• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Efektet e COVID/ Raporti: Pandemia i kushton 2.2 mld lekë pushtetit vendor

by Java News
07/12/2020 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

2020-a ka qenë një vit që ka goditur jo vetëm buxhetin e qeverisë qendrore por edhe ato të qeverisjes lokale. Të dhënat e Raportit 9 mujor të përgatitur nga Projekti Financat Lokale i financuar nga SECO/Qeveria Zvicerane, analizojnë treguesit financiarë të pushtetit vendor si dhe janë një material që u vjen në ndihmë Drejtorisë së Financave Vendore në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Sipas raportit vërehet se qeverisja vendore ka pasur probleme në lidhje me të ardhurat por edhe shpenzimet gjatë vitit të pandemisë.

Për 9 mujorin 2020 raportohet se janë realizuar 73% e planit vjetor (rreth 16.7 mld lekë), në raport me një vit më parë për të njëjtën periudhë të ardhurat në total për bashkitë rezultojnë me një rënie prej 2.2 mld lekësh.

Dukshëm efekti i COVID-19 dhe mbyllja që iu bë ekonomisë, rënia e konsumit si dhe masat e ndërmarra përfshirë kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e taksave mbi të gjitha të taksave vendorë që këtë 9 mujor kanë rënë me 14% dhe më pas taksa e pasurisë me rreth 7% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e bashkive tregojnë se zërin kyç në të ardhurat e mbledhura prej rreth “Taksa e ndikimit në infrastrukturë” ne rreth 36.8% të totalit (6 mld lekë) dhe më pas zë  “Taksa mbi ndërtesën”  me rreth 18% të totalit (2.9 mld lekë).

Peshën më të madhe në mbledhjen e të ardhurave nga pushtetin vendor e ka Bashkia e Tiranës që ka mbledhur 10.9 mld lekë gjatë 9 mujorit të parë 2020. Për vetë Bashkinë e Tiranës zërin kryesor tek të ardhurat e zë “Taksa e ndikimit në Infrastrukturë” që kap vlerën e 4.8 mld lekësh apo thuajse ½ të totalit të të ardhurave për Bashkinë Tiranë dhe gati 26% e totalit të të ardhurave për të gjitha bashkitë.

Raporti i organizon 61 bashkitë e Shqipërisë në bazë të popullsisë duke i ndarë ato në tre grupe. Sipas tij bashkitë me mbi 100 mijë banorë (11 të tilla bashkë me Tiranën) kanë realizuar 83% të të ardhurave dhe kanë barrën kryesore. Ndëkrohë që 37 bashkitë me një popullsi nën 50 mijë banorë duket se kanë grumbulluar për 9 mujorin 2020 gati 1.8 mld lekë (apo 24.8% të të ardhurave totale të pushtetit vendor).

Në krahun e shpenzimeve bashkitë kanë përmbushur rreth 77% të planit vjetor dhe janë vetëm 2% më pak se sa një vit më parë. Kjo tregon se pushteti vendor nuk është prekur dhe aq në shpenzimet për programet e tij. Por gjithsesi duket se thuajse 40% të shpenzimeve e kanë zënë ato për paga ndaj personelit kurse investimet zunë 9.4% të totalit të shpenzimeve të pushtetit vendor. Një raport ky që është 24% më i ulët se sa 9 mujori i një viti më parë.

Për këtë vit struktura e shpenzimeve ka ndryshuar duke u rritur pesha e shpenzimeve nga transfertat e buxhetit qendror (57%) dhe duke u ulur ajo e shpenzimeve nga të ardhurat e veta. Zërat që janë prekur më shumë nga pushteti vendor për 9 mujorin 2020 kanë qenë mbrojtja e mjedisit, çështjet ekonomike dhe Rendi e siguria.  Ato kanë marrë 28% më shumë të buxhetit se sa një vit më parë për t ënjëjtën periudhë.  Kjo ka ndikuar në rënien e “Shërbimeve të Përgjithshme Publike”.

Raporti për 9 mujorin 2020 është një tregues se si pandemia ka ndikuar në buxhetin e pushtetit e vendor. Të dhënat sasiore flasin për një goditje në zërin e të ardhurave edhe pse jo në nivelin e pushtetit qendror. Bashkitë duket se kanë tentuar të adaptojnë shpenzimet e tyre për të parandaluar pandeminë me mjetet e tyre./Monitor

Next Post
Horoskopi ditor, e martë 26 maj 2020

Shenjat më të turpshme të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In