shkurtra kur ajo ka kërcyer mbi 125 lekë në janar dhe në fund të shkurtit. Monitor

 

 

 

 

 

 

Next Post
ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në Sri Lanka, qeveria: Sulmet për hakmarrje

ISIS merr përgjegjësinë për masakrën në Sri Lanka, qeveria: Sulmet për hakmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In