• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edukatoret në Shqipëri do të vëzhgohen me kamera”

by Java News
30/05/2018 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthim i fëmijëve në familjet biologjike, krijimi i rrjetit të familjeve kujdestare dhe lehtësimi i procedurave të birësimit janë tre shtyllat e planit operacional 1-vjeçar “Fëmijët të Parët” që u prezantua sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Plani për mirërritjen e fëmijëve jashtë kujdesit prindëror parashikon ngritjen e 9 skuadrave të terrenit, në 9 Bashkitë ku janë të vendosura Shtëpitë e Fëmijëve, ku trajtohen sot 230 fëmijë. 28 prej tyre janë braktisur që në lindje; mbi 80%  e fëmijëve kanë familje me probleme social- ekonomike dhe vetëm 1 fëmijë është jetim biologjik, pra që i ka humbur të dy prindërit.

“Për këtë arsye – tha Manastirliu – nis nga forcimi i familjes biologjike plani ynë për mirërritjen e fëmijëve pa përkrahje prindërore”.

“Nëntë skuadrat e terrenit, me përbërje punonjës sociale dhe psikologë, që do të vlerësojnë nevojat e familjeve biologjike, për të ndërmjetësuar për punësim, strehim social, kurse formimi profesional, paketa mbështetësë dhe shërbim ditor për fëmijët, në mënyrë që të sigurojmë kushtet për rikthimin e fëmijës sa më shpejt pranë gjirit të familjes. Sepse familja është zgjidhja”, tha Manastirliu.

Hapi i dytë është zgjerimi i kujdesit alternative me Familjet Kujdestare, që janë familje të dedikuara për trajtimin e fëmijëve deri në një sistemim përfundimtar.

“Ne synojmë të kemi ZERO fëmijë në institucione. Për këtë arsye, në bashkitë e Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Sarandës dhe Shkodrës, aty ku kemi institucione rezidenciale të përkujdesit për fëmijët pa mbështetje prindërore do të nxisim jetesën në familje alternative, duke krijuar për herë të parë rrjetin e familjeve kujdestare, të gatshme për t’u kujdesur dhe për të krijuar kushte jetese në interesin më të lartë të fëmijës”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Sipas Ministres, paralelisht do të punohet për lehtësimin e procedurave të birësimit, në mënyrë që të garantojmë mundësinë që çdo fëmijë të ketë një familje.

Ministrja Manastirliu theksoi se pjesë e planit “Fëmijët të Parët” është edhe transformimi i institucioneve në shtëpi familje, të cilat do të zëvendësojnë institucionet klasike të përkujdesit, në mënyrë që të fëmijët të jetojnë në një ambient sa më të ngjashëm me mjedisin familjar.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe te masat për eleminimin e fenomeve abuzive në shtëpitë e fëmijëve.

“Kemi nisur një vlerësim për çdo fëmijë që jeton në institucionet e përkujdesit. Nga ana tjetër, do të realizojmë testimin e të gjithë stafit që punon në institucione sa i takon kodit të sjelljes me fëmijët, etikës, menaxhimit të rasteve të fëmijëve në risk dhe për fenomenet e neglizhimit apo abuzimit do të ketë ZERO tolerancë”.

Ministrja lajmëroi edhe vendosjen e dy elementëve shumë të rëndësishëm për të parandaluar abuzimet e mundshme në institucionet e përkujdesit.

“Përveç vëzhgimit me kamera, ne do të përfshijme një element të ri në institucionet tona: Do të kemi ‘agjentët e mirërritjes së femijëve’, që do të kenë përgjegjësi të sinjalizojnë në kohë reale për çdo sjellje të palejuar, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga çdo situatë brenda institucionit”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit, Milena, e cila është familje kujdestare për një vajzë 2 vjeçare pa përkrahje prindërore, bëri thirrje për t’ju bashkuar kësaj iniciative sepse, siç u shpreh ajo, sado kujdes të ketë një institucion, fëmija e ka vendin pranë një familje.

Maria, një nënë që është në procedurë birësimi të një vogëlushe 1-vjeçare shprehu dëshirën për ta patur sa më pranë familjes fëmijën e saj.

Gjithashtu Demokrati, një i ri që ka lënë institucionin, Shtëpinë e Fëmijës ‘Zyber Hallulli’ dhe është integruar në jetën sociale tregoi historinë e tij për të frymëzuar çdo të ri të institucioneve të përkujdesit, se mund t’ja dalësh, pavarësisht vështirësive.

Takimi i realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u mbështet edhe nga UNICEF. Z. Roberto De Berndardo, përfaqësues i UNICEF për Shqipërinë vlerësoi planin, duke garantuar mbështetje për të mundësuar që çdo fëmijë të ketë një mundësi për të patur një familje. /b.d

Next Post
Dy faktorët kryesorë që shkaktojnë dhimbje koke

Dy faktorët kryesorë që shkaktojnë dhimbje koke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In