• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edvin Schwartz, kushëriri i Frojdit

by Ben Blushi
27/08/2022 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Blushi

Edvin Schwartzi erdhi gjysëm ore me vonesë. Më solli një libër. Me titull Dhimbje. Nga një shkrimtare hebreje.

Schwartz e mban mend kur luanim me zara në gjimnaz,e pyeta

E mbaj mend,luanim pas palestrës te Sami Frashëri,tha Schwartzi
Ti fitoje shumë kjo më acaronte,thashë unë

Unë fitoja se nuk bëja hile,

Ti bëje shumë hile Schwartz,

Asnjë hile, i hidhja zarat drejt por kisha fat

Sa lekë ke fituar me zara?

Aq sa më duheshin,tha Schwartzi

Po c’përgjigje është kjo sa ke fituar më thuaj

Aq sa më duheshin,tha Schwartzi,10,20, 50 lekë

Unë maximumi një herë kam fituar 100 lekë, thashë unë

Cfarë i bëre,pyeti Schwartzi

Bleva 10 pite,

Me djathë apo me mish ?

Me djathë,

Edhe pitet me mish ishin të mira te Rruga e Dibrës,tha Schwartzi

Po tjetër ca loje luanim,thashë unë

Luanim me bileta autobuzi,tha Schwartzi

Se mbaj mend,thashë unë,ma kujto pak si ishte kjo me bileta
Bileta kishte gjashtë numra nga të cilët mund të zgjidhje vetëm tre

A po më kujtohet,kush kishte më shumë pikë fitonte

Po pra,nëse ti zgjidhje të parën të tretën dhe të pestën te bileta jote këto numra duhej të ishin më shumë se e para e treta dhe e pesta te bileta ime

Hajde luajme edhe një herë, thashë unë

Skemi më bileta autobuzi, tha Schwartzi, tani biletat janë me shtatë numra jo me gjashtë

Epo unë nuk hypi më në autobuz, thashë unë

Normal se dikur më akuzoje mua për borgjez, tha Schwartzi
Ouu, as kjo nuk më kujtohet, thashë unë

Unë dilja nga liqeni me një qen anglez Setter gjuetije dhe sa më shihje më thoje ke dalë shëtitje me qenin o borgjez,

E ca thoje ti?
Po pse vetëm ata të bllokut kanë të drejtë të kenë qen, këtë thoja,

Schwartz ti tregon vetëm historitë ku del vetë mirë,
Epo ctë bëj unë që ti s’mban mend,po atë Dyqanin e Çifutes te Pazari i Ri e mban mend?

Jo as këtë nuk e mbaj mend,
Ka qenë një kinkaleri dhe quhej Dyqani i Çifutes

Po pse quhej ashtu?

Sepse çifutja që shiste aty kishte numrin e kampit të përqëndrimit të shkruar në krah
Si quhej çifutja?
Fortunia Coel,

Schwartz pse nuk ike në Izrael kur u hapëm në 91?
Ma ke bërë dhe një herë këtë pyetje,tha Schwartzi
Kur ta kam bërë ?
Në 9 dhjetor 1990

E cfarë të thashë?
Më the pse nuk ikën që këtëj o çifut?
Epo po ta bëj prapë, pse nuk ike o çifut?

Unë kam lindur në maternitetin e Tiranës pse duhej të ikja, tha Schwartzi
Mund të ikje sic ikën të gjithë, thashë unë

Babai im ka lindur në Sarajevë,ne kemi ardhur nga Vjena, ca lidhje kishim ne me shtetin e Izraelit,tha Shwartzi
Po Roberti kur vdiq,pyeta unë
Në 2003,
Sa libra ka përkthyer?
20,30 ndoshta

Kur ka botuar Një qind Vjet Vetmi të Garsia Markezit,unë jam mrekulluar, thashë unë
Ai nuk është përkthimi më i mirë i babait,tha Schwartzi, se e ka përkthyer nga gjermanishtja jo nga origjinali

Po kush është përkthimi më i mirë i Robert Schwartzit,e pyeta
Harku i Triumfit dhe Tre Shokë të Remarkut

Ti Schwartz ca shkolle bëre?

Edhe këtë se mban mend,letërsi krahasuese pak poshtë teje
Kemi bërë shkolla kot nuk na u deshën për asgjë, thashë unë

Ty të ka vlejtur, tha Schwartzi, mësove të shkruash
Unë do shkruaja njëlloj edhe sikur të isha inxhinjer,thashë unë

Ke një problem me trajtat e shkrurtra i ke të gjitha gabim,tha Schwartzi

Mbase,i thashë, por në disa raste i bëj me qëllim
Ika tani se duhet të jem në punë,tha Schwartzi

Nuk do ikësh se skemi mbaruar, thashë unë
Do iki se më kërkojnë në Presidencë,tha Schwartzi
Po ca bën në Presidencë?

Përkthej,po tani më kërkojnë nga Azerbaixhani

O Schwartz po kujt në planet i duhet se cfarë thotë Presidenti i Shqipërisë në Azerbajxhan që ti dashke të më lësh mua vetëm e do shkosh ta përkthesh në anglisht?

Presidentin e ke patur ti në klasë, tha Schwartzi,ika tani

Ore je mirë apo ke ndonjë problem që nuk rri dot më shumë se 10 minuta me njeri, pak se erdhe gjysëm ore me vonesë po ikën dhe gjysëm ore më herët?

Qenke bërë dhe psikanalist tani megjthëse Sigmund Frojdi është kushëriri im,tha Schwartzi

Po si del ti kushëëri me Frojdin?

Babai ishte nga Vjena dhe e kishte Frojdin kushëri të shtatë
Po mamaja si është?

Mirë,tha Schwartzi, shkoi 90 vjec
E mbaj mend,thashë unë, bëji të fala
Ika,tha Schwartzi

Prit edhe dicka,je martuar, Schwartz?

Ta them një herë tjetër, tani ika vërtet, tha Schwartzi
Ti nuk do vesh kurrë mend,thashë unë,nuk ikën kur duhet dhe ikën kur sduhet

Next Post
Për Lugatin që ndjell panik dhe Lubinë që i vjen nga pas

Për Lugatin që ndjell panik dhe Lubinë që i vjen nga pas

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Bukur Blushi, po na kenaq shume me teper se ne politike.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In