• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eduart Shalsi: Meta, pjesë e skenarit për të krijuar iluzionin e destabilitetit

by Java News
21/06/2019 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi gjatë një interviste në “A2 Cnn”, u shpreh se Presidenti Ilir Meta është pjesë e skenarit për të krijuar iluzionin se këtu nuk ka stabilitet.

Sipas Shalsit, vendi nuk ka alternativë më të mirë se Partia Socialiste, ndërsa ka shtuar se kundërshtarët politikë, si alternativë kanë djegien e shkollave.

“Do preferonim të kishim pasur kundërshtarë përballë. Do donim të kishim njerëz që përballen me ide, me vizion për të ardhmen e qyteteve. Por është fakt se kundërshtarët tanë s’kanë ide, plane zhvillimi apo vizione. Cili është modeli i zhvillimit të një bashkie që kanë drejtuar demokratët? Nuk e gjen një qytet në Shqipëri, që të jetë menaxhuar nga demokratët dhe të jetë histori suksesi. E kundërta ndodh me ato bashki të drejtuara nga PS, pasi në të gjitha rastet, qytet kanë njohur një transformim të rrënjësishëm. Përballë nesh ka disa individë, ashtu sikurse bënë në Parlament, zgjodhën të largoheshin dhe jo të përplaseshin me ide e vizion”, – tha Shalsi.

“Ju e dini që unë kam qenë pjesë e një opozite asokohe të ashpër. Ne ishim shumë të qartë në kërkesat tona dhe e arritëm qëllimin, por në asnjë moment nuk braktisëm Kuvendin. Këta morën një vendim të paimagjinueshëm. Pra, këto u futën në një udhë pa krye”, – vijoi ministri.

“Kanë bërë në parlament shumë më tepër, kanë marrë kohë diskutimesh, s’kanë ditur të shfrytëzojnë mekanizmat parlamentarë për të luajtur opozitën. Ka mbetur në dorë të disa çunakëve, disa kalamajve, që mjafton të shikosh se kush janë komponentët e opozitës, për të kuptuar se cila është opozita. Shqiptarët në datën 30 qershor do duhet të vendosin midis të kaluarës dhe të ardhmes, mes atyre që kanë bërë çmos për të ndaluar Reformën në Drejtësi dhe nesh, që kemi bërë çmos për të vijuar Reformën në Drejtësi”, – theksoi Shalsi.

“Kjo pjesë e elektoratit që nuk është dakord me ne, mjafton të zhgarravisë fletën dhe ta bëjë votën të pavlefshme. Duhet të kemi parasysh që demokracia ka norma dhe rregulla. Nëse një forcë politike vendos t’i braktisë këto norma e rregulla, atëherë krijohet një situatë, siç është kjo që ndodhemi sot”, – sqaroi Shalsi.

“Demokracia funksionon me alternativa. Shikoni kandidatët e PS, shikoni këtë sjellje të turpshme të kryetares së bashkisë së Shkodrës. Shqiptarët janë mjaftueshmërisht të zgjuar për ti gjykuar politikanët me çfarë bëjnë, e jo çfarë thonë. Kemi një komunitet ndërkombëtar që thotë njëzëri se Shqipëria ka bërë përparime dhe janë kundër dhunës. Shikoni se ç’thotë opozita kundër OSBE, kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Opozita ka figura të cilat janë të njohura për shqiptarët. I kanë provuar, si presidentin, si kryetarin de jure, si kryetaren de facto, çfarë alternative janë ata kalamaj që janë atje. Ajo  e djegies së shkollave”, – tha Shalsi

“Ata s’kanë një model zhvillimi. Më thoni, nëse ata kanë një qytet që t’ia japin qytetarëve si model, e të thonë se, ja, ky është modeli jonë, ndërsa ne themi, ja ku i keni modelet: Elbasanin, Tiranën, Vlorën… Ka qenë kjo mazhorancë që inicioi Reformën në Drejtësi. Këto i kanë vendosur shkopinjtë në rrota Reformës në Drejtësi. Edhe përpjekjet e fundit për të krijuar idenë se Shqipëria po destabilizohet, është një panoramë e mosalternativës që ata kanë”, – tha Shalsi.

“Ajo që po ndodh me dosjen e përgjimeve është formë e shantazhimit. Një arsye që vendosëm të shembim sistemin e drejtësisë së shkuar është se shqiptarët kishin humbur sistemin e drejtësisë. Ajo dosje ka tre vjet në sirtarët e prokurorisë, pse nuk është vendosur askush para përgjegjësisë, por ndodhi e kundërta, disa personazhe morën këto përgjime dhe i servirin për të bërë shantazh politikisht”, – tha Shalsi.

“Bashkëshortja e Presidentit është kryetare e një partie opozitare, pasi burri u bë president, i la partinë. Presidenti nuk mund të jetë mbi palët. Në vitet ’90-’91 ne nuk luftuam që pas 30 viteve të kishim në politikë Sali Berishën. Presidenti, pjesë e skenarit për të krijuar iluzionin se këtu s’ka stabilitet dhe se vendi po shkon drejt një përplasjeje. Por nuk është kështu”, – tha Shalsi.

Deputeti socialist, Eduard Shalsi e mbyll intervistën duke nënvizuar se PS përpiqet çdo ditë të konfirmojë faktin se është alternativë më e mirë për shqiptarët./l.m

Next Post
Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris, data e re ende mister

Shtyhet takimi Kosovë-Serbi në Paris, data e re ende mister

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In