Gjykata e Tiranës ka lënë në burg edukatoren Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në ambientet e kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.
Para gjykatës: nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur.
Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.
/a.d